• Kontakt
Monday, June 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Luan Rama: Përse e gjithë kjo festë, mburrje naive idiote kur vendimi merret më 28 qershor…

20:24 : 19/04/2018
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputeti i LSI-së, Luan Rama, ka ironizuar festën e mazhorancës lidhur me rekomandimin për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Përmes një komenti në rrjetet sociale, Rama shkruan “përse kaq shumë zhurmë mburrjesh naive e idiote po aq, aq sa edhe zyrtarë të shtetit e deputetë flasin për çelje apo hapje të negociatave, për ditë historike, për ngjarje të madhe e të tjera si këto, kur vendimi nuk është marrë ende, e madje nuk dihet a do të merret më 28 qershor?!”

Absurdi i një feste dhe negociatat e paçelura!

Delir, ekstazë, fjalime me tone festive, patetizëm naiv e krekosje idiote, konferenca shtypi, blice aparatesh, kamera gjithkund e kameramanë që shtyhen, sekush për të mos humbur shansin për të fiksuar çdo detaj apo grimasë, njerëz të gëzuar që nuk e dinë se përse, raporte që dorëzohen zyrë më zyrë prej të njejtës dërgatë si një vit më parë e sipas një rituali të rëndomtë e grotesk, fjalime në parlament, e përsëri shterngime duarsh, konferenca shtypi, deklarata, pozime fallco para kamerave, grimasa, buzeqeshje, nënqeshje, ngërdheshje, përqeshje!…

Kjo është atmosfera e Tiranës zyrtare këto ditë, kinse prej një raporti dhe rekomandimit të Komisionit Europian për Këshillin Europian, ku më 28 qershor, ministrat e punëve të jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Europian do të duhet të marrin vendim, për t’i çelur ose jo negociatat me Shqipërinë!

Dhe që kjo të bëhet e mundur, pra që negociatat të çelen, duhet që në Këshillin Europian të mos ketë asnjë votë kundër!

Lexo edhe:

“Mami vrau babin për të na shpëtuar ne”, modelja rrëfen historinë e saj tragjike

Emri/ Shiste drogë, arrestohet i riu në Vlorë

Atëherë përse gjithë kjo festë? Përse kaq shumë zhurmë mburrjesh naive e idiote po aq, aq sa edhe zyrtarë të shtetit e deputetë flasin për çelje apo hapje të negociatave, për ditë historike, për ngjarje të madhe e të tjera si këto, kur vendimi nuk është marrë ende, e madje nuk dihet a do të merret më 28 qershor?!

Sepse, për dreq edhe një vit më parë kështu ndodhi; Komisioni Europian i rekomandoi Këshillit çeljen e negociatava me Shqipërinë, raporti u dergua me dërgatën njësoj si këtë herë zyrë më zyrë prej Kryeministrit, Presidentit e me rradhë tek të tjerët, por Këshilli nuk e miratoi rekomandimin!

Festë absurde e qesharake për një vendim që ende nuk është marrë!

Shqiptarët duhet ta dinë: nuk janë çelur ende negociatat e BE-së me Shqipërinë! Ka vetëm një rekomandim, rutinë e punës së Komisionit, vendimi për të cilin merret me 28 qershor!

Ndaj, me shpresën që Këshilli Europian t’a miratojë rekomandimin e Komisionit Europian për çeljen e negociatave me Shqipërinë, na e kurseni festën, na e kurseni zhurmën mburramane dhe idiotësinë e deklaratave të denja vetëm për frekuencat e paligjshme të ERTV!

E, për ta kuptuar më mirë absurdin e kësaj feste idiote e zhurme të pakuptimtë, ia vlen t’ju sjell në vëmendje disa vargje nga poema e Ismail Kadaresë “Tirana në dimër”:

“Mesdita ia beh, si grua e dehur tapë.

Temperatura e dollari zbresin prap.

Po shqyhen celularët: okej, shkërdhatë,

Rrofsh, je yll bote, e tung, e top, e trap.

A shqip është kjo llahtarë apo dreqnisht?

Për gjithçka flitet, heshtet për gjithçka.

Ja të dy palët, xhelatë, viktima e ish,

Kujtime shkruajnë netëve me mllefe të mëdha.

Po ç’është ky popull që në gropë i shtrirë

Kujton aq krenarisht se është në majë?”

 

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

“Mami vrau babin për të na shpëtuar ne”, modelja rrëfen historinë e saj tragjike

10:00 : 16/06/2025
AKTUALITET

Emri/ Shiste drogë, arrestohet i riu në Vlorë

09:52 : 16/06/2025
SHOW BIZ

Mes golfit dhe tenisit, influencerja amerikane ngre temperaturat me pozat seksi/ FOTO

09:40 : 16/06/2025
AKTUALITET

Kur përfundon i “nxehti afrikan” në Shqipëri? Meteorologu e zbulon: Presim shi ditën…

09:30 : 16/06/2025
AKTUALITET

Mbolli kanabis buzë përroit të fshatit, arrestohet 59-vjeçari në Roskovec/ EMRI

09:29 : 16/06/2025
AKTUALITET

Vrau ish-gruan me thikë, shqiptari: Kisha tentuar edhe 3 herë të tjera ta ekzekutoja

09:19 : 16/06/2025
Para

Bleona Qereti mban fjalën: Nxjerr emrat e politikanëve që i kanë kërkuar

TË GJITHA

“Mami vrau babin për të na shpëtuar ne”, modelja rrëfen historinë e saj tragjike

10:00 : 16/06/2025

Emri/ Shiste drogë, arrestohet i riu në Vlorë

09:52 : 16/06/2025

Mes golfit dhe tenisit, influencerja amerikane ngre temperaturat me pozat seksi/ FOTO

09:40 : 16/06/2025

Kur përfundon i “nxehti afrikan” në Shqipëri? Meteorologu e zbulon: Presim shi ditën…

09:30 : 16/06/2025

Mbolli kanabis buzë përroit të fshatit, arrestohet 59-vjeçari në Roskovec/ EMRI

09:29 : 16/06/2025

Vrau ish-gruan me thikë, shqiptari: Kisha tentuar edhe 3 herë të tjera ta ekzekutoja

09:19 : 16/06/2025

Alarm për tregun e punës, aftësitë e punonjësve shqiptare sa 37% e atyre në BE

09:08 : 16/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com