• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Drama te Onkologjiku përballë propagandës së qeverisë

16:21 : 04/07/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Në kulmin e metastazave të të vetmit spital publik për trajtimin e sëmundjeve tumorale në vend, ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, në vend që të ulte kokën dhe t’u kërkonte falje shqiptarëve për “Onkologjikun” nga foltorja e Kuvendit, lexoi një fjalim të gjatë propagande duke u përpjekur që atë gjysmë zë të zakonshëm ta nxirrte edhe më të fortë.

Edhe pse e re në drejtimin e Shëndetësisë, ministrja nuk mori asnjë përgjegjësi mbi skandalin e “Onkologjikut”, ku ndër vite pacientët nuk kanë marrë trajtimin e duhur për shkak të mungesës së aparaturave, mungesës së medikamenteve, dërgimit të pacientëve për analiza dhe trajtim në spitale private, por tha se faji ka emër dhe le ta mbajnë ata që e kanë bërë. Ministrja e cilësoi ngjarjen si pjesë e mentalitetit shoqëror, që megjithëse e keqe, ajo duhej kthyer në forcë. Por me siguri që teksa lexonte fjalim e parapërgatitur në Kuvend, zonja ministre nga një ish-kryerekrutese e punonjësve në administratën publike, nuk i di ende vështirësitë e pacientëve me sëmundje tumorale, dialize, leucemie etj. Nëse do t’i dinte, do të ishte më e qartë se sa forcë mund të ketë një pacient i prekur nga kanceri për të luftuar me sëmundjen e keqe në trupin e tij, por edhe me një të keqe më të madhe që e pret sa herë shkon në dyert e spitalit.

Çdo vit në Shqipëri identifikohen 6 mijë raste të reja me sëmundje tumorale dhe kjo do duhej të ishte një këmbanë alarmi për qeverinë, ministrinë, që të merreshin masat nisur nga shtimi i buxhetit, duke marrë në konsideratë numrat në rritje dhe nevojat për trajtim.

Lexo edhe:

Berisha: Komandanti i Gardës u shkarkua sepse doli lajmi i shtrimit urgjent në spital të Ramës

Ofrimi i shërbimeve online, raporti i KLSH: Institucionet, vonesa në kërkesat e përditësimeve

Referuar raportit të KLSH-së për trajtimin e sëmundjeve tumorale, pesha në buxhet për trajtimin e sëmundjeve tumorale për vitin 2020 ka zënë 11.7%, për vitin 2021 ka zënë 7.4% dhe në vitin 2022 ka zënë 7.9% të shpenzimeve faktike totale të QSUNT.

“Pra, konstatohet se shpenzimet për trajtimin e sëmundjeve tumorale zënë një peshë të vogël në shpenzimet buxhetore që kryen QSUT ‘Nënë Tereza’. Gjithashtu, duhet vënë në dukje se shpenzimet buxhetore nuk kanë ndjekur prirje të rritjes së tyre krahasuar me buxhetin e përgjithshëm të QSUT-së ndër vitet në auditim, por përkundrazi kemi një rënie të konsiderueshme nga 11,7 % në 7, 9% në vitin 2022, ndërkohë që numri i pacientëve të diagnostikuar dhe trajtuar me sëmundje tumorale është në rritje.”- thuhet në auditim.

Ndërkohë që edhe më i rëndë është fakti se Regjistri Kombëtar i Kancerit nuk ka të dhëna në kohë reale të rasteve të reja për ecurinë e sëmundjeve tumorale si dhe vdekjet e shkaktuara nga kanceri. “Mungesa e raporteve të monitorimit dhe vlerësimit, mungesa e të dhënave në kohë reale të sëmundjeve tumorale si dhe mos miratimi i akteve administrative normative, reflektojnë zgjidhje jo plotësisht racionale në përmirësimin e cilësisë së shërbimit shëndetësor, për rritjen e jetëgjatësisë dhe në uljen e mortalitetit të pacientëve me kancer. Vlerësimi i raporteve të monitorimit ndihmon në orientimin dhe përmirësimin e politikave shëndetësor në të ardhmen.” –  thotë KLSH.

Në Shqipëri punojnë gjithsej 55 mjekë onkologë, nga të cilët, 24 janë pranë Spitalit Onkologjik, 13 mjekë onkologë pranë spitaleve rajonale ku janë ngritur njësitë e kimioterapive; 3 onkolog pranë Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi” dhe 15 mjekë onkologë janë të shpërndarë pranë spitaleve në rrethe dhe në qendrat shëndetësore në vend.

Spitali Onkologjik ka 79 shtretër, 24 mjekë onkologë dhe 33 infermierë, ku çdo ditë marrin shërbim rreth 80 pacientë me kimioterapi nga e gjithë Shqipëria. Një seancë kimioterapie zgjat 2-4 orë trajtim, në varësi të stadit të sëmundjes. Në spital janë vetëm 19 poltrona për kryerjen e kimioterapive, çka i detyron pacientët dhe familjarët e tyre të presin me orë në korridoret e spitalit, të paguajnë kostot e transportit nga rrethet në Tiranë dhe qëndrimin.

KLSH konstatoi gjatë auditimit në Spitalin Onkologjik në vitin 2022 se trajtimi me “Brakiterapi” nuk ka qenë funksional. Mungesa e brakiterapisë ka sjellë sipas KLSH-së mos trajtimin e 200 pacienteve në vit ose 600 gra paciente nuk e kanë marrë këtë shërbim me radioterapi, duke përbërë faktor risku për shëndetin e tyre. Ndërkohë edhe sot pas 2 vitesh kjo pajisje nuk është vënë ende në punë. Ministrja tha se brenda muajit korrik ajo do të jetë funksionale.

Nëse ministrja e Shëndetësisë do t’i kishte analizuar këto të dhëna, do duhej të kishte turp të ngrinte sytë sot në Parlament dhe jo më zërin. Më së paku ajo nuk do duhej të bënte arroganten që si shkon para opozitës, duke e nxjerr veten keq para shqiptarëve që ça nuk u kanë parë sytë në dyert e Spitalit Onkologjik. Nëse ministrja e Shëndetësisë do t’i kishte analizuar këto të dhëna, ajo do duhej të kishte kuptuar pse pacientët detyrohen t’i drejtohen privatit dhe ky nuk është vetëm faji i mjekëve që njësoj si Kryeministri Rama, i cilësoi fajtor në rolin e gjykatëses. Por edhe nëse ia lem fajin vetëm tre mjekëve të bërë kokë “turku”, ministrja nuk u tha shqiptarëve nëse kishte kryer një kontroll për të verifikuar se sa mjekë të tjerë të Onkologjikut njësoj si Edmond Gashi dhe Alketa Pere i çojnë pacientët për t’i zhvatur në mënyrë të pashpirt deri ditën e fundit të jetës në klinika e spitale private. Ministrja foli për të ardhmen se përmes ndryshimeve ligjore mjekët nuk do të lejohen më që pacientët e “shtetit” t’i kenë edhe te “private”, se rrogat e tyre do të rriten, po ashtu edhe investimet në spitale.

Si ish-drejtuese e Departamentit të Administratës Publike që prej kohës kur PS erdhi në pushtet, zonja Albana Koçiu mendon se propaganda bën punë për vota, por sot, si ministre e Shëndetësisë, ajo duhet të dijë se pacientëve onkologjik propaganda ua rëndon edhe më shumë sëmundjen. Ata duan thjesht trajtim dhe ilaçe të shërohen. Ajo që zonja ministre gënjeu sot në Parlament është si dita me natën me realitetin e çdo dite në Spitalin Onkologjik.

Etiketa: klshministria e shendetesiseonkologjikuqeveria RamaSpital

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha: Komandanti i Gardës u shkarkua sepse doli lajmi i shtrimit urgjent në spital të Ramës

15:21 : 07/06/2025
AKTUALITET

Ofrimi i shërbimeve online, raporti i KLSH: Institucionet, vonesa në kërkesat e përditësimeve

16:49 : 06/06/2025
AKTUALITET

Hije abuzimi me tenderat e Bashkisë së Vaut të Dejës, si favorizohen Arbër Abazi dhe “Gega Oil”

21:08 : 05/06/2025
AKTUALITET

Vdes e moshuara në Lushnjë pas injeksionit në ambulancën e lagjes, dyshohet se pësoi reaksion

16:07 : 05/06/2025
SPORT

Manaj përfundon në spital para ndeshjes me Serbinë, çfarë ndodhi me sulmuesin?!

15:42 : 05/06/2025
AKTUALITET

Aksident në Fier/ Makina përplaset me një mjet bujqësor, plagosen 3 persona

08:17 : 05/06/2025
Para

Zjarr në Dhërmi, 30 banesa rrezikojnë të digjen nga përhapja e flakëve

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com