• Kontakt
Thursday, June 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Dialogu Kosovë–Serbi, pa takim trepalësh në Bruksel

18:57 : 26/06/2024
në RAJONI

Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë, u takuan sot në Bruksel me shefin e politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe të dërguarin evropian Miroslav Lajçak, por jo edhe me njëri tjetrin.

Ndërmjetësuesit provuan një takim të përbashkët në atë që disa vëzhgues të pavarur e shohin si një shfaqje që do t’u mundësonte atyre të deklarojnë se procesi vazhdon, ndërsa palëve mund t’u sigurojë përfitime nga Plani Evropian i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, përmes ripërkushtimit ndaj procesit të normalizimit të marrëdhënieve.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, u the medieve serbe në Bruksel se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti “nuk ka dashur të më shohë. Unë jam kthyer në takim tre herë. Ai person nuk dëshiron të më shohë. Ata thanë që nuk ishte gati për një takim me mua”, tha presidenti serb.

Ai theksoi se gjatë bisedave dypalëshe me ndërmjetësuesit ka theksuar përkushtimin e plotë të Beogradit për vazhdimin e biseidmeve, ndërsa paralajmëroi se javën që vjen në Bruksel priten takime ndërmjet kruenegociatorëve të të dyja palëve.

Shefi i politikës së Jashtme të BE-së Josep Borrell, tha para fillimit të takimit se përgjatë vitit të kaluar procesi u përshkua nga zvarritjet, mungesa e përkushtimit, përparimit e zbatimit dhe mungesa e gatishmërisë për një pajtim.

Lexo edhe:

Qeveria serbe nuk po i përfill kërkesat për media të lira

Vuçiç pretendon se në Serbi pati tentim për puç

“Sot raundi i ri i bisedimeve shpresojmë të përçojë një mesazh tjetër dhe do të përfundojë në një tjetër mënyrë. I dërguari ynë i posaçëm Mirsolav Lajak ka punuar dhe dua të diskutoj me të dy udhëheqësit mbi atë se çfarë është arritur në dialog përgjatë mandatit tonë që nga viti 2019. Gjithashtu do të jetë me rëndësi për ne të kuptojmë më shumë se si të dyja palët e shohin të ardhmen e bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian dhe se si duan ta vazhdojnë këtë proces”, tha zoti Borrell, duke shprehur keqardhjen që palët nuk kanë filluar zbatimin e marrëveshjes së arritur vitin e kaluar për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

“Do të diskutojmë hapat e ardhshëm. Është e qartë se ajo që është arritur duhet të zbatohet. Marrëveshjet janë themeli i veprimit por veprimi duhet të jetë në përputhje me marrëveshjen. Zbatimi është fjala thelbësore dhe sot ne do të punojmë në hapat e ardhshëm konkret për këtë zbatim, tejkalimin e krizave të përditshme deri në angazhimin e plotë në procesin e normalizimit”, theksoi ai.

Kosova nuk ka filluar ende procesin e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërsa Serbia ka thënë se nuk do të zbatojë pjesët e marrëveshjes që çojnë në njohjen ‘de facto’ apo ‘de jure’ të Kosovës.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha në Bruksel se nuk pret asgjë nga biseda me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, por do të dëgjojë me vëmendje zotërinjtë Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak, për të cilët tha se janë duke punuar në rrethana të vështira.

“Ata kanë dikë që i urren shumë serbët dhe jeton për të dëmtuar serbët. Ne do të luftojmë për interesin e popullit tonë në Kosovë dhe për të vënë në dukje pozitën e vështirë të popullit tonë”, tha presidenti serb, duke ritheksuar se Kosova nuk ka bërë asgjë për të zbatuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha para se të nisej për në Bruksel se “marrëveshja e bën normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me njohjen de facto, së paku de facto, në qendër. Prandaj kjo është zgjidhja evropiane e fqinjësisë së mirë por e cila nuk është realizuar deri më sot për shkak se para se të kemi edhe zbatim të marrëveshjes, kemi pasur shkelje sistematike të saj që ka kulmuar me letrën e ish kryeministres serbe (Ana) Bërnabiç nga 13 dhjetori i vitit të kaluar ku Serbia praktikisht u tërhoq nga marrëveshja bazike dhe prej aty na vijnë që të gjitha problemet”.

Takimi i sotëm mund të jetë i fundit nën ndërmjetësimin e zotit Borrell i cili në vjeshtë duhet t’i lërë postin pasardhësit të tij, zgjedhja e të cilit mund të vendoset ditëve të ardhshme në takimin e udhëheqësve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Në fund të mandatit është edhe i dërguari Lajçak i cili është emëruar ambasador i bllokut në Zvicër, por gjatë vizitës së fundit në rajon tha se do të qëndrojë në postin aktual deri në muajin janar.

Takimi i sotëm sipas vëzhguesve të pavarur është një mundësi për zyrtarët evropianë që të pohojnë se procesi i normalizimit po vazhdon dhe palët janë të përkushtuara për të zbatuar marrëveshjen, me të cilën kushtëzohet përparimi drejt integrimeve evropiane.

Të dyja palëve u është kushtëzuar edhe ndarja e parave nga Plani Evropian i Rritjes për Ballkanin Perëndimor me përparimin në bisedime dhe ky mund të ketë qenë nxitësi kryesor për pjesëmarrjen e tyre në takimin e sotëm.

Takimi i fundit ndërmjet të dy udhëheqësve është mbajtur në shtator të vitit të kaluar, pak ditë para ngjarjeve të 24 shtatorit, kur një grup serbësh të armatosur sulmoi policinë e Kosovës në fshatin Banjskë në veri duke vrarë një oficer policie. Tre nga sulmuesit mbetën të vrarë gjatë përleshjeve./VOA

Etiketa: albin kurtiDialogu Kosovë – SerbiVucic

Lajme të lidhura

RAJONI

Qeveria serbe nuk po i përfill kërkesat për media të lira

08:27 : 03/06/2025
BOTA

Vuçiç pretendon se në Serbi pati tentim për puç

15:14 : 02/06/2025
RAJONI

Kurti-opozitës: Votuat Zajednicën, Specialen e demarkacionin, sot s’e votoni Albulena Haxhiun

22:29 : 31/05/2025
RAJONI

Dështon edhe seanca e 24-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

11:38 : 31/05/2025
RAJONI

Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme: Do t’i mposhtim bindshëm

21:49 : 30/05/2025
BOTA

“Fabrikat tona duhet të punojnë”, Vuçiç – Putinit: Po gënjeni për eksportin e armëve

15:50 : 30/05/2025
Para

"AS" për Silvinjon: Nuk ka rinovuar me Shqipërinë, pritet që në javët e ardhshme…

TË GJITHA

Portugalia “gjunjëzon” Gjermaninë në Mynih, CR7 dërgon luzitanët në finalen e Nations League

23:08 : 04/06/2025

Horoskopi, e enjte, 5 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 04/06/2025

Trazira në burgun Marassi të Xhenovas, përfshihen rreth 200 të burgosur/ Video

22:54 : 04/06/2025

Koloneli Dritan Demiraj: Shqetësimi më i madh për SHBA-në është Kina, jo Rusia

22:50 : 04/06/2025

Spektakël në Mynih, Portugalia përmbys Gjermaninë me Cristiano Ronaldon (Video)

22:40 : 04/06/2025

Lufta në Ukrainë, Gjermania kërkon më shumë sanksione ndaj Rusisë

22:39 : 04/06/2025
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82

Për çfarë marrin më shumë hua shqiptarët? Kredia konsumatore arrin në 92 mld lekë në 3-mujorin e parë

22:34 : 04/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com