Edhe pse u mposht në çerekfinale nga rivali indian, mundësi që përfaqësoi Shqipërinë në Lojërat Olimpike, Zelimkhan Abakarov shpresonte për një “ripeshkim” të mundshëm, nëse rivali Aman Sehravat (indiani) do të kualifikohej në finale.
Abakarov do të duelonte fillimisht për vendet 3-5 dhe nëse fitonte atëherë do të kishte shansin të duelojë për medaljen e bronztë.
Por ky skenar nuk ndodhi, pasi mundësi indian u mposht në gjysmëfinale 10-0 nga favoriti Rei Higuchi nga Japonia.
Shuhen kështu shpresat e Shqipërisë për një medalje të bronztë nga Abakarov dhe tashmë pritshmëritë janë te dy mundësit e mbetur në konkurrim, Islam Dudaev e Chermen Valiev.














