• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nga Ervis Martinaj te Pëllumb Gjoka, gafat e “të fortëve” që sollën identifikimin e tyre në SKY

09:05 : 30/06/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Shumë nga personazhet e botës së krimit që kanë përdorur aplikacionin “Sky” janë maskuar përmes kodeve dhe nofkave të vendosura, por sërish ata janë treguar të pakujdesshëm në komunikimet që kanë kryer me njëri-tjetrin.

Disa kanë pasur një zhdërvjelltësi të plotë në kryerjen e bisedave, ndërsa disa të tjerë janë siguruar mirë, por sërish një gabim i vetëm ka sjellë zbulimin e plotë të tyre.

Në dhjetëra e dhjetëra biseda, figurat e botës së krimit janë kujdesur të mos zbulohen por koha kaloi dhe ata filluan të bëjnë gabime në aplikacionin “Sky”, pasi kanë ndjerë një siguri të tepruar se ky aplikacion nuk do përgjohej ndonjëherë nga autoritet shqiptare.

Por koha e solli që aplikacioni u zbërthye nga autoritet Francese dhe Belge, duke sjellë dhe shpërndarjen e bisedave.

Ervis Martinaj, njeriu më i kërkuar i Drejtësisë Shqiptare dhe njëherësh personi me fatin më mister rreth ekzistencës ose jo të tij, është zbuluar nga një mesazh i vetëm ngushëllimi.

Lexo edhe:

Dështon për herë të tretë radhazi seanca për dosjen “Metamorfoza”, shkak mungesa e avokatëve

Mungojnë avokatët! Shtyhet sërish seanca për dosjen “Metamorfoza”

Shkodrani Bardhyl Mavraj me përdorues “2Q4RSM” i shkruan në 18 shkurt përdoruesit të kodit “NP8LS4”,: ”…si je shok a je mirë, mora vesh për nusen e axhës. Ngushëllimet e mija, zoti ju forcoftë…”

Ndërsa nga ana tjetër kodi “NP8LS4” i përgjigjet shkurt “…flm…”.

Nga verifikimet që ka kryer prokuroria e Posaçme SPAK dhe nga informacionet e siguruara në rrugë operative nga policia gjyqësore, Bardhyl Mavraj dhe Behar Brajoviq në këtë periudhë, ka pasur kontakte dhe bashkëpunim me biznesmenin Ervis Martinaj.

Nga ana e SPAK është bërë verifikimi i Gjendjes Civili të Ervis Martinaj, babait të tij Mustafës dhe xhaxhait të Ervisit, Faik Martinaj.

Sipas SPAK, Faik Martinaj ka qenë i martuar me Z.Martinaj, e cila ka ndëruar jetë në 13 shkurt 2021. Z…, është gruaja e xhaxhait “axhës” së biznesmenit të lojërave të fatit Ervis Martinaj.

Nisur nga ky verifikim por dhe nga përmbajtja e bisedave të tjera, me kontekst se bisedat për kryerjen e takimeve liheshin tek hotel “Arbëria” në Kurbin, SPAK ka krijuar bindjen e plotë se përdorues i kodit “NP8LS4” i përket përdoruesit, Ervis Martinaj.

Një tjetër kod që ka folur zbuluar totalisht dhe ka qenë më i lehti për tu identifikuar nga SPAK, është ai me emrin “Alkatraz”. Në fakt ky emër personifikon një nga burgjet më të egra në San Francisco të Amerikës. Përdoruesi i këtij kodi ka qenë më trimi, pasi fliste hapur dhe mburrej që ishte Nuredin Dumani.

Mburja dhe identifikimi i tij, pasqyrohet jo vetëm tek emri i koduar “Alkatraz” por edhe tek përdorimi tjetër i emrit të koduar “Toto Rinaa”.

Në 14 shkurt 2021, mbrëmjen e “Shën Valentinit” Bardhyl Mavraj bisedon me përdoruesin e kodit “XNLTTP” “Alkatraz”, ku ky i fundit i shkruan:

”…vlla dua të them nji fjalë për besnikrin time mos e ver dyshim koha tregon. Z’dua as ti t’jesh siklet, unë quhem Nuredin Dumani, “Luli” më njofin datëlindja 1987/26/04…Dua të rrish i qet për çdo gjë, s’jam ke fjalët pork e veprat, zdo zhgënjehesh se unëboj ndrrim…”.

Nga ana tjetër Bardhyl Mavraj i përgjigjet duke shkruar se:“…qosh me jetë vëlla, ishalla vetëm mir dëgjoj për ty por është kjo që nëse bahena me ba punë dhe me nimu njëri-tjetrin, s’do zhgënjehesh as ti. Për sa i përket ati Talos, të them unë personalisht skam asnjë info dhe se njof fare se smë ka pas interesu, por me pyt miq e shokë mase dhe na del diku, por konkrete është puna e këtij Dorit që folëm…”.

Pikërisht duke parë këtë përmbajtje, SPAK ka verifikuar të dhënat e Nuredin Dumanit në Gjëndjen Civile, ku rezultoi se ditëlindja e tij përputhet dhe me përmbajtjen e tekstit.

Ndërsa Klaudor Haka, njeriu që vrojtonte për të vrarë Kleanth Musabelliun është identifikuar nga një moment i vetëm, kur një skuadër e “Shqiponjave”, e kanë arrestuar me një pistoletë në trup.

Klaudor Haka, ka përdorur kodin C5FFC8 dhe në një moment në 16 korrik 2020 ai i dërgon një foto Pëllumb Gjokës, e cila tregon rrugën “Teodor Rusvelt” dhe orjenton në lidhje me banesën e mundshme të një personi që po vëzhgon.

Në vazhdimësi Klaudor Haka, i shkruan Gjokës: ”…kam një favor se jam në lagjen time dhe një xhiro me bo, kam 2-3 veta që i përshëndes…”.

Por teksa mundoheshin dhe bënin planin për të vrarë Kleanthin, në 24 shtator 2020 Behar Bajri i shkruan Pëllumb Gjokës, duke i thënë: ”…e kanë kapur Dorin me armë, a thu kemi mundësi me ja thy gjëlpanën… e kanë kap në Tiranë tek “Liqeni i Thatë”, postobllok tek 1…”.

Nga ana tjetër Pëllumbi i shkruan Beharit: ”…e kanë kap “Shqiponjat”, ja kanë ba fotot sa e kanë kap…”.

SPAK, ka verifikuar dokumentet në komisariatin Nr.1 në Tiranë, duke konstatuar se personi që është arrestuar nga policia në datën 24 shtator 2020 është Klaodor Hakaj.

Nga ana tjetër Olti Bistri, është identifikuar gjatë një bisede që ka zhvilluar me Pëllumb Gjokën, duke i pohuar këtij të fundit se ndodhet jashtë shtetit pasi kishte marë disa ditë lejë. Nga verifikimet e SPAK, rezultoi se Olti Bistri ka marrë lejë në muajin Mars në Drejtorinë e Policisë për të shkuar në Athinë.

Kurse vetë biznesmeni Pëllumb Gjoka, i cili ka përdorur kodin “7142D9” është identifikuar nga vajza e hallës së tij, Lulë Zefi. Në të njëjtë bisedë është identifikuar dhe Ardit Hasanbegaj, i cili në datën 16 shkurt 2020 mbante postin e zv/drejtorit të Policisë Shkodër dhe përdorte kodin “DGLXJM”.

Në 16 shkurt 2020 Hasanbegaj i shkruan kodit 7142D9 duke i thënë:”…shoku, për një tokë në emrin tënd, ka ardhur një femër seç ka bërë një letër ankohej. Ishte ankuar lart dhe na çuan neve, por pa merak se tek mua vjen. Është vajza e një gruaje që ka bërë kontratë toke të një sipërfqe 100 dynym, me sa më kujtohet. Ja kanë marrë nënës me mashtrim dhe mua që ankohem më kanë gjuajtur disa herë dhe kanë dashur të më vrasin. Dhe e kishte me ty. Është e martuar në Laç…”.

Kurse përdoruesi i kodit 7142D9 ia ka kthyer si më poshtë vijon:”…vëlla ajo është vajza e hallës time, është e çmendur, është e çmendur për zotin…”.

Por “DGLXJM” mes të tjerave i shkruante se:”…ti je në rregull, një të trembur 100 dynym, ç’të duhet. I ke futur edhe lejen e resortit tani, na lerë ne fukarenjve…”.

Nga verifikimet e kryera nga SPAK ka rezultuan se personi që kishte shkuar të bentë kallëzimin në policinë Shkodër, është pikërisht Lulë Zefi, e cila është vajza e hallës së biznesmenit Pëllumb Gjoka./ Ora News

Etiketa: ervis martinajgafatPëllumb GjokaSkySMSte fortete

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dështon për herë të tretë radhazi seanca për dosjen “Metamorfoza”, shkak mungesa e avokatëve

17:05 : 05/06/2025
AKTUALITET

Mungojnë avokatët! Shtyhet sërish seanca për dosjen “Metamorfoza”

11:35 : 30/05/2025
AKTUALITET

“Metamorfoza”/ Shtyhet seanca gjyqësore për Pëllumb Gjokën, Oltian Bistrin dhe të pandehurit e tjerë

11:42 : 26/05/2025
AKTUALITET

Gjykata Kushtetuese rrëzon rekursin e Pëllumb Gjokës, nuk i heq sekuestron ndaj tokës në Velipojë

20:31 : 23/05/2025
AKTUALITET

Gazetari: Nëse “zbërthehet” Google Pixel, mund të zbardhet vrasja e Ervis Martinajt

15:36 : 22/05/2025
AKTUALITET

Dosja “Black Eagle” i SKY ECC, vijon gjyqi në Apel! Del në skenë pastrimi i parave në Shqipëri (EMRAT)

10:14 : 22/05/2025
Para

Muçi do të luajë krah Di Marias sezonin e ardhshëm? Ja çfarë thotë presidenti i Besiktas

TË GJITHA

Ish kandidati për deputet i PSD-së fitoi tenderin e restaurimit të Spaçit, i proceduar penalisht disa herë!

14:24 : 07/06/2025

Fyerjet e Anuela Ristanit sulm i mirëllogaritur ndaj gazetarisë kritike

14:18 : 07/06/2025

Vlorë/ Gruaja rrezikoi mbytjen në det, dërgohet me urgjencë në spital

14:13 : 07/06/2025

Përfshihet sërish nga zjarri fusha e mbetjeve në Vlorë, tymi i zi përhapet në qytet

14:05 : 07/06/2025

Debati për Spaçin/ Berisha: Përpjekje e Ramës për të fshehur me bojëra gjëmën që ka ndodhur në atë kamp

13:43 : 07/06/2025

Vlorë/ “Benz”-i merr flakë në ecje, shkrumbohet plotësisht

13:33 : 07/06/2025

Tenton të ikë nga Shqipëria me 194 mijë euro të padeklaruara, izraeliti ndalohet në Rinas

13:22 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com