• Kontakt
Saturday, July 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi Euro 2024

TKZ reagon pas eliminimit të Shqipërisë: Përjetuam emocione të rralla në tribuna

19:07 : 25/06/2024
në Euro 2024, SPORT

Tifozat Kuq e Zi të Kombëtares kanë reaguar duke bërë një përmbledhje të tre ndeshjeve dhe spektaklit shqiptar në tribunat e stadiumeve të Euro 2024, aty ku luajti Kombëtarja.

Eliminimi i kuqezinjve nuk e ka zbehur hovin e mbështetësve, me TKZ dhe shqiptarët që nuk zhgënjyen. “Kemi 21 vite që punojmë për të bërë bashkë tre komponentë, – thonë TKZ, – shqiptarët të veshur kuqezi, himni i kënduar nga të gjithë dhe lojtarët e tifozët të bëhen një”.

Më pas ata shprehin falenderimet për gjithë bashkëpunëtorët, teksa në vendtakimet e tyre në Gjermani u formua Shqipëria Etnike, me tifozë nga gjithë trevat shqipfolëse.

Mesazhi i plotë i Tifozave Kuq e Zi:

Përfaqësimi i dytë i Shqipërisë në Kampionatin Evropian të Futbollit “EURO 2024” i tregoi më së miri vlerat në rritje jo vetëm të lojës së Kombëtares sonë, por edhe të organizimit të tifozerisë shqiptare. Lumi kuqezi i tifozëve tanë me këngë e brohoritje, në përkrahje dhe mbështetje të Kombëtares sonë, u zhvendos nga Dortmundi kundër Italisë, në Hamburg kundër Kroacisë, për ta përfunduar rrugëtimin e vet në Dyseldorf kundër Spanjës. Ishim të shumtë në numër dhe pjesa më e madhe e tifozëve i kanë ndjekur të tria ndeshjet. Erdhëm nga të gjitha anët e globit, nga Amerika e Kanadaja e deri tek Australia e largët; kuptohet se shumica dërrmuese vinte nga Trojet dhe mërgimtarët e shpërndarë në Evropë. Mikpritja e vëllezërve dhe motrave, që jetojnë në Gjermani, ka qenë vërtet e mrekullueshme.

Lexo edhe:

“Shqipëria, Kolumbia e Evropës”/ Eurodeputeti gjerman kundër anëtarësimit në BE

TKZ: Një herë na eliminuam dhe FSHF e Dukës u dënua me gjobën marramendëse

Ajo çfarë kemi ëndërruar si Tifoza Kuq e Zi dhe për të cilën kemi punuar fort gjatë këtyre 21 vjetëve në përkrahje të Kuqezinjve tanë, si brenda në vend ashtu edhe jashtë, u arrit gjatë këtyre tre ndeshjeve:
1. Shqiptarët u bënë bashkë të veshur KUQ e ZI.
2. Himni Kombëtar u këndua prej të gjithëve.
3. Lojtarët dhe tifozët u bënë NJË.

Do t’i mbajmë mend gjatë emocionet e bukura që na i dhuruan djemtë tanë në fushën e lojës, por do të mbahet mend edhe më gjatë dashuria e pafundme që tifozeria shqiptare e ka për skuadrën e vet të zemrës. Jemi të sigurt se Kombëtarja jonë do të rritet vit pas viti, pasi si drejtimi i ri ashtu edhe lojtarët e rinj premtojnë shumë, dhe ne do të jemi aty krah tyre, si lojtari i 12-të, për t’iu dhënë zemër në fushën e lojës dhe për t’i shijuar arritjet e merituara. Shqiptaria ishte fitimtari i vërtetë i këtyre ndeshjeve, ku treguam edhe njëherë se vetëm bashkë jemi më të fortë!

Një falënderim i veçantë për organizimin e vendtakimeve dhe marshimeve të Tifozave Kuq e Zi në të tria këto qytete, ku luajti Kombëtarja jonë, iu shkon përfaqësuesve tanë të Gjermanisë, të cilët janë përkujdesur që gjithçka të ishte në nivelin më të mirë të mundshëm. Bashkëpunimi me organizatorët e UEFA-s dhe policinë vendore ka qenë i shkëlqyer. Madje, nuk kanë munguar as lavdërimet nga ana e tyre për organizimin dhe sjelljen tejet të mirë të tifozëve jashtë dhe brenda stadiumit.

Pavarësisht vështirësive të ndryshme për këto organizime, për arsye të motit dhe ndryshimeve nga ana e policisë, djemtë dhe vajzat e TKZ-së bënë të mundur që vendtakimet të shndërroheshin në Shqipëri Etnike, pasi pjesëmarrësit ishin të të gjitha trevave. Tifozat Kuq e Zi, me Sabitin në ballë, i kanë prirë marshimeve, ku anëtarëve tanë iu bashkëngjitën një numër tejet i madh i tifozëve shqiptarë në një frymë të lartë bashkimi kombëtar. Aty ishim të gjithë bashkë vetëm për një qëllim: lartësimin e ngjyrave kuq e zi!

Faleminderit nga zemra të gjithëve!

Tifozat Kuq e Zi
O sa mirë me qenë Shqiptar!

Etiketa: EURO 2024ShqiperiaTKZ

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Shqipëria, Kolumbia e Evropës”/ Eurodeputeti gjerman kundër anëtarësimit në BE

22:08 : 25/07/2025
SPORT

TKZ: Një herë na eliminuam dhe FSHF e Dukës u dënua me gjobën marramendëse

14:53 : 23/07/2025
AKTUALITET

Shkenca në zbrazje: “Ikja e trurit” po gërryen të ardhmen kërkimore të Shqipërisë

12:18 : 23/07/2025
AKTUALITET

I nxehti pushton Shqipërinë, njihuni me parashikimin e motit për sot

08:07 : 23/07/2025
SPORT

Rezultatet e dobëta në Europë, Shqipëria mund të humbasë dy ekipe në kompeticionet e UEFA-s

16:05 : 22/07/2025
AKTUALITET

Valë e fortë dhe e zgjatur e të nxehtit do prekë Shqipërinë, temperaturat kapin “rekord”

16:58 : 21/07/2025
Para

Si po i injoron Kuvendi 7 vendime të Gjykatës Kushtetuese

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e shtunë 26 Korrik 2025! Ja çfarë thonë yjet për secilën shenjë

22:57 : 25/07/2025

Zjarri përfshin nënstacionin e Ibës, ndërpritet energjia në disa zona të Tiranës

22:50 : 25/07/2025

Skandal në Britani/ Ylli i “Top Boy” akuzohet për përdhunim dhe sulm seksual

22:39 : 25/07/2025

Zyrtare/ Vora transferon një brazilian, Vinicius firmos për debutuesit e Superiores

22:38 : 25/07/2025

Sekuestrimi i pasurive/ Ish-ambasadori Edmond Çaça bleu truall 2.1 mln euro tek “Jordan Misja”

22:29 : 25/07/2025

Polemika në MLS, Messi ndëshkohet për mospjesëmarrjen në All-Star Game

22:26 : 25/07/2025

Temperaturat në Greqi arrijnë në gati 46 gradë Celsius

22:17 : 25/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com