• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandali tek Onkologjiku/ Zbardhet vendimi i GJKKO për masat e sigurisë ndaj mjekëve

10:01 : 25/07/2024
në AKTUALITET

GJKKO la dje në fuqi masat e sigurisë për 7 të pandehurit e repartit të Onkologjikut, të cilët akuzohen se transferonin pacientët drejt klinikave private.

GJKKO ka zbardhur sot edhe vendimin e plotë, bashkëngjitur me akuzat që rëndojnë ndaj tyre. Në seancën e parë që u zhvillua në GJKKO në ngarkim të të akuzuarve të Onkologjikut që kur dosja i kaloi SPAK, Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën arrest në shtëpi ndaj mjekut Edmond Gashi dhe farmacistit Florian Marku.

Ndërkohë, pala tjetër, mjekja Alketa Pere, ish-zv.drejtoresha e QSUT, Brikena Qirjazi, koordinatori i Onkologjikut, Emiljano Lela, ish-specialistja Drilona Kishta dhe administrator i klinikës Megis, Halil Gashi u është lënë në fuqi masa detyrim paraqitje.

Avokatët e të pandehurve kanë kërkuar që çështja ndaj tyre të mos hetohet nga Prokuroria e Posaçme, por t’i kalojë Prokurorisë së Tiranës. Mësohet se nëse kjo kërkesë e tyre rrëzohet, ata kërkojnë masa më të buta sigurie.

Lexo edhe:

Qeveria zgjat ruajtjen e sigurisë së drejtuesit të SPAK deri në 3 vite pas përfundimit të mandatit

Ilir Meta ankimon masën e sigurisë në Apelin e GJKKO-së

Nga hetimi i kryer nga prokuroria, ka rezultuar se pacientëve të diagnostikuar me tumor nuk u jepej trajtimi i duhur mjekësor dhe më pas drejtoheshin në klinika private. Po ashtu, janë konstatuar raste të blerjes së ilaçeve me vlera të konsiderueshme për kimioterapi, nga farmaci të cilat këto medikamente i tregtonin pa pullën fiskale dhe me kod të prishur, duke krijuar dyshimin në lidhje me autenticitetin e këtyre barnave. Prokuroria thotë se në Spitalin Onkologjik në QSUNT u instalua një Aparaturë Kobalto-Terapie për trajtimin e të sëmurëve të diagnostikuar me sëmundje tumorale dhe sidomos të sëmundjeve të kancerit të lëkurës.

Vendimi i zbardhur:

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 17.07.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Caktimin e masës së sigurimit ndaj personave ndaj të cilëve zhvillohet hetimi: Edmond Gashi dhe Emiljano Lela të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 248 dhe 259-25 të Kodit Penal; Alketa Ymeri (Pere), Brikena Qirjazi dhe Drilona Kishta të dyshuara për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal; Halil Gashi i dyshuar për kryerjen e veprës penale“Fshehjes së të ardhurave”, të parashikuar nga neni 180/1 i Kodit Penal, si dhe Florian Marku i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Ruajtja ose depozitimi i mallrave që janë kontrabandë”, të parashikuara nga nenet 178 e 179 të Kodit Penal”.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Ardit Mustafaj, bazuar në nenet 88, 228 e vijues, 244 dhe 245 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 84, datë 24.07.2024, vendosi:

1.Caktimin ndaj shtetasit Edmond Gashi të masës së sigurimit “arrest në shtëpi” të parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, si i dyshuar: Për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 248 dhe 259/2-25 të Kodit Penal.

– Urdhërohet personi ndaj të cilit zhvillohet hetimi Edmond Gashi, të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në adresën ****.

2.Caktimin ndaj shtetasit Emiljano Lela të masës së sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si i dyshuar: Për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 248 dhe 259/2-25 të Kodit Penal.

– Urdhërohet personi ndaj të cilit zhvillohet hetimi Emiljano Lela , të paraqitet të martën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00 para oficerit së policisë gjyqësore, pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korruspionit dhe Krimit të Organizuar.

3.Caktimin ndaj shtetases Alketa Ymeri (Pere), të masës së sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si e dyshuar: Për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

– Urdhërohet personi ndaj të cilit zhvillohet hetimi Alketa Ymeri (Pere), të paraqitet të martën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00 para oficerit së policisë gjyqësore, pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korruspionit dhe Krimit të Organizuar.

4.Caktimin ndaj shtetases Brikena Qirjazi, të masës së sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si e dyshuar: Për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

– Urdhërohet personi ndaj të cilit zhvillohet hetimi Brikena Qirjazi, të paraqitet të martën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00 para oficerit së policisë gjyqësore, pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korruspionit dhe Krimit të Organizuar.

5.Caktimin ndaj shtetases Drilona Kishta, të masës së sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si e dyshuar: Për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

– Urdhërohet personi ndaj të cilit zhvillohet hetimi Drilona Kishta, të paraqitet të martën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00 para oficerit së policisë gjyqësore, pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korruspionit dhe Krimit të Organizuar.

6.Caktimin ndaj shtetasit Halil Gashi, të masës së sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si i dyshuar: Për kryerjen e veprës penale “Fshehjes së të ardhurave”, të parashikuar nga neni 180/1 të Kodit Penal.

– Urdhërohet personi ndaj të cilit zhvillohet hetimi Halil Gashi, të paraqitet të martën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00 para oficerit së policisë gjyqësore, pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korruspionit dhe Krimit të Organizuar.

7. Caktimin ndaj shtetasit Florian Marku, të masës së sigurimit “arrest në shtëpi” të parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, si i dyshuar: Për kryerjen e veprave penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Ruajtja ose depozitimi i mallrave që janë kontrabandë”, të parashikuara nga nenet 178 e 179 i Kodit Penal.

– Urdhërohet personi ndaj të cilit zhvillohet hetimi Florian Marku, të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në adresën ****.

8. Për ekzekutimin e këtij vendimi, ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe policia gjyqësore.

9. Kundër këtij vendimi bëhet ankim brenda 5 (pesë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Etiketa: GJKKOonkologjiku

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Qeveria zgjat ruajtjen e sigurisë së drejtuesit të SPAK deri në 3 vite pas përfundimit të mandatit

19:11 : 08/10/2025
AKTUALITET

Ilir Meta ankimon masën e sigurisë në Apelin e GJKKO-së

11:18 : 06/10/2025
AKTUALITET

U akuzua për shpifje, GJKKO pushon çështjen ndaj Flamur Nokës

16:13 : 03/10/2025
AKTUALITET

Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, GJKKO lë në burg dy vëllezërit Bushgjokaj

14:19 : 03/10/2025
AKTUALITET

Dëshmon gruaja e ‘Manecit’, përplaset me Plaurent Dervishajn në GJKKO: Burri jot ishte vrasës me pagesë

13:00 : 03/10/2025
AKTUALITET

Akuzohet se dekonspiroi operacionet e policisë, GJKKO pranon gjykim të shkurtuar për Jurgis Çyrbjan

10:06 : 03/10/2025
Para

Iu gjet në banesë lëndë shpërthyese, Policia nis hetimet ndaj dibranit

TË GJITHA

Mallra kontrabandë nga Greqia në Shqipëri, 2 të arrestuar. E pëson edhe doganieri i Kakavijës/ EMRAT

14:00 : 10/10/2025

Situata në grupin K, fitorja kundër Serbisë i jep Shqipërisë frymëmarrje dhe vendin e dytë

13:57 : 10/10/2025

U filmuan nga qytetarët duke folur me fjalor të papërshtatshëm, pezullohen dy efektivët në Kamëz

13:42 : 10/10/2025

EMRI/ I dënuar me 10 vite burg në Itali, arrestohet në Vlorë 38-vjeçari shqiptar

13:37 : 10/10/2025

Ish-deputeti i PD bëhet këshilltar i presidentit Bajram Begaj/ EMRI

13:37 : 10/10/2025

E rëndë në Itali, 54-vjeçarja shqiptare gjendet e vdekur në një kanal uji

13:29 : 10/10/2025

Florian Binaj tha se nuk do të dalë në fushatë përkrah tij, reagon Berisha

13:22 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com