• Kontakt
Wednesday, October 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Zgjedhjet presidenciale në Iran, Pezeshkian dhe Jalili do të përballen në balotazh

15:37 : 29/06/2024
në BOTA

Irani njoftoi të shtunën se balotazhi për zgjedhjet presidenciale do të zhvillohet më 5 korrik. Vendimi vjen pasi në votimet e djeshme asnjë prej kandidatëve nuk arriti shumicën e nevojshme për të siguruar fitoren.

Në balotazhin e së premtes së ardhshme do të vihen përballë ligjvënësi reformist, Masoud Pezeshkian dhe kandidati i linjës së ashpër, Saeed Jalili.

Kandidati Masoud Pezeshkian duke votuar në Teheran. 28 qershor, 2024
Kandidati Masoud Pezeshkian duke votuar në Teheran. 28 qershor, 2024

Në votime do të zgjidhet pasardhësi i presidentit të vijës së skajshme Ebrahim Raisi i cili vdiq në 19 maj pas rrëzimit të helikopterit më të cilin udhëtonte.

Kandidati Saeed Jalili duke votuar në Teheran, 28 qershor, 2024.
Kandidati Saeed Jalili duke votuar në Teheran, 28 qershor, 2024.

Zëdhënësi i zgjedhjeve, Mohsen Eslami tha të shtunën se nga 24.5 milionë vota të hedhura, kandidati Pezeshkian siguroi 10.4 millionë vota ndërsa Jalili 9.4 millionë. Kryetari i Parliamentit, Mohammad Bagher Qalibaf, mori 3.3 millionë vota ndërsa kleriku i sektit shiit, Mostafa Pourmohammadi, mori më shumë se 206,000 vota.

Sipas ligjit iranian, për të fituar zgjedhjet një kandidat duhet të sigurojë më shumë se 50 përqind të të gjitha votave të hedhura.

Lexo edhe:

Iran/ Teherani mund të humbë statusin e kryeqytetit të vendit, ja arsyeja

Iranianët në ankth nga ndikimi i sanksioneve të rikthyera të OKB-së

Zyrtarët zgjedhorë thanë se pjesëmarrja në votime ishte 39.9 për qind, shifra më e ulët e pjesëmarrjes në zgjedhje në Republikën Islamike të Iranit. Në zgjedhjet që u mbajtën në vitin 2021, ku fitoi Ebrahim Raisi, pjesëmarrja në votime ishte 48.8 për qind ndërsa në zgjedhjet parlamentare të marsit dolën për të votuar 40.6 për qind e zgjedhësve.

Zgjedhjet përkojnë me rritjen e tensioneve në rajon për shkak të luftës mes Izraelit dhe grupeve aleate të Iranit, Hamasit në Gazë dhe Hezbollahut në Liban, si edhe shtimit të trysnisë së Perëndimit lidhur me programin bërthamor të Iranit./VOA

Etiketa: Iranzgjedhje presidenciale

Lajme të lidhura

BOTA

Iran/ Teherani mund të humbë statusin e kryeqytetit të vendit, ja arsyeja

17:10 : 03/10/2025
BOTA

Iranianët në ankth nga ndikimi i sanksioneve të rikthyera të OKB-së

08:52 : 30/09/2025
BOTA

Nobelistja iraniane: Republika islamike nuk ka “asnjë të ardhme përveçse dështimit”

09:13 : 27/08/2025
BOTA

Irani ekzekuton një person të dënuar për spiunazh për Izraelin

08:56 : 06/08/2025
BOTA

Sulm i përgjakshëm në gjykatën e Iranit! Grupi xhihadist vret 6 civilë, 22 të plagosur

17:17 : 26/07/2025
BOTA

Teherani mendon se Siria dhe Azerbajxhani po bëjnë “komplot” kundër Iranit

09:01 : 16/07/2025
Para

'Çmendet' 24-vjeçari në Vlorë, rreh të ëmën

TË GJITHA

Horoskopi, e mërkurë, 8 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/10/2025

Karamuço tregon detaje mbi vrasjen e gjyqtarit Kalaja: Ka video nga momenti i ngjarjes

22:56 : 07/10/2025

Gazetari: Kandidatët për deputet duhet të merrnin një certifikatë pastërtie para hyrjes në Kuvend

22:51 : 07/10/2025

Trump kërkon lirimin e pengjeve, Hamasi tregon kushtet për armëpushim në Gaza

22:46 : 07/10/2025

Agron Shehaj dhe Ermal Hasimja do të mbështesin kandidaturën e Florjan Binajt për Tiranën

22:32 : 07/10/2025

Vuçiç: Serbia do të negociojë me Rusinë për sanksionet amerikane ndaj NIS-it

22:29 : 07/10/2025

BE heq dorë nga vulosja e pasaportave, hyn në fuqi sistemi i ri digjital në kufij

22:18 : 07/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com