• Kontakt
Tuesday, July 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Po rojet kush i ruan, 500 mijë euro një prokuror-gjyqtar

16:16 : 13/08/2024
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Basir Çollaku

130 mijë euro anijet joprodhuese të energjisë në Vlorë, me hije amerikane, italiane, me rrënjë ofshor, 80 mijë euroinceneratori joekzistues në Tiranë, me hije Ndranghete, janë kokërr më kokërr 210 mijë euro, çdo ditë të nxjerra nga xhepat tanë, e të përfunduara në duar e xhepa horrash, vendas e të huajsh. Asnjë kacidhe deri më sot SPAK nuk ka pasur pikën e takatit ta ndalojë. Përsenë e dinë ata, por sërish u mungon zëri ta thonë. Rama, Belinda, Veliaj, janë mjaftueshëm për qeli edhe me kaq.

Por ka pafundësisht prapë

Në një rresht përgjimi nëpër dosje partnerësh, ka shpëtuar një pjesë dialogu bisedash mes bandash e ustallarëve të sistemit, e paretushuar. Një komisioner, pavarësisht shkallës, merr 500 mijë euro, për të mundësuar notën kaluese në rivlerësim, për një subjekt, me dosjen ku thërret qameti, për nga pasuria, lidhjet e papërshtatshme më nëntokën, e të tjera kusure penalizuese. Ka dhe më shtrenjt.

Sipas tarifës, duket së është shkallë e parë, Komisioni i Pavarur, sepse e dyta, Kolegji i Posaçëm, ka dorë tre herë më të lartë në raste qokë-kalimi. Nuk dihet fije për fije, se sa ka ndarë trupa, sa ndërkombëtarët, apo sa harmoni kanë pasur mesazhet këshillonjëse nga lart.

Lexo edhe:

“Me Trump nuk ka raporte”/ Rama në dasmën e Soros, Bushati: Nuk e refuzonte dot

Kodi i ri Penal/ Burg për gazetarët që zbulojnë “sekretet” dhe për komentet “intimiduese” ndaj drejtësisë

Po në një tjetër dosje franko-belgo-hollandeze, një gjyqtar me shumë rreth në kënetën e drejtësisë, i merr një strategjiku 500 mijë euro për ta kaluar dosjen e pronave qiqërr pa telashe. Kur ka parë dosjen e firmosur nga Edi Rama në investimin dhjetëra milionë eurosh, ka menduar se një qime shkulur derrit pasunar nuk është se i prish punë udhëtimit të patrazuar strategjik.

Një prokuror më tutje përlan 300 mijë euro për të harruar akuzën, e shkalafitur dosjen në dobi të të pandehurve. Dy të tjerë në shifra të përafërta kanë krasitur fashikuj në dobi ryshfetesh në shifra majmërisht të fryra. Lista e çmimeve për deputetë, drejtorë policie, portesh, agjencish ku vlon paraja, janë batërdi.

Amerikanë e evropianë, financues të reformës së dështuar, e dinë me detaje dhe me emra konkretë se kush janë ata qelbësit e brendshëm të reformës dhe për hesap të kujt qëndrojnë ende nëpër zyra, duke u dhënë gabimisht serum mos-arresti. Sepse na bie reforma, nëse këta maskarenj në sisitem na prangosen.

Në dosjen 5D ku kërcasin plot tendera nënshkruar nga Veliaj djegësi, del edhe emri i don Gramozit, mentori me fije krushqie i pasardhëses Spiropali, me një supershitje banese si në Manhatan. Drejtorët bashkiakë dhe Berberi i Ballukut, jo floktorja, ndonëse nëpër qeli, vazhdojnë të jenë fitues tenderash, sikur Prokuroria jonë të ishte pak e zënë në Bangaldash duke hetuar trazirat.

Vapën e shton deri në trullosje përlarja e 224 mijë metrave në bregdet nga “fakirët” Edi, Olsi, një aferë ku shefi i qeverisë si firmëtari 7 VKM-ve, e dy ndryshimeve ligjore, vëllai i madh, duhet së pari të dorëhiqej, e pastaj të përballej me hetimin, si gjithnjë të munguar, të qorruar e të vonuar. Oficerët eprorë në Policinë e Shtetit emër-zbuluar nga partnerët e përcjellë në Tiranë nëpër dosje si tregtarë kokianë, vijojnë të shërbejnë me turne, transportit e fitimeve 20 orë, gjumë katër orë, kusuri i bie zero të tjera, rendit e sigurisë.

Porti i Durrësit 2 miliard eurosh, Eco Parku 13 milionë eurosh, AKSHI 43 milionë eurosh, Tuneli 190 milionë eurosh i Llogarasë, Olsi i Hanoverit të Xibrakës së kokainës, janë qindarka për të cilat presim Prokurorinë e Posaçme të thërrasë pak çetën ministrotre, me gjithë shefin në dëshmi.

A po përpiqet Struktura e Posaçme e Prokurorisë të ruajë sekretin hetimor, apo më tepër po vërtitet rrotull të mbrojë qeveritarë si dhe rilindas administrate apo të Kuvendit të zhytur në afera të përbindshme të vjedhjes së parasë publike?! Kemi vendime të përsëritura të Gjykatës së Posaçme, firmosje avokatësh për msonxjerrje sekretesh, ndërkohë ngjasin vaksina të dhënash ku shpërthejnë burime të brendëshme, duke ndërtuar një hartë kaosi të organizuar në perfeksion.

Lind komision alla “Xhafa” pasi katranosi vettingun e të tjerat, për të risjellë reformat në Parlament, ngjizen udhëzime nga kryeministria për përgjigje të kontrolluar prokurorisë, moslejim të agjentëve të BKH për të marë material, telefona apo dëshmi, një ideimi një institucion tjetër me ngjashmëri akuzën, për të mbikqyrur donacionet evropiane e koncensione.

Janë këto e plot surpriza antiligjore dke u gatuar në guzhinën e mazhorancës, duke u pjekur kështu instrumente të shemjbjes së pavarësisë së institucioneve.

Edi Rama nuk lejon BKH të marrë dosjen e Pëllumb Gjokës, afërmendsh as të Olta Xhaçkës e Artan Gaçit, Gaz Pajës, e shumë milionerëve të tjerë ardhur nga sektori miellit të bardhë kolumbian, sepse gjithkund është një hise e fshehur për bamirësin e garantuesin.

Më këta hata kriminale e mafioze, shkojmë pas 7 muajsh në zgjedhjet paralamentare. Kur dosjet për krim elektoral në shtabet partiakëe mafioze, janë bashkë duke dremitur në gjirin e SPAK..Veliaj i pandehuri i përkëdhelur nga Prokuroria, gjen Tony Blair, të paguajë për lyerje fasade të bashkisë, duke gudulisur Ramën se zgjodhi mukun e tij, duke mos harruar miliona të tjerë, ku ai është përzgjedhur të marrë për shërbime anonime.

Por në gjithë këtë marrëzi kriminale, akuza e rreme ndaj Berishës për asgjë, pa kokërr prove, është çengeli plot ndryshk i prokuror-gjyqtarëve të përdorur ambasadorisht. Bëhen në këtë mënyrë aksionerë të keqbërjes. Diplomatë të korruptuar në Shqipëri gjen me thes. Nga çdo shtet. USA dhe Evropë.

Se në SHBA, ku Soros ka investuar 40 milionë euro për 70 prokurorë, njerëzia kanë nisur t’i shkrehin, për shembejn e drejtësisë prej tyre, pasi udhëheqin mos-ndëshkime penale për banditët. Deri atëherë kandidatë nga qelitë, bandat, strategjikët, vëllazëritë kriminale, po mafiozojnë për Ramën 4..duke asgjësuar opozitën, si “sukses” demokracie e drejtësie, i shartuar më diktaturë..Po rojet kush i ruan, do të thoshte Dan Brown..

Etiketa: Basir Çollakudrejtesiakush i ruanRamarojet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Me Trump nuk ka raporte”/ Rama në dasmën e Soros, Bushati: Nuk e refuzonte dot

21:26 : 28/07/2025
AKTUALITET

Kodi i ri Penal/ Burg për gazetarët që zbulojnë “sekretet” dhe për komentet “intimiduese” ndaj drejtësisë

20:55 : 27/07/2025
AKTUALITET

Gradaçela bosh dhe beton/ “Il Fatto Quotidiano”: Kush po fiton nga modeli Rama-Boeri?

18:58 : 27/07/2025
AKTUALITET

Rama: Efektivi që rrahu kamarierin të përjashtohet pa kthim nga Policia e t’i dorëzohet drejtësisë

15:50 : 27/07/2025
AKTUALITET

Ndiq kokainën, ndiq betonin, ndiq zgjedhjet dhe del në Surrel…

14:07 : 27/07/2025
AKTUALITET

Marrëzia nuk njeh fund/ Rama ‘ngul’ 17 kulla 30 katëshe në liqenin e Farkës

13:12 : 27/07/2025
Para

Egnatia arrin akordin me portierin e AEK-ut

TË GJITHA

Rrëshqitje gurësh në hyrje të tunelit të Shkopetit, aksi është bllokuar për rreth një orë

08:25 : 29/07/2025

Drafti i ri i Kodit Penal/ Avokati: 900 nene të përkthyera keq! Ka mospërputhje në përmbajtje

08:19 : 29/07/2025

Pas Kosovës edhe italianët nisin “të braktisin” Shqipërinë, bien hyrjet në qershor

08:14 : 29/07/2025

Këmbimi valutor 29 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 29/07/2025

Sot mot i paqëndrueshëm dhe me reshje shiu

08:07 : 29/07/2025

Horoskopi, 29 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:56 : 28/07/2025

Galatasaray bllokon transferimin e Alvaro Moratës te Como

22:53 : 28/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com