• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tritoli në Elbasan/ Nikolli akuzon Dumanin: S’je burrë, por k*rv;! Hajde vetë nëse je me b*le!

13:42 : 17/07/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Xhovana Nikolli, shënjestra e shpërthimit me tritol në orët e para të mëngjesit të së dielës në Elbasan, akuzon drejtpërdrejt vrasësin me pagesë i cili është kthyer në një i penduar i SPAK, Nuredin Dumani për këtë ngjarje të rëndë.

Në një postim në rrjetet sociale, Xhovana Nikolli ka reaguar ashpër ndaj Dumanit, ku sipas saj, burrni nuk është të merresh me femra. Më tej, ajo paralajmëron se atë që ka thënë nuk e tërheq mbrapsht dhe nuk dorëzohet.

Më tej, ajo e fton Nuredin Dumanin që të vijë sërish t’i vendosë tritol, por këtë herë vetë, dhe jo duke dërguar “këllysha nate”, siç i konsideron ajo autorët e ngjarjes, që morën në qafë njerëz të gabuar.

“Burri eshte t’merresh me femra! S’je burr po KURV ! Un qa them se terheq mbrapsht deri ne frymen e fundit ! Nuk jam ajo femer un qe dorzohem kaq leht, O Nuredin Dumani Hajde me hidh prap tritol ,hajde vet ne qofte se je burr me bole mos nis klysha naten .. Se more n’qaf njerz te gabuar mor ordiner ..” – shkruan Xhovana Nikolli sipër një foto në IsntaStory, teksa e shoqëron me një foto mafie.

Lexo edhe:

Dëshmia e Nuredin Dumanit: Pse vendosa të “lëshoj” shokët e krimit

“Plumbi i Artë”/ Xhuljano Hoxha akuza Erjon Alibejt për vrasjen e Oti Kilës, dëshmia

Ndërkohë, Xhovana Nikolli ka reaguar më pas me një postim në TikTok edhe ndaj atyre që mbrojnë Nuredin Dumanin ku shkruan: “Edhe ju njerz ordinera mbroni i kriminelin qe ka vra e ka fut 200 vet n’burg s’baheni kurr dhe ju …”

Nga postimet e mëparshme, para se t’i vendosej tritoli, Xhovana Nikolli ka lënë të kuptohej se kishte një përplasje me të dashurën e Nuredin Dumanit, ku përmes një video i bente thirrje që ta ‘mbante’ dashnoren e tij se kishte probleme serioze me të.

“Oj Mirjeta çke mi? Ke lënë burrin pa kollodok mi, ja ta çoj unë tek 313 dhe ti them gjynah. Gjynah Mirjeta o Nur gjynah. Mirjeta do kollodok, kush nga ju çunat është i disponueshëm për këtë Mirjetën.” – deklaron Xhoava Nikolli në një video.

“O Nuredin Dumani të bëj thirrje të mbash cik atë dashnoren tate ti, se po ta kapa kund nëpër Itali ore Nuredin Dumani…se ke idenë çfarë mund t’i bëj se më njeh mirë. A mirë? Mirë shpirti vogël, ik të përshëndes Nuredin Dumani. Shihemi pas 2 ditësh.” – deklaron Xhovana Nikolli në një video tjetër.

Nga raportimet mediat, thuhet se Xhoava Nikolli nuk ka pranuar të dëshmojë për Policinë e Elbasanit, por ka kërkuar që të flasë vetëm në SPAK, duke mos qenë kështu në ndihmë të autoriteteve.

Xhovana Nikolli ishte shënjestër e atentatit me tritol në orët e para të mëngjesit të së dielës, teksa apartamentit ku banonte ajo së bashku me motrën e saj, Aldën, iu vu lënda plasëse tek dera. Si pasojë e shpërthimit mbeti i plagosur një fqinj i Nikollit, shtetasi Enea Themollari, rreth 26 vjeç, të cilin e ka dëmtuar dera e banesës së tij.

Xhovana Nikolli është një personazh i njohur në rrjetet sociale për jetë luksoze, teksa njihet dhe si e dashura e Amarlido Nikollit alias Xhanej, një vrasës me pagesë, i cili njihet me nofkën “Shkodrani” dhe ndodhet në qeli ku është ktheyer në një të penduar të drejtësisë.

E dashura e tij bëri bujë në median rozë, në momentin kur i shkoi Amarildo Nikollit me vello të bardhë dhe fustan nusërie në ambientet e burgut 313 në kryeqytet.

Xhovana Nikolli është nga Lezha, por ishte shpërngulur në një banesë me qira me motrën e saj në Elbasan nga frika e hakmarrjes, pasi i dashuri i saj Amarildo Nikolli (Xhanej) ka folur për drejtësinë rreth një sërë ngjarjesh të rënda kriminale në vend, duke akuzuar dhe personazhe të njohur të botës së krimit.

Ndërkohë nga raportimet mediatike thuhet gjithashtu se Nuredin Dumani e ka rrahur në ambientet e burgut “313” të dashurin e Xhava Nikollit, Amarildo Nikolli (Xhanej).

Por kush është Amarildo Nikolli?

Amarildo Nikolli alias Xhanej, i njohur me nofkën “Shkodrani” ndodhet që prej 7 gushtit të vitit të kaluar në burg, datë kur u kap me armën pistoletë me silenciator me vete në shëtitoren e Lungomares në Vlorë.

Ai është vrasës me pagesë, teksa tashmë është kthyer në një të penduar të drejtësisë, edhe pse nuk e ka marrë ende këtë status nga drejtësia. Amarildo Nikolli alias Xhanej ka rrëfyer në SPAK për një sërë krimesh, duke përfshirë dhe arsyet pse ishte atë ditë në Vlorë apo edhe për sulmin me armë ndaj Top Channel, ku u vra roja Pal Kola.

Nikolli ka treguar se ishte kontraktuar nga dy djem xhaxhallarësh me inicialet L.Z dhe E.Z si dhe nga shtetasi i arrestuar me tre emra, Muharrem Koroveshi, alias Ismailaj dhe Myftaraj. Të tre personat i përkasin një grupi kriminal, i cili kishte premtuar një shumë financiare që besohet se është diku tek 300 mijë euro me qëllimin e vetëm vrasjen e Inez Hajrulla.

Grupi kishte siguruar armët, mjetet e largimit dhe njëherësh garantuar strehimin e vrasësve me pagesë. Në momentin e arrestimit nga policia e Vlorës, dy kushërinjtë ishin në ambjentet e një pasticcerie në zonën e “Lungomares” në Vlorë.

L.Z dhe E.Z, shoqëronin shkodranin Nikolli, duke e afruar pranë zonës së quajtur “Oslo”, teritor ky që kontrollohet nga grupi i drejtuar nga Inez Hajrulla. Në momentin kur ka ndërhyrë policia dhe ka arrestuar Amarildo Nikollin, dy kushërinjtë kanë mundur të largohen me vrap duke mos u arrestuar nga policia.

Etiketa: Amarildo XhanejNuredin DumanitritoliXhovana Nikolli

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dëshmia e Nuredin Dumanit: Pse vendosa të “lëshoj” shokët e krimit

21:30 : 24/05/2026
AKTUALITET

“Plumbi i Artë”/ Xhuljano Hoxha akuza Erjon Alibejt për vrasjen e Oti Kilës, dëshmia

13:45 : 28/04/2026
AKTUALITET

Fotoja e tij u gjet në celularin e Nuredin Dumanit, ish-zv.drejtori i Policisë së Elbasanit dëshmon te “Plumbi i Artë”

11:58 : 23/04/2026
AKTUALITET

“Plumbi i Artë” dy vite në GJKKO, dëshmitë periferike zvarrisin procesin

18:29 : 09/04/2026
AKTUALITET

“70 mijë euro për vrasjen e Bujar Çelës…”, ballafaqimi Dumani-Alibej në gjyq, zbardhen dëshmitë

20:54 : 07/04/2026
AKTUALITET

“Shkuam për të vrarë Talon, Nuredini iku si ‘Liliput’”, Hoxhaj: Ai njoftoi vetë policinë për strehimin në Fier

12:04 : 11/02/2026
Para

Dhunoi gruan, kërcënoi babain dhe vodhi para në një banesë, arrestohet 41-vjeçari

TË GJITHA

Vrasja e efektivit dhe plagosja e një tjetri, shoqërohet në polici nëna e autorit Violand Braçellari

15:35 : 04/06/2026

75 mln € pa asnjë garë/ Rama i jep Ron Yeffet koncesionin 20-vjeçar për rezervën e karburanteve

15:31 : 04/06/2026

Nga Laguna e Nartës te pylli bregdetar dhe flamingot/ Çfarë po rrezikohet në Zvërnec?

15:21 : 04/06/2026

U mor i pandehur për dosjen Balluku, Igli Tare del nga SPAK, “kyç” gojën për gazetarët

15:14 : 04/06/2026

Lala: Pozitat e Ballukut janë rënduar, akuzat kanë marzh të lartë dënimi!

14:58 : 04/06/2026

U zgjodh anëtar i Këshillit të PD-së, Stresi: Vij në parti si strateg! Vura bast me Noizyn…

14:55 : 04/06/2026

Votimi në OKB, Gjermania mbetet jashtë Këshillit të Sigurimit

14:38 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom