• Kontakt
Wednesday, July 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dritan Dajti kërkon lirimin nga burgu: E kam përfunduar dënimin!

13:32 : 05/07/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Një nga personazhet më të njohur të botës së krimit, Dritan Dajti ka kërkuar lirimin nga qelia me pretendimin se i ka mbaruar dënimi me 25 vite burgim, vendim i dhënë nga Gjykata e Apelit, e cila i pranoi gjykimin e shkurtuar.

Ai është shpallur fajtor për vrasjen e 4 efektivëve Kastriot Feskaj, Fatos Xhani, Altin Dizdari dhe Sajmir Duçkollari, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2009, ku mbeti i vrarë dhe Ledjon Mara.

Dritan Dajti dhe avokati i tij Alban Kapxhiu i janë drejtuar me një shkresë drejtorit të burgut të Peqinit duke i kërkuar lirimin më datën 4 Korrik. Në shkresë thuhet se “nga “Dinamika e vuajtjes së dënimit për të dënuarin” rezulton se nga data e arrestimit, datë 07.08.2009, deri më datë 30.04.2024 i dënuari ka vuajtur gjithësej 24 vjet, 8 muaj e 13 ditë”.

Sipas avokatit të Dritan Dajtit, dënimi ka përfunduar, por drejtori i burgut të Peqinit Florenc Doka, ende nuk e ka nxjerrë urdhrin me shkrim që personeli i institucionit të kryej veprimet për lirimin e tij.

Gjithsesi, vlen të theksohet fakti se vendimi i Gjykatës së Apelit për dënimin me 25 vite burg të Dritan Dajtit është rrëzuar nga Gjykata e Lartë, e cila ka rikthyer në burg përjetë me një vendim të datës 11 qershor.

Lexo edhe:

Denoncimi/ Ish-policët e burgut të Reçit prej muajsh pa “pagesë kalimtare”

Pronë e fshehur e Jorgo Goros, Apeli konfiskon apartamentin e Gent Sulës të “Kodrës së Diellit”

Dritan Dajti ishte në prag të lirimit nga qelia, por Prokuroria në mars të vitit 2019 ankimoi vendimin e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, e cila vendosi pranimin e kërkesës për gjykim të shkurtuar të Dritan Dajtit dhe duke ulur dënimin e tij në 25 vite burgim.

Kërkesa:

Me 30 Prill 2024, Gjykata e Shkalles se Pare e Juridiksionit te Pergjithshem Elbasan, me Vendim Nr.739/13-2024-2032, ka vendosur uljen e denimit per te denuarin Dritan Dajti ne masen 43 dite. Ne faqen 2 te ketij vendimi, ne Kapitullin II, thuhet:

Së pari, me vendimin Nr.1108/13-2020-2020, datë 11.05.2020 Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan ka vendosur bashkimin e dënimeve të dhëna për të dënuarin Dritan Dajti, në një denim të vetëm me 25 (njëzet e pesë) vite burgim; konkretisht bashkimin e denimit me 25 vjet burgim dhene me vendimin Nr.13, datë 08.02.2019 të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, me denimin 23 vjet burgim dhene me Vendimin Nr.146 Akti date 17.03.2006, te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane. Ky vendim ka marrë formë të prerë pa u ankimuar nga palët, me datë 26.05.2020.

 

Së dyti, nga përmbajtja e shkresës “Dinamika e vuajtjes së dënimit për të dënuarin” rezulton se nga data e arrestimit, datë 07.08.2009, deri më datë 30.04.2024 i dënuari ka vuajtur gjithësej 24 (njëzet e katër) vjet, 8 (tete) muaj e 13 (trembëdhjetë) ditë.

Me 04 Korrik 2024, i denuari Dritan Dajti dhe avokati i zgjedhur prej tij z.Alban Kapxhiu, i kane kerkuar Drejtorit te I.E.V.P. Peqin, leshimin e urdherit per kryerjen e procedures se lirimit, per shkak se ne oren 24.00 te dates 04.07.2024, atij i perfundonte ekzekutimi i vendimit të dënimit me 25 vjet burgim. Kjo ne respekt e zbatim te Nenit 30 te LIGJIT Nr.79/2020 PËR EKZEKUTIMIN E VENDIMEVE PENALE dhe Nenit 79 te LIGJIT Nr.81/2020 PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM, ku respektivisht thuhet:

Dënimi me burgim vlerësohet i plotësuar dhe i dënuari lirohet kur përfundon kryerjen e dënimit. … Procedura e lirimit kryhet nga institucioni i ekzekutimit të vendimit penal.

Lirimi i të dënuarit bëhet kur përfundon ekzekutimi i vendimit të dënimit ose, në bazë të ligjit, me vendim të organit kompetent. Personeli i institucionit kryen veprimet bazuar në urdhrin me shkrim të drejtorit të institucionit;

Sa siper, Kerkesa per leshimin e urdherit per kryerjen e procedures se lirimit te te denuarit Dritan Dajti lidhej drejtepersedrejti me detyrimin ligjor qe kishte Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale Peqin, per te zbatuar Vendimin Nr.739/13-2024-2032, date 30.04.2024, te Gjykates se Shkalles se Pare te Juridiksionit te Pergjithshem Elbasan, e cila kish vendosur uljen e denimit per Dritan Dajtin ne masen 43 dite. Vendim ky qe kish marre forme te prere po ne daten 04.07.2024, dite kur sipas llogaritjeve dhe vleresimit te deklaruar nga gjykata ne kete vendim, Dritan Dajti perfundonte kryerjen e denimit me 25vjet burgim.

Por siç rezulton ne fakt, ndonse Dritan Dajti e ka perfunduar ekzekutimin e vendimit të dënimit me 25 vjet burgim, Drejtori i I.E.V.P.Peqin, z. Florenc Doka, ende nuk e ka nxjerre urdhrin me shkrim qe personeli i institucionit te kryej veprimet per lirimin e tij.

Ne keto kushte, mbeshtetur ne observimet dhe argumentet e parashtruara, si dhe bazuar ne Nenin 470 te K.Pr.Penale, ku shprehimisht thuhet:

Gjykata   e   vendit   të   ekzekutimit   është   kompetente   për   shqyrtimin   e   kërkesave   dhe pretendimeve që lidhen me ekzekutimin e tij;

Kerkojme:

Deklarimin e perfundimit te ekzekutimit te vendimit të dënimit me 25 vjet burgim, te te denuarit Dritan Hasan Dajti.

Tirane me 05 Korrik 2024.

I DENUARI

DRITAN DAJTI

AV.ALBAN KAPXHIU

Etiketa: apeliburgudritan dajtilirimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Denoncimi/ Ish-policët e burgut të Reçit prej muajsh pa “pagesë kalimtare”

22:20 : 22/07/2025
AKTUALITET

Pronë e fshehur e Jorgo Goros, Apeli konfiskon apartamentin e Gent Sulës të “Kodrës së Diellit”

14:14 : 22/07/2025
AKTUALITET

Vajzat e ekraneve për “takime speciale”/ Lala: Njëra hynte çdo javë në burgun e Fushë Krujës

22:24 : 17/07/2025
AKTUALITET

Dënimi për inceneratorin e Tiranës, Apeli i GJKKO jep më 23 Korrik vendimin për Alqi Bllakon

16:59 : 17/07/2025
AKTUALITET

Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Shehaj: Rama kërkon të implementojë planin e tij

21:54 : 16/07/2025
AKTUALITET

Eskorta dhe në burgun e Reçit/ Dy “VIP-e” të showbizit “takim special” në qeli me anëtarin e Bajrave

15:39 : 15/07/2025
Para

Humbi thellë në zgjedhje, Rishi Sunak jep dorëheqje nga drejtimi i partisë

TË GJITHA

Vala e të nxehtit në Itali/ Temperaturat kaluan 43 gradë, 6 viktima  

22:56 : 22/07/2025

Horoskopi ditor, e Mërkurë 23 Korrik 2025

22:55 : 22/07/2025

Arrestohen Meriton Mjekiqi dhe vëllai i tij

22:48 : 22/07/2025

Eliminuan Egnatian, Breidablik shpartallohet 7-1 nga Lech Poznan

22:45 : 22/07/2025

Makina përplaset me lokalin në hyrje të Fushë-Arrëzit, plagoset 58-vjeçarja 

22:42 : 22/07/2025

Triumf me përmbysje, Ballkani i Orges Shehit mposht skuadrën malteze dhe i afrohet kualifikimit

22:37 : 22/07/2025

Plagoset me thikë një 27-vjeçar në Vlorë

22:31 : 22/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com