• Kontakt
Saturday, August 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Izraeli vazhdon sulmet në Gazë mes shpresave të ndërmjetësuesve për armëpushim

17:38 : 17/08/2024
në BOTA

Ndërsa negociatat për një marrëveshje armëpushimi në Rripin e Gazës rifillojnë javën tjetër, Izraeli ka vazhduar sulmet ajrore. Sipas autoriteteve spitalore të Rripit të Gazës, të paktën 18 pjestarë të një familjeje kanë humbur jetën. Shtetet e Bashkuara, Egjipti dhe Katari po këmbëngulin për një marrëveshje armëpushimi mes Izralit dhe Hamasit, ndërsa mes plastinezëve të zhvendosur nga lufta janë zbuluar rastet e para me poliomielitit.
Një sulm ajror izraelit në Rripin e Gazës vrau të paktën 18 pjestarë të një familjeje, sipas autoriteteve lokale të shëndetësisë që kontrollohen nga Hamasi.

Sulmi ajror mëngjesin e së shtunës goditi një shtëpi dhe një magazinë ngjitur në hyrje të qytetit Zawaida që strehonte njerëzit e zhvendosur, sipas autoriteteve të spitali Al-Aksa, ndërsa Ministria e Shëndetësisë në Gazë, e drejtuar nga Hamasi, njoftoi se numri i të vdekurve tejkaloi shifrën 40 mijë që nga fillimi i luftës.

Ushtria izraelite, e cila rrallë komenton mbi sulmet individuale, tha se po shqyrtonte të dhënat për sulmin në fjalë.

Ndërkohë, një tjetër evakuim masiv është urdhëruar për zonat në qendër të Gazës. Në një postim në rrjetin social “X”, zëdhënësi i ushtrisë së Izraelit tha se palestinezët në zonat brenda dhe përreth kampit të refugjatëve Maghazi duhet të largohen. Ai tha se forcat izraelite do të operojnë në këto zona në përgjigje të raketave palestineze.

Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë e Libanit thotë se një sulm izraelit në Libanin jugor ka vrarë të paktën 10 shtetas sirianë, mes tyre një grua dhe dy fëmijët e saj. Sulmi ndodhi në provincën Nabatieh dhe është ndër më vdekjeprurësit në Liban që kur grupi militant Hezbollah dhe ushtria izraelite filluan sulmet e ndërsjella në tetor, një ditë pasi Hamasi sulmoi Izraelin jugor që shkaktoi luftën Izrael-Hamas në Gazë.

Lexo edhe:

Plani për pushtimin e Gazës, bota kundër Izraelit

“Luftë” për ushqim në Gaza, ballkoni shembet dhe zë poshtë turmat e palestinezëve (Video)

Grupi militant Hezbollah thotë se do t’i ndalojë sulmet e tij pasi të arrihet një armëpushim në Rripin e Gazës.

Shtetet e Bashkuara, Egjipti dhe Katari po përpiqen të arrijnë një marrëveshje armëpushimi. Sipas një deklarate të përbashkët, Izraelit dhe grupit militant Hamas u është prezantuar një propozim i ri dhe se detajet do të diskutohen javën e ardhshme në Kajro.

Diskutimet e reja do të kenë si qëllim jo vetëm sigurimin e lirimit të shumë pengjeve izraelitë dhe ndalimin e luftimeve që kanë shkatërruar Gazën. Ndërkohë, punonjësit e ndihmave dhe të shëndetësisë kanë frikë nga një shpërthim i mundshëm i poliomielitit.

Plani i ri synon gjithashtu uljen e tensioneve që mund të nxisin një luftë rajonale pas kërcënimit të Iranit dhe grupit militant Hezbollah se do të sulmonin Izraelin si hakmarrje për vrasjet e udhëheqësve të lartë.

Në Uashington, Presidenti Biden tha të premten se arritja e një marrëveshjeje armëpushimi ishte “shumë më afër” sesa përpara fillimit të bisedimeve.

“Ekipet tona do të qëndrojnë në terren për të vazhduar punën teknike gjatë ditëve në vazhdim dhe zyrtarët e lartë do të mblidhen sërish në Kajro. Unë po dërgoj gjithashtu Sekretarin Blinken në Izrael për të riafirmuar mbështetjen time për sigurinë e Izraelit, për të vazhduar përpjekjet tona për të përfunduar këtë marrëveshje dhe për të nënvizuar se me marrëveshjen e armëpushimit dhe lirimit të pengjeve tani në horizont, askush në rajon nuk duhet të ndërmarrë veprime për të minuar këtë proces”, deklaroi zoti Biden.

Lufta filloi kur militantët e udhëhequr nga Hamasi sulmuan Izraelin më 7 tetor, duke vrarë rreth 1200 njerëz, kryesisht civilë dhe duke rrëmbyer 250 të tjerë.

Më shumë se 100 individë u liruan në një armëpushim në muajin nëntor dhe rreth 110 besohet se janë ende brenda Gazës, megjithëse autoritetet izraelite besojnë se rreth një e treta kanë vdekur.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres u bëri thirrje palëve në konflikt që të ofrojnë garanci konkrete që garantojnë pauza humanitare në mënyrë që të zhvillohet një fushatë për vaksinën e poliomielitit.

“Le të jemi të qartë: ‘Vaksina’ përfundimtare për poliomielitin është paqja dhe një armëpushim i menjëhershëm humanitar. Por në çdo rast, një pauzë në luftime është e domosdoshme. Është e pamundur të zhvillohet një fushatë vaksinimi ndaj poliomielitit ndërsa vazhdojnë luftimet”, tha zoti Guterres.

Poliomeliti u zbulua në ujërat e zeza në provincat Deir al-Balah dhe Khan Younis të Gazës, tha Dr. Hamid Jafari, specialist në OBSH, gjatë një konference për shtyp në fillim të këtij muaji, duke shtuar se ishte e mundur që virusi të kishte qarkulluar që nga shtatori.

Një zyrtar i lartë perëndimor, duke folur në kushte anonimiteti, tha se ata e kuptonin se kishte të paktën një rast të konfirmuar dhe dy të dyshuar mes palestinezëve në Gazë.

Rreziku është se kërcënimi i shpërthimit të sëmundjeve nuk kufizohet vetëm në Gazë. Zyrtari shpjegoi se kur sezoni i shirave të fillojë këtë vjeshtë, ujërat e zeza të ndotura mund të shkojnë drejt Egjipti apo Jordanisë.

Poliomieliti, i cili përhapet kryesisht përmes rrugës fekalo-orale, është një virus shumë infektiv që mund të pushtojë sistemin nervor dhe të shkaktojë paralizë./ VOA

Etiketa: GazaIzraelisulme

Lajme të lidhura

BOTA

Plani për pushtimin e Gazës, bota kundër Izraelit

08:46 : 09/08/2025
BOTA

“Luftë” për ushqim në Gaza, ballkoni shembet dhe zë poshtë turmat e palestinezëve (Video)

21:00 : 08/08/2025
BOTA

Plani për Gazën sjell më shumë mjerim për palestinezët dhe një risk të madh për Netanyahun

20:00 : 08/08/2025
BOTA

Izraeli, gati për pushtim/ Imazhet satelitore tregojnë grumbullim të trupave në kufi me Gazën

17:35 : 08/08/2025
WASHINGTON, DC - APRIL 07: U.S. President Donald Trump (R) speaks alongside Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu with a model of Air Force One on the table, during a meeting in the Oval Office of the White House on April 7, 2025 in Washington, DC. President Trump is meeting with Netanyahu to discuss ongoing efforts to release Israeli hostages from Gaza and newly imposed U.S. tariffs. (Photo by Kevin Dietsch/Getty Images)
BOTA

“Nuk ka uri në Gaza”/ Trump i bërtet Netanyahu gjatë telefonatës për raportet mbi krizën humanitare

17:22 : 08/08/2025
BOTA

Pushtim i plotë i Gazës? Netanyahu: Do ndalojmë operacionin nëse Hamasi pranon kushtet tona

22:52 : 07/08/2025
Para

Arsenal e nis me fitore, mposht Wolverhampton

TË GJITHA

Plani për pushtimin e Gazës, bota kundër Izraelit

08:46 : 09/08/2025

Dënohet ish-portieri i Dortmundit, 107 raste mashtrimi e çojnë në burg

08:40 : 09/08/2025

Këmbimi valutor 9 gusht/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:27 : 09/08/2025

Temperaturat deri në 40 °C, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

08:26 : 09/08/2025

U aktivizua nga stoli, Arbër Hoxha protagonist në javën e dytë të kampionatit kroat

08:21 : 09/08/2025

Rënie e fortë e nxënësve në arsimin 9-vjeçar, 3% më pak se vitin e kaluar

08:16 : 09/08/2025

Trump njofton se do të takohet me Putinin më 15 gusht në Alaska

08:12 : 09/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com