• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nuk mban përgjegjësi për lekët e vjehrrës, KPA konfirmon në detyrë kunatën e motrës së Belindës

14:48 : 30/07/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, VETTING

Pas shqyrtimit të shkaqeve të ankimit të Komisionerit Publik, ndaj konfirmimit të gjyqtares së Apelit, Iliba Bezati, Kolegji konkludoi se pamundësia financiare e konstatuar nuk mund të sillte penalizim dhe e la në detyrë këtë subjekt rivlerësimi.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të martën m 30 korrik vendimin për lënien në fuqi të konfirmimit në detyrë të gjyqtares së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Iliba Bezati.

Bezati u konfirmua në detyrë më 1 mars 2021, pasi u rrëzuan dy raporte negative të institucioneve ndihmëse ndaj saj për pasurinë dhe figurën. Komisioni vlerësoi se Bezati nuk mbante përgjegjësi mbi ligjshmërinë e burimit të të ardhurave të vjehrrës që kishin shërbyer si burim kryesor i pasurisë së saj.

Komisioneri Publik, Florian Ballhysa vlerësoi se konkluzionet e Komisionit nuk bazoheshin në një hetim të plotë. Ai i kërkoi Kolegjit që të vlerësojë ligjshmërinë e dhurimeve në vlera të konsiderueshme që kanë shërbyer për krijimin e pasurive dhe të një vendimi të Apelit Vlorë të rrëzuar nga Gjykata e Lartë, si dhe të vendoste në mënyrë alternative, lënien në fuqi ose ndryshimin e vendimit të KPK për Bezatin.

Megjithëse gjatë procesit në KPA, Komisioneri hoqi dorë nga dida prej shkaqeve të ankimit, ai vlerësoi se Bezati rezultonte me mungesë të burimeve financiare të ligjshme në shumën rreth 3.6 milionë lekë, vlerë që sipas tij, nuk mund t’i nënshtrohej parimit të proporcionalitetit.

Lexo edhe:

Shpëtuan Ballukun nga prangat, habit Koçiu: Nuk jemi bërë pengesë për drejtësinë!

Në “arrest shtëpie” për dosjen Balluku, paraqiten në GJKKO Gentian Gjyli dhe Erald Elezi

Në aspektin profesional, ai kërkoi që Kolegji të vlerësojë një vendimmarrje të subjektit të vitit 2013 dhe kërkoi shkarkimin e saj.

Kryesuesja Rezarta Schuetz sqaroi gjatë shpalljes së vendimit, se përllogaritja e shpenzimeve jetike të subjektit është kryer sipas referencave të ILDKPKI. Ajo tha se KPA ka konsideruar si të ardhura të ligjshme ato të përfituara nga dhënia me qira e një apartamenti në Tiranë, si dhe nga shitja e librit universitar nga bashkëshorti, megjithëse detyrimet tatimore nuk janë paguar në kohën e duhur. Kolegji u shpreh se mbante në konsideratë se këto të ardhura janë krijuar me burime të ligjshme.

Pagimi me vonesë i detyrimeve, para se subjekti të depozitonte deklaratën “veting”, është vlerësuar nën dritën e parimit të objektivitetit dhe proporcionalitetit, duke u çmuar se nuk cenon të ardhurat e ligjshme. Pasaktësitë e KPK të konstatuara në analizën financiare u konsideruan pa ndonjë peshë. Kolegji arrin në konkluzionin se pamundësia mbetet rreth 1 milion e 145 mijë lekë, që konsiderohet se nuk e cënon besueshmërinë për pasurinë. Po ashtu, është vlerësuar se vendimmarrja e KPK nuk mund të cenohet nga shkaku i ngritur për aspektin profesional.

Në përfundim, trupi gjykues i KPA vendosi të lërë në fuqi konfirmimin në detyrë të gjyqtares Iliba Bezati./BIRN

Etiketa: belinda ballukudetyreIliba Bezatkonfirmonkpaleketvjehrra

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shpëtuan Ballukun nga prangat, habit Koçiu: Nuk jemi bërë pengesë për drejtësinë!

12:26 : 28/05/2026
AKTUALITET

Në “arrest shtëpie” për dosjen Balluku, paraqiten në GJKKO Gentian Gjyli dhe Erald Elezi

12:03 : 25/05/2026
AKTUALITET

“Pritet ashpërsim akuzash ndaj Ballukut”/ Lala: Çfarë mund të dalë nga kqyrja e celularëve

19:10 : 23/05/2026
AKTUALITET

Balluku kusht për integrimin, ja kur do të mbahet takimi ndërqeveritar në Bruksel

18:20 : 22/05/2026
AKTUALITET

Kërkon akses në dosjen Balluku, GJK kalon në seancë plenare kërkesën e Agron Shehajt

17:36 : 21/05/2026
AKTUALITET

Gazetarja Lala: Mund të ketë ashpërsim të akuzave penale për Belinda Ballukun

15:18 : 20/05/2026
Para

Shqiptarët morën mbi 181 miliardë lekë kredi në gjashtë muajt e parë të vitit

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom