• Kontakt
Monday, August 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandali me mikro-kreditë/ Qytetarja ka paguar kredi dhe qira për shtëpinë që s’e mori kurrë

22:48 : 19/06/2024
në AKTUALITET

Në redaksinë e Fiks Fare ka ardhur një tjetër skemë që përdornin institucionet që mblidhnin kreditë e këqija, ku disa drejtues, pronarë, përmbarues e punonjës janë akuzuar për skemën e zhvatjes.

Kësaj herë pre ka rënë një emigrante, e cila ka ardhur për të ndihmuar të vëllanë, por e ka parë veten si kreditore kur “s’kam marrë asnjë qindarkë kredi në Shqipëri”. Por, jo vetëm që “mori kredi”, por edhe shtëpinë e sekuestruar kësaj familje, kjo emigrante u “detyrua” që të paguante qira mujore …

Lindita Dena tregon për Fiks Fare se i vëllai bashkë me një shokun e tij kishin marrë një kredi në një nga bankat e nivelit të dytë me vlerë 20 milion lekë të vjetra. “Historia vijoi se unë vij me pushime dhe i thonë vëllait që shtëpia jote ka dalë në ankand në vitin 2017. Shtëpia ndodhet në Fushë Krujë, është shtëpi private. Në Tiranë shkova te kreditë e këqija, mbas Ministrisë së Drejtësisë. Më duket se Micro Credit. MCA-ja.

Unë aktualisht nuk jetoj në Shqipëri dhe se di si funksionon procedura këtu. Ata më thanë se vëllai duhet të rinovojë një kredi. I thashë që ia paguaj unë se ai ishte në proces ndarje dhe doja të mos merrej vesh. Doja të mirën e vëllait tim. Aty nuk di ça kanë bërë. E kam paguar këtë shtëpi, qiranë dhe kam paguar 3 milionë që kam hapur këtë dosjen te banka. Unë shkova atje dhe i thashë se aty ka familjarë brenda te shtëpia që kishin marrë. Më nxirrni familjarët që të paguaj shtëpinë.

Unë paguaja edhe kredinë edhe qiranë” thotë znj. Dena. Ajo tregon se nuk ka marr asnjëherë kredi në Shqipëri, ndërkohë në dokumentet që i paraqiti gazetarëve të Fiksit emri i saj figuron se kredi marrëse dhe dorëzane e vëllait të saj më shumën 450 mijë lekë.

Lexo edhe:

Inceneratori fantazmë i Tiranës fitoi 10 mln euro vitin e kaluar, por ku shkuan paratë?

Afera “5D”/ Kërkoi ndryshimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Redi Mollës

Ndërkohë që në kohën që vëllai bashkë me shokun kanë marrë kredinë Lindita nuk ka qenë fare në Shqipëri. Nuk është njoftuar që është kredi marrëse, por vetëm ka qenë e rregullt në pagesat mujore ku paguante 180 mijë lekë të vjetra qiranë e shtëpisë dhe kredinë diku tek 100 mijë lekë të vjetra.

Fiks Fare shfletoi dokumentet e denoncueses, ku rezulton se shtëpia e lënë kolateral kishte kaluar në pronësi të Micro Credit. Madje, MCA-ja ia dha në vitin 2017 me qira denoncueses, e cila paguante çdo muaj edhe “kredinë e pa marrë” edhe shtëpinë që nuk qëndroi asnjë ditë brenda.

Megjithëse paguante një shumë mujore, ajo dhe vëllai s’kanë jetuar asnjë ditë në atë banesë. Madje, nuk morën asnjë informacion për mënyrën që duhet të ndiqnin për ta riblerë. Por, vijonin të paguanin dhe të mbaheshin peng nga MCA-ja, në një skemë zhvatëse pafund.

“Shkova te Stacioni i Trenit dhe i thashë më jep dokumentet ta paguaj shtëpinë kesh. Ata më thonë se nuk e di ku janë dokumentet. Pasi s’më dhanë asnjë përgjigje,asnjë dokument unë fillova të mos paguaj. Pas ca kohësh më thonë se ti je filanja, po i them. Më thonë se ke një shtëpi në Fushë Krujë, po i them. Më përgjigjen se shtëpia jote do të dalë në ankand se keni marrë një kredi. Po unë s’kam marrë kurrë kredi, por vetëm kam hedhur lekë në bankë. Më detyruan që të shes shtëpinë time në Fushë Krujë mos ma merrnin ata. E shita, ç’të bëja nga frika.

Ndërkohë shtëpinë e vëllait ku kanë jetuar prindërit? Ka qenë në emër të vëllait, tani e ka banka. Tani pse mos ta marr unë. Lekët i duan ata po shtëpi s’kanë. Kam paguar lekët dhe shtëpi s’kam pas kurrë” tregon Lindita.

Denoncuesja ka paguar çdo muaj kredi dhe qira. Por, s’e ka gëzuar kurrë atë shtëpi të lënë trashëgimi nga familja. Madje, pas presioneve të punonjësve të MCA-së, është detyruar të shesë edhe shtëpinë. Ky rast është një skemë tjetër e përdorur nga MICRO CREDIT, ku megjithëse kësaj familje i ka marrë shtëpinë e lënë kolateral, e ka detyruar që t’a marrin me qira dhe t’i bëjnë letrat për një kredi të re, pa i dhënë asnjë qindarkë./TCH

Etiketa: aferamikro krediparaqiraskamndali

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Inceneratori fantazmë i Tiranës fitoi 10 mln euro vitin e kaluar, por ku shkuan paratë?

21:46 : 01/08/2025
AKTUALITET

Afera “5D”/ Kërkoi ndryshimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Redi Mollës

14:42 : 01/08/2025
AKTUALITET

Policia apel shqiptarëve, zbulon skemën mashtruese: Kujdes! Iu vjedhin para nga llogaria bankare

16:43 : 24/07/2025
SHOW BIZ

Roza Lati flet për vajza që shesin trupin për para: Prostitucioni është “zanat” i vjetër!

16:33 : 24/07/2025
AKTUALITET

Rama i jep privatit edhe Kalanë e Lëkurësit në Sarandë e të Rozafës në Shkodër

08:03 : 23/07/2025
AKTUALITET

Raiffeisen Bank pjesë e skandalit BANKERS, lejoi tërheqien e parave të sekuestruara nga Tatimet

10:56 : 22/07/2025
Para

Horoskopi ditor, e Enjte 20 Qershor 2024

TË GJITHA

Rama injoron kritikat ndërkombëtare për Kodin e ri Penal: Të alarmuarit të shmangin diellin

15:22 : 04/08/2025

Çudira shqiptare! Ndoc Kulla merr 5.5 mln € tendera pasi u mor i pandehur nga SPAK

15:17 : 04/08/2025

Shqiptarët harxhojnë 103 mln euro në vit për riparimin e kompjuterëve dhe elektroshtëpiakeve

15:13 : 04/08/2025

Një vjedhje që duhet mbuluar, kë përfshin grabitja e një vile tek kompleksi “Valamar”

14:58 : 04/08/2025

Shpërthen bombola e gazit në Vlorë, banorët në panik

14:45 : 04/08/2025

SPAK i komunikon aktakuzën Metës, avokati: S’ka prova të reja, kërkojmë hetim për lobimin

14:36 : 04/08/2025

Në kërkim për ngacmim seksual, arrestohet 56-vjeçari në Bulqizë

14:28 : 04/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com