• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Kamala Harris mbledh 81 milionë dollarë brenda 24 orësh

Ekipi elektoral i Kamala Harris mblodhi 81 milionë dollarë donacione brenda vetëm 24 orësh. Gjithnjë e më shumë demokratë amerikanë po mbështesin zëvendësen e Bidenit.

09:00 : 23/07/2024
në BOTA

Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, ka marrë miliona dollarë donacione për fushatën e saj elektorale. Brenda vetëm 24 orësh pasi ajo shpalli zyrtarisht se synon të zgjidhet si kandidatja presidenciale e demokratëve, ekipi i saj elektoral njoftoi se ka marrë 81 milionë dollarë donacione nga më shumë se 888,000 donatorë.

Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris
Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala HarrisFotografi: Alex Brandon/AP/picture alliance

Harris mbështetet tani tek ekipi i fushatës së Joe Bidenit, i cili e ka ndryshuar tani emrin në “Harris për President”. Në një e-mail Bideni u kërkoi mbështetësve të tij që të dhurojnë për fushatën e Kamala Harris.

Pelosi mbështet Harris

Ish-kryetarja me ndikim e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, njoftoi se mbështet zëvendëspresidenten Kamala Harris si kandidate e demokratëve për presidente.

Lexo edhe:

Komiteti i Jashtëm i Senatit të SHBA vendos për Eric Wendt si ambasador në Shqipëri

Ish-ushtaraku amerikan merr peng dhjetë persona në bankë, FBI e vret pas 15 orësh rrethim

 Nancy Pelosi
Nancy Pelosi Fotografi: THOMAS KIENZLE/AFP/Getty Images

Më parë ajo nuk kishte bërë asnjë deklaratë mbështetjeje për Harris. “Politikisht, nuk ka dyshim se si grua në politikë Kamala Harris është brilante dhe e zgjuar dhe kam besim të plotë se ajo do të na çojë drejt fitores në nëntor,” deklaroi Pelosi.

Tre guvernatorë të tjerë për Harris

Pasi presidenti amerikan Joe Biden u tërhoq nga gara për një mandat tjetër, gjithnjë e më shumë demokratë amerikanë po mbështesin zëvendësen e tij Kamala Harris. Kandidaturën e Harris e mbështet tani edhe guvernatori i Illinois J.B. Pritzker. Sipërmarrësi miliarder shkroi në Platformën X se është krenar që mbështet Zëvendëspresidenten Harris për Presidente të Shteteve të Bashkuara.

Guvernatorja e Miçiganit, Gretchen Whitmer
Guvernatorja e Miçiganit, Gretchen WhitmerFotografi: Ryan Garza/USA TODAY Network/IMAGO

Edhe guvernatori i Maryland-it, Wes Moore dhe guvernatorja e Miçiganit, Gretchen Whitmer, e cila gjithashtu konsiderohej herë pas here si kandidate, i premtuan tani mbështetjen e tyre Harris. “Le ta fitojmë këtë garë, Kamala Harris!” shkroi ajo në X, ku postoi një deklaratë në të cilën shprehte mbështetjen e saj për zëvendëspresidenten./DW

Etiketa: Kamala HarrisSHBAzgjedhje presidenciale

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Komiteti i Jashtëm i Senatit të SHBA vendos për Eric Wendt si ambasador në Shqipëri

22:00 : 04/06/2026
BOTA

Ish-ushtaraku amerikan merr peng dhjetë persona në bankë, FBI e vret pas 15 orësh rrethim

12:42 : 04/06/2026
BOTA

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026
BOTA

SHBA i kërkon Evropës dhe Kanadasë të forcojnë forcat ajrore dhe detare të NATO-s

17:48 : 03/06/2026
BOTA

SHBA sanksionon bursën më të madhe të kriptovalutave në Iran, e lidhur me Gardën Revolucionare

10:24 : 03/06/2026
BOTA

SHBA planifikon rritjen e avionëve me bomba bërthamore në Evropë

16:43 : 02/06/2026
Para

Momente dramatike/ Polici vret me plumb në fytyrë 36-vjeçaren në SHBA (VIDEO)

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e premte 5 qershor 2026

23:00 : 04/06/2026

E vërteta për Arubën dhe tokën në Zvërnec, Artur Shehu rrëfehet për herë të parë

22:55 : 04/06/2026

“Makina u prish rrugës, 6 efektivë shkuan me këmbë drejt stanit”, detaje nga operacioni ku u vra polici

22:46 : 04/06/2026

Abilekaj: Sekuestrimi i vilës në Dhërmi mund të zgjerojë hetimet ndaj Ballukut

22:40 : 04/06/2026

Ylli Manjani shpërthen ndaj protestuesve: R*bt ku t’i keni, legena, ku*va e ku*varë

22:28 : 04/06/2026

Tabaku: Shqipëria është trajtuar si pronë e pushtetit, jo si pasuri e përbashkët e qytetarëve

22:20 : 04/06/2026

Qytetarët zhvendosen tek rruga e Kavajës

22:18 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom