• Kontakt
Monday, July 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Fyeu lojtarët e Shkëndijës, klubi kuqezi i përgjigjet “dhembë për dhëmbë” federatës maqedonase

15:02 : 24/04/2018
në SPORT

Me një deklaratë të shpërndarë në faqen e saj zyrtare, Shkëndija ka dënuar ashpër deklaratat e bëra nga zëdhënësi i Federatës maqedonase, në një emision sportiv që zhvillohet në Maqedoni.

Ata janë të shokuar se si një njeri me edukatë të tillë të shfaqet në një studio publike. Klubi Shkëndijës kërkon një falje publike për këtë.

 

Reagimi:

 

KF Shkëndija është duke shkruar faqe të re të lavdishme të historisë së saj, pasi tanimë siguruam titullin e kampionit dhe jemi në finale të Kupës së Maqedonisë. Jemi të vetëdijshëm se sukseset tona nuk mund të pranohen me kënaqësi nga të gjithë dhe shohim qartë se si media të caktuara kërkojnë suksesin ta hijezojnë në mënyra të ndryshme. Asnjëherë nuk e kemi bërë dhe as që duam të merremi me ata që na kanë si ‘halë në sy’, mirëpo në të njëjtën kohë nuk do të tolerojmë në asnjë mënyrë askush të na ofendojë neve si klub dhe shqiptarët si komb.

Lexo edhe:

Selmani shihet si zgjedhje e parë te Teuta, portieri tjetër i durrsakëve njofton largimin

Abilekaj: Rama do të gllabërojë Gjykatën Kushtetuese 100%

Arsyeja e këtij reagimi është emisioni i fundit “Shtëpia e Futbollit” (22.04.2018) që prodhohet nga FFM, udhëhiqet nga zëdhënësi i federatës, Zllatko Andonovski dhe transmetohet në TV 24.
Është e patolerueshme që në ditën kur Shkëndija matematikisht siguron titullin e kampionit, për Andonovskin (mbase edhe për porositësit e tij) më me rëndësi janë tema tjera, duke vënduar mysafirët (futbollistët e Shkëndijës, Bllagoja Todorovski dhe Kostadin Zahov) në pozitë sikur qëndrojnë ulur para gjykatësit dhe presin vendimin për dënim, me të drejta të kufizuara të mendimit të tyre. Ende nuk mundemi të kuptojmë arsyen e ‘shfaqjes’ së tillë dhe pozitën në të cilën Andonovski vuri veten, FFM-në dhe lojtarët tanë? Duke gjykuar ashpër tekstualisht secilën pyetje të moderatorit nacionalist, e që thuajse asnjëra nuk kishte lidhje me titullin e fituar nga Shkëndija, pyesim publikisht Federatën e futbollit të Maqedonisë dhe vetë Andonovskin se kujt i drejtohet me shprehjen ‘indianci’? Pyetemi publikisht pse emisioni i fundit skandaloz ende nuk është publikuar në kanalin zyrtar në YouTube?
Si mund FFM të lejojë një njeri të pakulturuar dhe me intelegjencë aq të cekur të shfaqet publikisht në mënyrë skandaloze, madje duke përdorur shprehje të ‘shpikura’ nga Qeveria paraprake e Maqedonisë e që e dimë se çfarë fundi sollën?! A haron FFM dhe Andonovski se nga tabori i Shkëndijës marrin reprezentues në të gjitha përfaqësueset e vendit? Me cilën logjikë FFM dhe Andonovski mendojnë të organizojnë konferencën për shtyp para finales së Kupës ndërmjet Shkëndijës dhe Pelisterit? Me sa fytyrë Andonovski mendon të ulet në një tavolinë me trajnerin dhe kapitenin tonë, kur të njëjtën i ofendon publikisht duke tentuar të mbrojë diçka që nuk mbrohet?

Ne si KF Shkëndija që në këtë moment publikisht bëjmë me dije se asnjë përfaqësues i skuadrës tonë nuk do të ulet asnjëherë më në krah të Andonovskit dhe tani FFM le të mendojë se si do të zgjidhë këtë situatë! FFM dhe Andonovski detyrohen falje publike ndaj mysafirëve në emision, Bllagoja Todorovski e Kostadin Zahov, si dhe KF Shkëndija dhe gjithë shqiptarëve. Nuk do të ecim kurrë përpara deri sa nuk gjejmë sinqeritet në veten tonë, pasi FFM gjithë kohë aludon se angazhohet për eliminim të nacionalizmit, ndërsa lejon që vetë të punësuarit në federatë të prodhojnë atë.

Lajme të lidhura

SPORT

Selmani shihet si zgjedhje e parë te Teuta, portieri tjetër i durrsakëve njofton largimin

20:24 : 21/07/2025
AKTUALITET

Abilekaj: Rama do të gllabërojë Gjykatën Kushtetuese 100%

20:23 : 21/07/2025
AKTUALITET

Skandali me mikrokreditë/ Xama akuza SPAK: Po mbyll pa lavdi aferën 37 milion euro

20:11 : 21/07/2025
SPORT

Nuk ka më besimin e trajnerit, Bayern Munich dërgon portierin në huazim

20:09 : 21/07/2025
AKTUALITET

Lopatat s’japin rezultat, Italia dhe Greqia na ndihmojnë me avionë për të shuar zjarret

20:09 : 21/07/2025
SPORT

“Faleminderit Vllazni”, Dodaj përshëndetet me shkodranët dhe përgatitet për aventurën e re

19:52 : 21/07/2025
Para

Policia përdor gishtin e të vdekurit për ta zhbllokuar telefonin e tij

TË GJITHA

Selmani shihet si zgjedhje e parë te Teuta, portieri tjetër i durrsakëve njofton largimin

20:24 : 21/07/2025

Abilekaj: Rama do të gllabërojë Gjykatën Kushtetuese 100%

20:23 : 21/07/2025

Skandali me mikrokreditë/ Xama akuza SPAK: Po mbyll pa lavdi aferën 37 milion euro

20:11 : 21/07/2025

Nuk ka më besimin e trajnerit, Bayern Munich dërgon portierin në huazim

20:09 : 21/07/2025

Lopatat s’japin rezultat, Italia dhe Greqia na ndihmojnë me avionë për të shuar zjarret

20:09 : 21/07/2025

“Faleminderit Vllazni”, Dodaj përshëndetet me shkodranët dhe përgatitet për aventurën e re

19:52 : 21/07/2025

Çollaku: Drejtësia nuk përfaqëson më shtetin, por pushtetin e Ramës

19:43 : 21/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com