• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Plumbi i Artë 2″/ SPAK firmosi 33 urdhër-arreste, ekzekutohen vetëm 15 prej tyre, disa ishin në burg

13:09 : 01/08/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Janë zbardhur detaje të reja nga operacioni i djeshëm i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), i cili ishte vijimi i operacionit “Plumbi i Artë”, bazuar në dëshmitë e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani dhe bisedat në aplikacionin e enkriptuar “Sky Ecc”.

Burime për mediat bëjnë me dije se gjithsej janë lëshuar 33 urdhër-arreste, teksa janë ekzekutuar vetëm 15 prej tyre, ku disa prej këtyre të fundit ndodheshin në burg për akuza të tjera. Urdhër-arrestet janë për personazhe të botës së krimit, si dhe për ish-zyrtarë të drejtësisë dhe efektivë policie.

SPAK ka lëshuar urdhër-arresti për personazhe si: Armis Stafa, Maksim Koçi, Erzen Çopja, Franc Bako alias Çopja, Hajdar Bako alias Çopja, Mikael Qosja, Guri Biba, Renato Masuku, Leonardo Rragami, Talo Çela, Altin Kamami, Rexhino Doçi, Arben Lamçja, Arsen Mema, Eljo Bitri, Leam Rragami, Elvis Daka alias Dragoviç, Dorjan Dyli, Matilda Hoxholli, Denada Todi, Flobenc Meçja.

Po ashtu mësohet se ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe për ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu, si dhe masën “arrest me burg për zëvendësdrejtorin e burgut të Bradasheshit, Maetin Musaj, i cili dyshohet se ka qenë pjesë e grupeve kriminale.

Ndërkohë mësohet se në kuadër të operacionit të SPAK është lëshuar “urdhër-arresti” dhe për shefin e krimeve në Durrës, Agostin Çinari. Më parë ai ka shërbyer në policinë e Pogradecit dhe të Elbasanit.

Lexo edhe:

Drejtori i Hekurudhës, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Balluku “i hapi gropën”, media italiane për Igli Taren: Javë të ndërlikuara për ish-drejtorin e Milanit

Gjithashtu, burime për mediat bëjnë me dije se nga se janë zbardhur 6 vrasje dhe tentativa për vrasje, 2 vjedhje, sigurim kushtesh për të kryer vrasje, si dhe pastrim parash.

Më konkretisht masakra e regjistruar në Bradashesh më 29 dhjetor 2018, ku u ekzekutua Endrit Alibej alias Ravik Dylgjeri, i njohur me nofkën “Tarzani”, bashkë me xhaxhain Arben Dylgjerin dhe turkun Erdal Durunai. Ky atentat dyshohet se është organizuar nga Mikael Qosja alias Kamami ose siç thirret ndryshe “Keli i Kiçit”, teksa është porositur nga vëllezërit Çopja që nga Dubai, me të cilët kishte përplasje grupi i “Tarzanit”. I përfshirë dyshohet se ka qenë dhe i shumëkërkuari i drejtësisë Talo Çela.

Gjithashtu është zbardhur edhe vrasja e Klevis Kapllanit, i cili u gjet i vrarë me 14 plumba brenda automjetit të tij më 15 shtator 2020 në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës. Klevis Kapllani ishte mik i ngushtë i Nuredin Dumanit, që solli dhe përplasjen me Talo Çelën. Nuredin Dumani dyshonte se Talo Çelo ishte i përfshirë në ngjarje dhe në shenjë hakmarrje,ekzekutoi Bujar Çelën, vëllain e Talo Çelës, 2 ditë pas kësaj ngjarje.

Po ashtu është zbardhur dhet atentati ndaj dy vëllezërve Klevi dhe Aldo Baho, ngjarje e ndodhur rreth orës 00:45 në fshatin Murras të Elbasanit, sapo kishte nisur procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e 30 Qershorit të vitit 2019. Ndaj tyre u zbrazën 24 plumba, teksa Klevi Baho humbi jetën dhe vëllai i tij mbeti i plagosur.

Nga operacioni është zbardhur edhe vrasja e Andi Zylyfit dhe plagosja e mikut të tij, Ardit Uruçi, e ndodhur në Dhjetor 2019 në Peqin. Zylyfi dhe Uruçi u qëlluan me breshëri automatiku sapo dolën nga një lokal dhe hipën në makinën e tyre. Pista kryesore e hetimit ishte ajo e hakmarrjes për shkak të lidhjeve familjare që viktima 26-vjeçari, Zylyfi kishte me Endrit Alibeaj, i cili u ekzekutua në rrethrrotullimin e Bradasheshit bashkë me dy persona të tjerë.

SPAK ka zbardhur dhe atentatin e mbetur në tentativë ndaj biznesmenit Irfan Hazizi në Nëntor të vitit 2020 në Berat para një karburanti. Ngjarja ndaj biznesmenit ka dyshime të ketë lidhje me vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të të shumëkërkuarit Talo Çela.

Përveç këtyre ngjarje, janë zbardhur edhe disa krime të tjera.

Etiketa: Nuredin DumaniPlumbi i Artespakurdher-arreste

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Drejtori i Hekurudhës, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

10:02 : 05/06/2026
AKTUALITET

Balluku “i hapi gropën”, media italiane për Igli Taren: Javë të ndërlikuara për ish-drejtorin e Milanit

21:24 : 04/06/2026
AKTUALITET

Bardhi u tregon socialistëve vilën e Ballukut: Mbrojtët korrupsionin me forcën e kartonit!

16:26 : 04/06/2026
AKTUALITET

GJKKO i kthen SPAK-ut dosjen për ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi

15:46 : 04/06/2026
AKTUALITET

U mor i pandehur për dosjen Balluku, Igli Tare del nga SPAK, “kyç” gojën për gazetarët

15:14 : 04/06/2026
AKTUALITET

Favorizoi kompaninë në tenderin e “Albcontrol”, SKEMA: Si tentoi Balluku të fshehë vilën në Dhërmi

14:28 : 04/06/2026
Para

Arresti politik i Berishës, është krim shtetëror

TË GJITHA

“Fshehu” vilën e Ballukut, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK

13:10 : 05/06/2026

Tentoi të trafikojë pjesë armësh nga SHBA-ja, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë

13:10 : 05/06/2026

“Në operacion ishin vetëm 6 veta”/ Xhaxhi i Enea Mekollit: Kush dha urdhrin të përgjigjet para ligjit

13:05 : 05/06/2026

Zvërneci/ Berisha: Mbështesim protestën, por nuk do marrim pjesë!

13:02 : 05/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq/ Berisha: Autori financohej nga fonde shtetërore

12:47 : 05/06/2026

Zelensky i shkruan letër të hapur Putinit, i bën thirrje për paqe

12:45 : 05/06/2026

Brikena dhe Mateo konfirmojnë ndarjen: Nuk jemi më bashkë!

12:41 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom