• Kontakt
Saturday, October 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Bëj si them unë, mos bëj si bëj unë”/ “Leksionet” e Ramës për të drejtën e informimit

22:46 : 26/06/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Nga konferenca kombëtare për të drejtën e informimit, kryeministri Edi Rama tha se e drejta për informim dhe dhënia e informacionit nuk duhen mohuar nëse nuk janë sekret hetimor. Kjo deklaratë bie ndesh me sjelljen refuzuese për dhënie informacioni nga Këshilli i Ministrave, si dhe institucione të tjera shtetërore.

“E drejta e informimit dhe dhënia e informacionit nuk janë sekret hetimor.”, deklaroi kryeministri Edi Rama nga konferenca kombëtare për të drejtën e informimit këtë të mërkurë.

‘Çdo vendim qeverie, çdo vendim institucioni, çdo pjesë e dokumentacionit të çdo marrëveshje, të çdo marrëdhënie kontraktuale që nuk hyn në atë hapësirën e ngushtë të konfidencialitetit, duhet të jetë publike…’, vijoi më tej Rama.

E vërteta është se leksionet e kryeministrit bien ndesh me sjelljen refuzuese të institucioneve shtetërore, për të zbatuar ligjin për të drejtën e informimit.

Memorandumi i Bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe SHBA-ve, dokument ku thuhet se është bazuar ngritja e Komisionit për Dezinformimin, është rasti më i freskët ku Këshilli i Ministrave ka shkelur ligjin për të drejtën e informimit ndaj Faktoje.

Lexo edhe:

“Lubonja: Ajo që bëri Begaj, çështje servilizmi! Të priste vendimin e Kushtetueses

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet, Bushati: Nxorrën pak këmbën nga rrethi, pezulluan çmendurinë e Begajt

Prej muajit prill, Faktoje kërkon të njihet me Memorandumin e firmosur mes Shqipërisë dhe SHBA-së.  Në tejkalim të çdo afati ligjor, procesi i ankimimit pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit vijon të zvarritet prej tre muajsh.

Ky është një nga mijëra rastet kur institucionet shtetërore shkelin ligjin për të drejtën e informimit.

Shkelje ndër vite

Rastet më flagrante lidhen me refuzimet për dhënie informacioni nga një sërë institucionesh lidhur me faturat e shpenzimeve të udhëtimeve të titullarëve jashtë vendit- edhe pas një vendimi gjyqësor.

Kryeministria rezulton një nga institucionet që ka refuzuar të japë faturat e kërkuara nga Faktoje përmes kërkesës për informacion, që në vitin 2019, çështje e cila pret të gjykohet në Apelin e Gjykatës Adinistrative.

Edhe Ministria e Europës dhe Punëve të Jashtme refuzon prej 3 vitesh zbatimin e vendimit të Gjykatës Administrative për dhënien e informacionit se si i kanë shpenzuar titullarët paratë e taksapaguesve në udhëtimet zyrtare. Po ashtu edhe Presidenca e Republikës.

Edhe pse shpenzimet e titullarëve të institucioneve shtetërore paguhen nga buxheti i shtetit e për rrjedhojë janë në interes të publikut i cili paguan për to – në Shqipëri është e pamundur të arrihet transparencë lidhur me këto shpenzime.

“Problemi me transparencën qëndron pikërisht tek procesi i vendimarrjes, tek qëllimet e vendimeve edhe tek mungesa e konsultimit publik para se ato të miratohen. Sot procesi i vendimarrjes ndodh në diskrecion të plotë, në mungesë të trasparencës edhe me pas edhe të llogaridhënies. Megjithëse fjalia është e sinqertë, problemi mbetet i njëjtë, transparenca.”, argumenton Irena Beqiraj, ish këshilltare e kryeministrit Edi Rama.

Ligji dhe “Maliqi”

Ligji për të drejtën e informimit u miratua nga Kuvendi i Shqipërisë në vitin 2014 dhe ka për qëllim të garantojë rregulla konkrete për mbrojtjen dhe shndërrimin e të drejtës së informimit në një të drejtë lehtësisht të zbatueshme në praktikë. Por dhjetë vite më vonë, përfaqësues të shoqërisë civile vlerësojnë se aksesi për informacion cilësor dhe profesional është kufizuar.

“Arsyet lidhen me mënyrën se si zyrtarët e interpretojnë ligjin, do të thotë pjesa më e madhe e zyrtarëve i shmangen detyrimeve ligjore me shkeljen e vazhdueshme të afateve dhe me përgjigje formale, jo përmbajtësore të kërkesave për informim. Dhe me dështimin e komisionerit përkatës për të imponuar standarde të transparencës që lidhen me informacione që duhet të jenë publike.”, argumenton Afrim Krasniqi, drejtues i Institutit për Studime Politik.

Sa më sensitiv të jetë informacioni i kërkuar, aq më e cunguar përgjigjja – thotë Migen Qiraxhi nga Qëndresa Qytetare që sapo ka fituar një beteje dyvjeçare gjyqësore me Universitetin e Tiranës.

“Sistematikisht prej dy vitesh është refuzuar të na vihen në dispozicion kontratat që ky Universitet lidhte me palët e treta. Një informacion i cili do të duhej të ishte publik. Në dy vite betejë me institucionin që refuzonte po edhe me institucionin që siguron zbatueshmërinë e ligjit për të drejtën e informimit, ne e patëm të pamundur që të kishim informacionin e kërkuar. U desh që t’i drejtoheshim Gjykatës Administrative të Tiranës për të marrë të drejtën tonë.”, shprehet Qiraxhi.

Nga viti 2014 e deri në fund të vitit të kaluar, Komisioneri për të Drejtën e Informimit raporton se ka shqyrtuar 6893 ankesa të ardhura nga gazetarë, qytetarë, avokatë dhe Organizata të Shoqërisë Civile.

Listën e ankesave për mos marrje informacioni e kryesojnë gazetarët. Në katër vitet e fundit 1525 gazetarë i janë drejtuar zyrës së Komisionerit për të ndërmjetësuar marrjen e informacionit të kërkuar.

Qendra Res-Publica që prej 10 vitesh monitoron zbatimin e të drejtës së informimit në Shqipëri, në raportin e fundit vlerëson se nuk ka përparime të dukshme në këtë drejtim.

“Në afro 73% të rasteve kërkuesit marrin një përgjigje të plotë pas kërkesës fillestare. Në 8% të këtyre rasteve, kërkuesit marrin përgjigje të pjesshme (shpesh kjo është përgjigje pa përmbajtje, pra joefektive, ndërsa në 27% të rasteve nuk marrin asnjë përgjigje.”, nënvizon raporti.

E ardhmja, parashikon studiuesi Afrim Krasniqi, do të bëhet edhe më e vështirë.

“Për shkak të skandaleve të vazhdueshme, për shkak të konfliktit të madh që ka midis vizionit të qeverisë për informimin dhe nevojave që ka media dhe shoqëria civile për më shumë informacion dhe transparencë, por dhe për shkak të vitit zgjedhor.”, përfundon ai.

/Faktoje

Etiketa: e drejtae informimitleksioneRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Lubonja: Ajo që bëri Begaj, çështje servilizmi! Të priste vendimin e Kushtetueses

22:37 : 09/10/2025
AKTUALITET

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet, Bushati: Nxorrën pak këmbën nga rrethi, pezulluan çmendurinë e Begajt

22:10 : 09/10/2025
Screenshot
AKTUALITET

Florjan Binaj: Me Edi Ramën nuk kam kontakte që prej vitit 2015, jam i zhgënjyer prej tij

20:55 : 09/10/2025
AKTUALITET

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

22:43 : 08/10/2025
AKTUALITET

Rama po mendon të shtojë edhe një tjetër taksë për karburantet

21:00 : 08/10/2025
AKTUALITET

Vizita në Shqipëri “i kushton shtrenjtë” kryebashkiakut të New York-ut

20:44 : 08/10/2025
Para

Horoskopi ditor, e Enjte 27 Qershor/ Zbulo ç'kanë parashikuar yjet për ty

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 11 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 10/10/2025

Ish-nënkryetari i Roskovecit me biznes pa dokumente në qendër të fshatit, nuk paguan taksa

22:56 : 10/10/2025

Tre të ‘fortë’ bllokojnë rrugën e varrezave, Bashkia Mallakastër nuk jep zgjidhje!

22:47 : 10/10/2025

Nëna braktis fëmijën me aftësi ndryshe, refuzon t’i japë kujdestarinë ligjore ish-burrit

22:39 : 10/10/2025

Bashkia Librazhd i jep tenderin 300 mln lekë Arben Avdulit për të parë yjet me teleskop

22:27 : 10/10/2025

Macron riemëron Sebastien Lecornu si kryeministër të Francës

22:25 : 10/10/2025

Danimarka blen 16 avionë F-35 për të forcuar mbrojtjen ajrore

22:03 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com