• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“I pritëm vrasësit në hotel”/ Gruaja e Nikulajt për Daily Mail: Ardiani iu pagoi drekën

20:59 : 27/08/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Bashkëshortja e Ardian Nikulajt, biznesmenit të cilit u vra në ambientet e lokalit të tij më 19 maj 2023, ka treguar për mediat britanike pritjen e shtetasve të huaj që organizuar vrasjen e të shoqit, në hotelin e tyre disa ditë para ngjarjes.

Vera Nikulaj ka rrëfyer për Daily Mail, se familja e saj kishte pritur padashur autorët e akuzuar për vrasjen e të shoqit si mysafirët e tyre të parë në hotelin e tyre të sapohapur.

E ulur pranë tavolinës ku u qëllua i shoqi, bashkëshortja e Nikulajt, Vera, mes lotësh ka treguar se për shkak të gjakmarrjes ata ishin të kujdesshëm ndaj kërcënimeve nga shqiptarët, por asnjëherë nuk dyshuan se britanikët mund të përfshiheshin në një sulm.

Ajo tha se së pari në hotel pa Bridgeman, të cilën e kanë ndihmuar të merrte një makinë me qira.

“Ajo vazhdoi të bënte kontakt me sy me Ardianin. I thashë, unë flas anglisht, si mund të të ndihmoj? Ajo kërkoi të merrte me qira një makinë dhe Ardiani ia rregulloi”, ka treguar ajo.

Lexo edhe:

Misteri i vrasjes së Martin Çeços, dëshmia e motrës: Policia po fsheh të vërtetën

Gjykata e Lartë angleze bllokon ekstradimin e vrasësve të Ardian Nikulajt

Sipas rrëfimit të saj, një ditë më pas ajo është shprehur se kanë darkuar familjarisht në restorantin e hotelit, dhe ngjitur me tavolinën e tyre ka qenë dhe Bridgeman me një nga burrat britanikë të përfshirë në ngjarje.

“Ajo donte të paguante me një kartë krediti, por nuk funksionoi. Ardiani i tha kamarierit ‘mos u shqetëso, do t’i paguaj unë’. Ata erdhën tek ne dhe falënderuan Ardianin që pagoi për drekën e tyre”, ka treguar Vera Nikulaj.

Po ashtu, djali i Nikulajt, 14-vjeçari Luisi, ka treguar se ka parë Simpson në tavolinën e pishinës që ishte përballë restorantit ku babai i tij më vonë do të vritej dhe se ka ngrënë në të njëjtën tryezë me të.

“Të nesërmen po haja me të në të njëjtën tryezë. Unë isha duke ngrënë fasule dhe Simpson tha: ‘më lejoni ta provoj këtë ushqim tradicional shqiptar’. Ai mori lugën e tij dhe filloi të hante fasulet nga pjata ime. I thashë nënës se burri duket pak i çuditshëm, por Ardiani tha ‘mos u shqetëso bir, ai është vetëm një turist, nuk duhet të shqetësohesh për të’”, ka treguar 14-vjeçari.

Në ditën e tretë të qëndrimt në hotel, gruaja e Nikulajt ka treguar se Simpson pasi mbaroi picën dhe birrën e tij në restorant, mori tabakanë e tij dhe u përpoq ta sillte në ambientet ku punonin stafi dhe familja, por siç tregon ajo, Adrian Nikulaj i ka thënë ‘mos u shqetëso, lëre në tavolinë, je me pushime”.

“Simpson ishte shumë kurioz të dinte se çfarë kishte pas perdes”, është shprehur Vera Nikulaj.

Sulmuesi i dyshuar Ruben Saraiva, një banor britanik i lindur në Portugali, u pa gjithashtu duke u përgjuar në një shkallë afër vendit ku u vra Ardian Nikual, disa ditë para ngjarjes.

Sipas Daily Mail, fëmijët vendas raportuan se kishin parë “një burrë të çuditshëm duke përgjuar gjatë gjithë kohës”.

Etiketa: Ardian Nikulajdaily mailvera nikulajvrasja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Misteri i vrasjes së Martin Çeços, dëshmia e motrës: Policia po fsheh të vërtetën

22:42 : 10/05/2026
AKTUALITET

Gjykata e Lartë angleze bllokon ekstradimin e vrasësve të Ardian Nikulajt

19:59 : 24/04/2026
AKTUALITET

Rrëmbyen dhe vranë Renis Dobrën, GJKKO konfirmon “arrest me burg” për 4 të ndaluarit

16:33 : 13/04/2026
AKTUALITET

Misteri Ervis Martinaj/ “Lufta” për pasurinë, i gjallë në dosje, i zhdukur në jetë

11:48 : 06/04/2026
AKTUALITET

Nga nxënës i turpshëm në vrasës me pagesë/ Historia e britanikut në shërbim të hasmërisë shqiptare

15:10 : 29/03/2026
AKTUALITET

Vrasja e biznesmenit Nikulaj, porositësit ofrojnë 500.000 euro për të vrarë Ruben Saraivën në burg

19:45 : 26/03/2026
Para

Podujevë, gjenden nëntë mjete shpërthyese në një oborr shtëpie, flet pronari

TË GJITHA

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

07:59 : 04/06/2026

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom