Andrew Bode është parqitur gjatë ditës së sotme ne Gjykatë si autor i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa.
Ky i fundit u vra në zonën e Selitës në vitin 2022. Bodes do t’i komunikohet masa e sigurisë.
Siç shihet nga pamjet, Bode i shmanget mediave teksa ndodhet pas kafazit prej xhami.
- Aksioni i RENEA-s në Gjirokastër
Më 28 gusht, Policia ka vënë në pranga një 45-vjeçar në Gjirokastër i cili ishte në kërkim për vrasjen e Edmond Papës.
Në pranga ka rënë shtetasi Edvin alias Andrew Bode, i cili ishte shpallur në kërkim si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Aksioni për arrestimin e tij është bërë nga Policia e Gjirokastrës dhe forcat RENEA. Gjithashtu në pranga janë vënë Julian Kalemi, pasi kishte strehuar në banesë Andrew Boden që ishte në kërkim.
Në kuadër të operacionit ‘Plani’ polica ka arrestuar edhe Adriatik Kalemin (Andrea), babai i të cilit u vra në një atentat në Memaliaj, vetëm pak javë më parë. Andrea Kalemit, iu gjet në banesë edhe një arsenal armësh, pasi siç duket po përgatitej për ndonjë hakmarrje të mundshme pas vrasjes së të atit.
Gjatë kontrollit në banesën e Adriatik Kalemit, uniformat blu sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri automatike, 1 armë gjahu, 1 gjerdan fishekësh, fishekë luftarak, 2 silenciatorë, 1 jelek antiplumb, 40,145 euro, 438,550 lekë të rinj dhe 3,470 dollarë.
Sipas policisë 52-vjeçari Adriatik Kalemiu arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.