• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shqipëria po zbrazet edhe nga kafshët, blegtoria në “rënie të lirë”

13:18 : 01/07/2024
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Në Shqipëri, blegtoria është zyrtarisht në krizë të thellë. Dekadën e fundit, numri i gjedhëve është përgjysmuar. Rënie drastike raportohet për numrin e lopëve, deleve dhe dhive. Ekspertët i bëjnë thirrje qeverisë të kthejë ‘sytë’ nga blegtoria, në të kundërt me këto ritme sektori rrezikon “zhdukjen”.

Blegtoria në Shqipëri po përjeton krizë të thellë, vit pas viti. Por kryeministri Edi Rama refuzon ta pranojë tkurrjen e sektorit dhe shfaqet mosbesues ndaj pakësimit të lopëve, deleve dhe dhive. Dy vite më parë, në kulmin e debatit publik mbi ciklin rënës të blegtorisë, kryeministri ironizonte shqetësimin e ekspertëve mbi uljen e numrit të bagëtive në vend.

“…kanë ngordhur të gjithë lopët, janë zhdukur të gjitha delet, janë arratisur të gjitha dhitë? Kush e bën këtë qumësht, mushkat apo e bëjnë analistët që dalin atje e skërmiten në mënyrën më të shëmtuar, duke i hedhur edhe më shumë benzinë një zjarri që është ndezur gjetkë dhe që rrezikon të përcëllojë dhe të djegë gjithë dynjanë?”, deklaronte kryeministri Edi Rama në tetor të vitit 2022.

Por përtej ironisë, shifrat zyrtare tregojnë se Shqipëria po zbrazet edhe nga kafshët vit pas viti.

Blegtoria në krizë

Lexo edhe:

Rast i artë për kuqezinjtë, Mehmeti gabon i vetëm para portës

Formacioni/ Ja si luan sot Kombëtarja, Maran debuton në miqësoren ndaj Izraelit

Të dhënat zyrtare për blegtorinë nga Instituti i Statistikave tregojnë se numri i gjedhëve në shkallë vendi zbriti në 263 mijë gjithsej në fund të vitit 2023. Në vitin 2013, ky numër ishte 498 mijë. Pra, dekadën e fundit, numri i gjedhëve është përgjysmuar.

Referuar shifrave zyrtare, rënien më drastike e kanë pësuar delet, më pas dhitë dhe lopët. Në harkun kohor të dhjetë viteve të fundit, numri i deleve në shkallë vendi u pakësua me 400 mijë krerë, numri i dhive ka rënë me 145 mijë krerë ndërsa lopët janë pakësuar me 124 mijë krerë gjithsej.

Për ekspertët këto të dhëna janë alarmante.

“Sektori ka përjetuar një rënie të frikshme dhe të rrezikshme, që mund të ketë ndikime të rënda në ekonominë tonë rurale dhe furnizimin me ushqime. Kjo situatë kërkon ndërhyrje urgjente dhe politika të reja për të mbështetur fermerët dhe për të stabilizuar sektorin.”, sugjeron Ervin Resuli, ekspert për çështje të bujqësisë dhe blegtorisë.

Cikëlin rënës të blegtorisë, Eduard Sharka e sheh si pasojë të mungesës së mbështetjes dhe politikave të gabuara fiskale.

“Blegtoria është në vështirësi serioze. Shkaku kryesor i rënies së numrit të krerëve janë politikat e gabuara fiskale. Një tjetër arsye janë dhe subvencionet, pasi skemat janë diskriminuese.”- Eduard Sharka, Kryetar i Shoqatës së Fermerëve.

Dëshpërimi i blegtorëve

Altin Kajo, blegtor nga fshati Vajkan i Madh në Fier u kthye nga Italia në 2018 dhe investoi të gjitha kursimet në një fermë blegtorale. Gjashtë vite më parë ai ndoqi gjumrët e të atit që gjithë jetën ishte marrë me blegtori, por sot Altini është penduar.

“Kam 90 lopë, por do ti zhduk. Këta qumështin po na e marrin me 60 lekë për litër, grurin se kam korrur ende se duan të na e marrin për dy lekë, subvencione s’kemi…Jemi në mëshirë të fatit, këta tallen me ne.”, shprehet i trishtuar blegtori.

Ndërsa, Bedri Mema me profesion agronom, ka pasur një nga fermat më të mëdha në Kashar të cilës i vuri drynin dy vite më parë.

“Ferma ime dikur ka numëruar 530 kokë lopë qumështi, sot nuk ka asnjë kokë. Ishte krejt e pamundur t’i mbaja pasi humbja ishte shumë e madhe.”- kujton ai.

“Kështu si është nisur me këtë rënie për 10 vjet s‘ka blegtori. Tjetër gjë nëse ndryshon mënyrat e subvencioneve, por e thënë troç blegtori pa ndihmën e shtetit nuk ka!” – thekson Dema.

Përfundimi

Braktisja e fshatrave, mbështetja e ulët me subvencione dhe politikat e gabuara fiskale po shtyjnë sektorin e blegtorisë në një cikël rënie të paprecedentë. Eksperët i bëjnë thirrje qeverisë të marrë masa urgjente, në të kundërt, blegtoria rrezikon shfarosjen. Të dhënat zyrtare të INSTAT duhet të jenë këmbanë alarmi për qeverinë dhe kryeministrin- këshillojnë ekspertët. Sipas tyre, blegtoria ka nevojë për mbështetje dhe masa konkrete.

/Faktoje

Etiketa: blegtoriadeletgjedhetkafshetlopetRënie drastikeShqiperiazbrazet

Lajme të lidhura

SPORT

Rast i artë për kuqezinjtë, Mehmeti gabon i vetëm para portës

20:32 : 03/06/2026
SPORT

Formacioni/ Ja si luan sot Kombëtarja, Maran debuton në miqësoren ndaj Izraelit

11:39 : 03/06/2026
AKTUALITET

Investigimi i mediave belge: Shqipëria, parajsa e pastrimit të parave që fuqizon mafien

10:47 : 03/06/2026
SPORT

Juljan Shehu: Me Maran do të krijojmë identitet të ri, në fushë ai që e meriton

12:16 : 01/06/2026
AKTUALITET

Fenomeni ‘Super El Nino’ mund të ‘djegë’ Ballkanin deri në vitin 2027, sa rrezikohen Shqipëria dhe Kosova

18:37 : 28/05/2026
AKTUALITET

Ferit Hoxha ‘tmerron” Putinin: Nuk tërhiqemi nga mbështetja për Ukrainën

14:17 : 28/05/2026
Para

REL: Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE do të mbetet në pritje

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom