• Kontakt
Monday, August 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rrëfimi i ‘viktimës’ së MCA: Për 71 mijë lekë kamatëvonesa, kam paguar 11 milionë lekë

22:39 : 06/07/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Një nga viktimat e zhvatjes nga MCA Albania, Fiqiri Bruçi, ka rrëfyer kalvarin e vuajtjeve. I ftuar në Euronews Albania, ai Bruçi tha se që kishte marrë në një bankë të nivelit të dytë në vitin 2006, një overdraft për të shkolluar fëmijët.

Ai nënvizoi se deri në vitin 2008 e pagoi të gjithë principalin, pasi nga shuma prej 169 mijë lekë të reja që mori overdraft, i kishte dhënë bankës 215 mijë lekë.

Kur bashkëshortja ndryshoi punë dhe bankën ata menduan se e kishin mbyllur overdraftin, por në fakt i kishin mbetur 71 mijë lekë kamatvonesa.

Në vitin 2016, Bruçi tha se u njoftua se kjo pjesë e overdraftit të pashlyer ishte blerë nga MCA Albania për 280 mijë lekë të reja.

Bruçi thekson se MCA Albania i bllokoi pagën e të gjithë familjarëve dhe i detyroi të merrnin një kredi për të shlyer kredinë e parë.

Lexo edhe:

Skandali me plehrat/ Leli Kaja i “Eco-Elb” bën viktimën: Nuk kam çfarë të bëj, duhet landfill i ri

16 të pandehur/ SPAK dërgon për gjykim dosjen e mikro-kredive , “fal” Gent Sejkon e BSH-së

Ai tha se MCA Albania i ka zhvatur 1.1 milionë lekë të reja për një kamatë prej 71 mijë lekësh që kishte pa paguar.

“Më datë 28.06.2006 bashkëshortja merrte rrogën pranë një banke dhe për të shkolluar kreditë detyrohemi të marrim një overdraft 169 mijë lekë të reja. Këto para i paguam rregullisht pa asnjë kamatë vonesë deri më datë 10.07.2008 dhe shuma e derdhur e detyrimit vajti në 215 mijë lekë, pra ishte paguar principali dhe kamatat. Në këtë moment bashkëshortja ime ndërroi punë dhe e merrte pagën në një bankë tjetër. Ne vajtëm te baka e parë për të parë sa ka ngelur, pasi do t’i derdhnim nga jashtë.

Në 2008 na thonë te baka që këtu nuk ke për të paguar pasi e ke paguar principalin, por duhet të shkosh te drejtoria qëndrore që të shikosh dhe sa të ka ngelur nga kredia. Ne i bëmë një shkresë bankës dhe nuk na ktheu përgjigje dhe e fjetëm mendjen që nuk kemi më për të paguar. Në 2016 MCA-ja na njofton me telefon se ju keni një kredi për të paguar. Na morën 8-vjet më mbrapa dhe shkojmë takojmë Andis Gjoka te MCA-ja dhe i themi që nuk kemi kredi se e kemi paguar. Ata na thanë që kredinë tuaj nga banka e kemi blerë ne për 280 mijë lekë lekë të vjetra dhe duhet të na e shlyheni ne. Ne i shkruajmë bakës për detyrimin që kishim ngelur dhe ja ku e keni me shkresë që detyrimi është 7 mijë e 100 lekë dhe ku njoftohet se ky detyrim i është shitur për 280 mijë lekë te MCA Albania.

Pa ofruar asnjë marrëveshje na bllokuan pagat, ndërkohë që kishim hapur dhe gjyq. Mua, gruas dhe djalit na u bllokuan pagat dhe nuk kishim me çfarë të hanim. Na detyroi MCA-ja të merrnim një kredi, ramë dakord ta merrnim atë kredi dhe ta shlyenim atë kredi.

Nga viti 2016 e më pas, çdo fundviti më vendosnin sekuestro mbi pagën dhe më detyronin të paguaja 1 milionë lekë të ma hiqnin. Vazhdova pagova dhe unë prisja vendimin e gjykatës. Nga të gjitha dokumentacionet që kam unë kam paguar në total 11 milionë MCA-së për 70 mijë lekë të vjetra”, tha ai.

Etiketa: Fiqiri BruçiMCAmikrokreditëskandali

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Skandali me plehrat/ Leli Kaja i “Eco-Elb” bën viktimën: Nuk kam çfarë të bëj, duhet landfill i ri

13:24 : 30/07/2025
AKTUALITET

16 të pandehur/ SPAK dërgon për gjykim dosjen e mikro-kredive , “fal” Gent Sejkon e BSH-së

12:03 : 23/07/2025
AKTUALITET

Si po e shfryn SPAK skandalin e mikrokredive

18:35 : 19/07/2025
AKTUALITET

Skandali/ 180 kg kallamar me metal toksik iu shërbye klientëve në 7 restorante në jug

13:36 : 04/07/2025
AKTUALITET

Berisha denoncon: Mikrokreditë po çojnë qytetarët drejt vetëvrasjes, qeveria hesht

12:21 : 04/07/2025
AKTUALITET

Kaos me mikrokreditë e sekuestruara, Risena Xhaja ndërron 4 herë administratorët e MCA dhe Final

21:17 : 29/06/2025
Para

Ndahet nga jeta në moshën 95-vjeçare gruaja e parë e Fidel Castros

TË GJITHA

Mickoski dënon thirrjet antishqiptare në Kumanovë, Osmani kërkon masa të menjëhershme

12:50 : 04/08/2025

“Bujqësia po shkatërrohet nga TVSH 20%”, Tabaku: Duhen politika tatimore, përndryshe fshati do vdesë

12:41 : 04/08/2025

Kremlini: Putin mund të takohet me Zelenskyn

12:40 : 04/08/2025

Dhunuan 3 persona në aksin Fushë Krujë-Vorë, ndalohet 26-vjeçari, bashkëpunëtori në arrati

12:21 : 04/08/2025

U raportua i zhdukur, shqiptari gjendet i pajetë në rezervuarin e ujërave të zeza në Heraklion

12:12 : 04/08/2025

Hetimi/ Pushtet për shoqet e Ajolës. Bushka te Ligjet, Llagami e KLGJ drejt Kushtetuteses, Deliu te Taksat

12:07 : 04/08/2025

Macron dhe Vuçiç diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

12:01 : 04/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com