• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Begaj në festivalin’Vajzë Festë 2024′: Urë që lidh të kaluarën me të ardhmen

09:33 : 26/08/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Presidenti i vendit Bajram Begaj ishte ditën e djeshme (25 gusht) në fshatin Vajzë të Vlorës i ftuar në festivalin historik, kulturor dhe artistik “Vajzë Festë 2024”.

Gjatë fjalës përshëndetëse në “Vajzë Fest” Presidenti i Republikës foli për rëndësinë e nismave të tilla që nxisin zhvillimin e mëtejshëm të fshatrave shqiptare, ruatjen e traditave dhe afrimin e vizitorëve të huaj për promovimin ndërkombëtar të trashëgimisë historike dhe kulturore.

Fjala e plotë e Presidentit Begaj:

Të dashur pjesëmarrës, artistë, të ftuar nderi, dhe banorë të fshatit Vajzë. Sot ndiej një emocion të veçantë që gjendem në këtë vend të bekuar nga natyra dhe të shënuar nga historia për të festuar së bashku një aktivitet që përmban në vetvete fuqinë për të rilindur e për të rigjallëruar jo vetëm fshatin e Vajzës, por edhe për t’i dhënë më shumë frymë shpirtit kombëtar.

Fshati Vajzë është më shumë se një emër në hartë, është vendlindja e Ali Asllanit, poetit të ndritshëm të këtyre anëve.

Lexo edhe:

Presidenti Begaj uron Kurban Bajramin: Dita në të cilën besimtarët myslimanë afrohen më pranë Zotit

KAS “rrëzon” PD-në edhe për kërkesën e përsëritjeve të zgjedhjeve në Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër

Poezia e tij është pjesë dhe reflektim psikologjik e gjuhësor i Labërisë. Vepra e tij poetike të magjeps nga forca e shprehjes së drejtpërdrejtë, duke u bërë zëri i ngjarjeve të rëndësishme të historisë sonë.

Simbol i shpirtit të papërkulur shqiptar, përmes vargjeve të tij, Aliu ka ngritur lart vlerat dhe dinjitetin e këtij populli. Është një nder i madh që të shkel në shtegun e poezive e në të njëjtat rrugë ku ai frymëzohej dhe krijonte.

Është nder e kënaqësi të jem në Vajzën e grave e burrave patriotë e trima antifashistë. Nder përjetë të rënëve në luftë edhe atyre që pranuan pushkatimin e djegien tri herë të fshatit e nuk dorëzuan bijtë e plagosur.

E shkuara heroike e këtij fshati është treguese e karakterit fisnik të banorëve të tij. Sot, bij të tij, të frymëzuar nga dashuria për vendlindjen, kanë ndërmarrë iniciativën për të rijetëzuar fshatin e tyre.

Festivali i Vajzës në këtë edicion të dytë është dëshmi e fuqisë së dashurisë për rrënjët.

Nëpërmjet artit dhe kulturës ne mund të rikthejmë gjallërinë në zemrat e komuniteteve tona. Rijetësimi i fshatrave përmes artit dhe kulturës nuk është thjesht një iniciativë estetike. Është një akt i përkushtimit dhe dashurisë për vendlindjen.

Për mua festivali është edhe një urë që lidh të kaluarën me të ardhmen, ku tradita dhe moderniteti bashkohen për të krijuar një realitet të ri, të mbushur me mundësi dhe shpresë.

Të dashur miq,

Rijetësimi i fshatrave tanë është një proces që kërkon përkushtim dhe punë të palodhur, por rezultatet janë të jashtëzakonshme. Përmes nismave të tilla nxisim zhvillimin e turizmit, duke sjellë më shumë vizitorë, më shumë jetë dhe më shumë gjallëri në këto zona të veshura me bukuri natyrore dhe trashëgimi të pasur kulturore.

Këto përpjekje do të sjellin edhe më shumë vëmendje dhe investime.

Pjesëmarrja në këtë edicion të dytë të festivalit është dëshmi e qartë e suksesit të tij dhe e rëndësisë që ky aktivitet ka fituar në kalendarin kulturor të vendit tonë. Jam i lumtur të shoh si Vajza ngrihet lart në peizazhin kulturor të Shqipërisë, duke u bërë një qendër tërheqëse për artistë, turistë dhe dashamirës të kulturës nga e gjithë bota.

Ne jemi të gjithë bashkëudhëtarë në këtë rrugë të rilindjes së fshatrave tanë. Çdo hap që hedhim përpara është dëshmi e përkushtimit dhe dashurisë për këtë tokë të bekuar dhe shqiptarinë.

Le të punojmë së bashku për ta bërë Vajzën dhe të gjithë fshatrat e tjerë të Shqipërisë vatra të jetës, kulturës dhe bukurisë.

Ju falënderoj nga zemra për mikpritjen, bujarinë, praninë dhe kontributin tuaj për vendin!

Falënderoj në veçanti të gjithë ata që mundësuan organizimin e festivalit!

Ju faleminderit nga zemra!

Etiketa: BegajfestivajGjirokaster

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Presidenti Begaj uron Kurban Bajramin: Dita në të cilën besimtarët myslimanë afrohen më pranë Zotit

08:15 : 06/06/2025
AKTUALITET

KAS “rrëzon” PD-në edhe për kërkesën e përsëritjeve të zgjedhjeve në Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër

15:55 : 05/06/2025
AKTUALITET

Vodhën një makinë, arrestohen tre të rinj në Tepelenë, çfarë gjeti policia

13:47 : 28/05/2025
AKTUALITET

PD ankimon rezultatin në dy qarqe: Të shpallen të pavlefshme zgjedhjet në Vlorë dhe Gjirokastër

16:47 : 27/05/2025
AKTUALITET

Gjikuria “i ngul kthetrat” edhe në Gjirokastër! Merr tenderin megjithëse ofroi 600 milionë më shumë

11:25 : 22/05/2025
AKTUALITET

Përfundon numërimi i votave në disa bashki në Gjirokastër, ja kush kryeson

10:21 : 12/05/2025
Para

Sot përkujtohet 114 vjetori i lindjes së shenjtores Nënë Tereza

TË GJITHA

E rëndë në Tiranë, i mituri bie nga kati i gjashtë i pallatit

20:27 : 07/06/2025

Analiza: Cilat mund të jenë pasojat e përplasjes Trump-Musk?

20:19 : 07/06/2025

Analisti sportiv kritikon formacionin e Silvinjos: Këtë lojtar nuk mund ta lija jashtë ndaj Serbisë

20:19 : 07/06/2025

Harry Kane shmang surprizën ndaj Andorrës, fitore minimale e Anglisë

20:06 : 07/06/2025

VIDEO/ Tifozët kuqezi ia marrin këngës në stadium, nuk mungojnë as ofendimet ndaj Serbisë

19:57 : 07/06/2025

Çka do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

19:50 : 07/06/2025

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho zgjedh titullarët, sulm i pazakontë i Kombëtares ndaj Serbisë

19:25 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com