• Kontakt
Thursday, August 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vdekja e Ardit Gjoklajt në Sharrë, Gjykata jep pafajësi për 2 të akuzuarit

13:44 : 20/04/2018
në AKTUALITET

Gjykata e Tiranës ka shpallur të pafajshëm dy të akuzuarit për vrasjen aksidentale të të miturit Ardit Gjoklaj në vitin 2016-të në landfillin e Sharrës në Tiranë.

Nën akuzë për ngjarjen e bujshme ishin shoferi i fadromës së firmës që grumbullonte mbeturinat, Edmond Kollari, dhe përgjegjësi i turnit të firmës, Dëfrim Hakrama.

Vendimi i Gjykatës së Tiranës është dhënë disa ditë më parë dhe dy të akuzuarit janë shpallur të pafajshëm nga Gjykata, pasi sipas saj nuk ka prova të mjaftueshme për vrasjen aksidentale të të miturit Gjoklaj, që punonte në landfill kundër ligjeve në fuqi.

Ardit Gjoklaj u gjet i pajetë në gusht të vitit 2016-të në landfillin e Sharrës.

Në atë kohë pati shumë spekulime për ngjarjen. Në fillim u tha se ai ishte vrarë dhe transportuar në landfill, por më pas u zbulua e vërteta.

Lexo edhe:

Zjarri në Fushë-Arrëz kërcënon banesat, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Zjarr i përmasave të mëdha pranë banesave në Dukat

I mituri punonte në landfill edhe pse nën moshë dhe pa asnjë siguri për jetën. Sipas dosjes hetimore të Prokurorisë së Tiranës, Dë- frim Hakrama dhe fadromisti Edmond Kollari nuk kanë respektuar rregulloren për mënyrën e punës në landfill, ku Gjoklaj humbi jetën nga përplasja me fadromën.

 

DOSJA

Në datën 7.8.2016, rreth orës 14.20, Policia Gjyqësore u njoftua se në vendin e quajtur “Landfilli i Sharrës” Tiranë ishte gjetur një kufomë në grumbullin e mbeturinave pranë sheshit të riciklimit. Kufoma ishte e seksit mashkull, në të cilën, nga këqyrja që iu bë u vërejtën plagë të shumta, si ato të shkaktuara nga mjete të tonazhit të rëndë. Trupi i dëmtuar i këtij shtetasi u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku u bë dhe identifikimi i tij dhe rezultoi se ishte shtetasi Ardit Gjoklaj, i datëlindjes 1999 (17 vjeç), lindur në Tropojë dhe banues në Kombinat, Tiranë.

Ardit Gjoklaj punonte në landfillin e Sharrës, prej afërsisht një muaji, aty ku subjekti “3R” sh.p.k ushtronte aktivitetin e përpunimit dhe riciklimit të mbetjeve urbane në bazë të një aktmarrëveshjeje me Bashkinë Tiranë, i cili edhe në momentin e gjetjes së tij, ishte i veshur me uniformën e punëtorit në landfill (kominoshe ngjyrë gri dhe doreza të gomuara pune).

Nga këqyrjet në vendin e ngjarjes u konstatua se zyra e shoqërisë “3R” sh.p.k, e cila gjendet ne ambientet e landfillit është e përshtatur në një kontenier, ku në këtë zyrë u gjetën disa praktika me emra – mbiemra sipas turneve, me data të ndryshme, të cilat u sekuestruan dhe aty figuron i shënuar edhe emri i shtetasit Ardit Gjoklaj deri ditën e ngjarjes.

Prokuroria dyshonte se Gjoklaj është goditur nga fadroma teksa ishte duke punuar, për këtë arsye akuzoi edhe drejtuesin e saj, Edmond Kollarin. Mirëpo, provat e Prokurorisë nuk mjaftuan për Gjykatën që të shpallte fajtorë dy të akuzuarit./panorama/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zjarri në Fushë-Arrëz kërcënon banesat, kërkohet ndërhyrje nga ajri

22:37 : 21/08/2025
AKTUALITET

Zjarr i përmasave të mëdha pranë banesave në Dukat

22:21 : 21/08/2025
SHENDETI

Rreziqet që vijnë nga uji me klor i rubinetit

22:06 : 21/08/2025
AKTUALITET

Tronditet Vlora/ Fëmija bie nga ballkoni i një banese, një grua hidhet nga pallati

21:55 : 21/08/2025
AKTUALITET

Sigurimi i detyrueshëm i pronës, biznesi kërkon rishikimin e kushteve shtrënguese

21:35 : 21/08/2025
AKTUALITET

Autor i 12 vjedhjeve në Itali, kapet në Spanjë shqiptari, ekstradohet në Milano

21:33 : 21/08/2025
Para

VIDEO/Dëshmia e kusksianit në gjyq, Berisha: Beteja me narkodiktaturën!

TË GJITHA

Zjarri në Fushë-Arrëz kërcënon banesat, kërkohet ndërhyrje nga ajri

22:37 : 21/08/2025

Zjarr i përmasave të mëdha pranë banesave në Dukat

22:21 : 21/08/2025

Rreziqet që vijnë nga uji me klor i rubinetit

22:06 : 21/08/2025

Tronditet Vlora/ Fëmija bie nga ballkoni i një banese, një grua hidhet nga pallati

21:55 : 21/08/2025

Sigurimi i detyrueshëm i pronës, biznesi kërkon rishikimin e kushteve shtrënguese

21:35 : 21/08/2025

Autor i 12 vjedhjeve në Itali, kapet në Spanjë shqiptari, ekstradohet në Milano

21:33 : 21/08/2025

Rama-Balluku “respektojnë” me dy leje të reja për pallat të dënuarin për trafik droge, Fejzo Zekaj

21:21 : 21/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com