• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrasja e “Dodës”/ Gëzim Balla flet nga arratia: S’kam lidhje! Furgonin e gjeti Ervis Fetahu

08:31 : 29/06/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Kur janë mbushur plot 15 vite nga ekzekutimi mafioz i Roland Rexhepit alias “Doda” i Elbasanit, prokuroria e këtij qyteti ka zbuluar dhe nxjerë urdhër-arresti, për personin e pestë që ka marë pjesë në vrasjen e ish-shefit të antidrogës në policinë e Elbasanit.

Bëhet fjalë për Gëzim Ballën, i cili u zbulua nga dëshmia e Donald Hoxhës, i cili ka vendosur të bashkëpunojë me prokurorin e çështjes Xhelian Seferi.

Vetë Donald Hoxha, dy muaj më parë u ekstradua nga Anglia në drejtim të Shqipërisë, pasi u identifikua nga një gjurmë gishtë që Policia Kriminale Shqiptare, kishte çuar në Interpol për verifik. Kjo gjurmë gishti e Donald Hoxhës është gjetur në furgonin e bradhë, që shërbeu si pikë vrojtimi për lëvizjet e Roland Rexhepit.

Sipas dëshmisë së Donald Hoxhës, Gëzim Balla rezulton të jetë njeriu, që në muajin korrik 2009 ka sjellë furgonin tip “Renault” të bardhë nga Maminasi, në Elbasan, pasi e kishte blerë për një shumë prej 1.7 milionë lekësh të vjetra dhe e kishte parkuar shumë pranë hyrjes së pallatit ku banonte Roland Rexhepi.

Por, teksa kjo dosje po trajtohej ditën e djeshme nga emisioni “Në Shënjestër”, i shpalluri në kërkim, Gëzim Balla ndërhyri “live” në emisionin nga arratia dhe mohoi akuzat që të ketë lidhje me vrasjen. Ai përmend emrin e një personi të quajtur Ervis Fetahu i cili sipas Ballës ka blerë furgonin që u përdor për ekzekutimin e “Dodës”.

Lexo edhe:

Vrasja e Gentian Bejtjas/ Zbardhet dosja: Një gjurmë gishti “tradhtoi” Flodian Plakun

Ky është ish-polici që u ekzekutua në Vaun e Dejës, vrasjen e kushëririt se pranoi asnjëherë

Klodiana Lala: Cili është qëndrimi juaj në raport me akuzën e Prokurorisë?
Gëzim Balla: Përveç Donald Hoxhës, në atë dosje nuk njoh asnjë. Nuk kam patur asnjëherë lidhje as shoqërore.

Klodiana Lala: Cili është raporti juaj me Donald Hoxhën? është ekstraduar nga Britania e Madhe…
Gëzim Balla: Njohja është ajo që ka thënë ai. Furgonin që bëhet fjalë e ka gjetur Ervis Fetahu.

Klodiana Lala: Doni të shfajësoni veten tuaj, por përmendni emra që nuk janë të dokumentuar në dosje. Mund t’ia dërgoni Prokurorisë në forma të tjera. Ju e mohoni kategorikisht përfshirjen në këtë ngjarje?
Gëzim Balla: Unë dhe Donaldi e kemi marrë furgonin dhe e kemi çuar deri te stadiumi.

Klodiana Lala: Kishit dijeni ju që do të përdorej për vrasje?
Gëzim Balla: Jo, jo. Absolutisht që jo.

Klodiana Lala: Kur konstatuat që ky automjet u përdor në ngjarje, pse nuk shkove në Prokurori të tregoje që s’ke lidhje?
Gëzim Balla: Pas një muaji e kemi marrë vesh që furgoni u përdor për këtë punë. Ku të shkoja? Me këto hasmëri që janë atje… Mua edhe tani që më morën e më pyetën, më kanë ardhur në shtëpi me presione, largohu nga Elbasani.

Klodiana Lala: Donald Hoxha ju ka thirrur një javë më vonë pasi automjeti është përdorur në ngjarje. Keni dijeni për këtë dëshmi?
Gëzim Balla: Atë nuk e mbaj mend unë. Ne kemi qenë të tre, personi i tretë ka porositur furgonin dhe t’i dalë për zot se ku e ka çuar. Ne e morëm dhe ia dorëzuam te stadiumi. Por se ku e ka çuar ai…

Klodiana Lala: Ju dhash mundësi të flisnit “Në Shënjestër” për të sqaruar pozicionin tuaj, por pse nuk dorëzoheni?
Gëzim Balla: Jam i gatshëm të dorëzohem. Nuk fshihem për shkak të Prokurorisë apo të shtetit. Kur jam marrë në pyetje në Elbasan para dy muaj, në darkë më sollën letër në shtëpi që të largohesh nga Elbasani se do kesh probleme. Se kush ishte nuk e di. Për këto arsye jam larguar nga Elbasani. Unë dhe Donald Hoxha nuk kemi patur dijeni fare se për çfarë është përdorur furgoni.

Etiketa: dodadonald hoxhaErvis FetahuGëzim Ballaroland rexhepivrasja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrasja e Gentian Bejtjas/ Zbardhet dosja: Një gjurmë gishti “tradhtoi” Flodian Plakun

16:19 : 06/08/2025
AKTUALITET

Ky është ish-polici që u ekzekutua në Vaun e Dejës, vrasjen e kushëririt se pranoi asnjëherë

22:59 : 04/08/2025
AKTUALITET

Zbardhet EMRI, ky është burri që u vra me armë zjarri në Vaun e Dejës

21:45 : 04/08/2025
AKTUALITET

Vrasësi rumun i Renato Hoxhajt u prezantua si kapiten anijesh, u arratis pas 6 orësh drejt Greqisë

19:35 : 04/08/2025
Në foto: Flodian Plaku
AKTUALITET

Detajet/ “Pole Qorri” kishte marrë sërish porosi për vrasje, kush e shoqëronte kur u kap

18:39 : 03/08/2025
AKTUALITET

Vrasja e Gentjan Bejtjas, arrestohet në Vlorë atentatori “Pole Qorri” me tre EMRA

17:57 : 03/08/2025
Para

Reagon "Buldozeri" i Onkologjikut: Po më denigroni!Mediat po shantazhojnë drejtësinë

TË GJITHA

Ilir Meta kërkoi lirinë nga burgu, gjyqtari jep dorëheqjen

11:06 : 08/08/2025

Kryeministrin nuk ka kush ta rikujtojë

11:01 : 08/08/2025

Ndihmësdrejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë pranon fajësinë për nxitje të përçarjes

10:51 : 08/08/2025

Ndërkombëtaristë! Lum qeveria që ju ka!

10:49 : 08/08/2025

Dosja “Veliaj”/ Ndihmoi Ajolën për “pastrim parash”, SPAK toleroi Gent Sulën e “Intersig”

10:36 : 08/08/2025

EMRI/ Shpërndante kokainë në zonën e plazhit, arrestohet 43-vjeçari në Durrës

10:30 : 08/08/2025

Izraeli do ta pushtojë tërë Gazën! 5 hapat për përfundimin e luftës

10:27 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com