• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Balliu për Marca: Shqipëria jofavorite në Europian? Mund të kthehet në favorin tonë!

18:49 : 14/06/2024
në SPORT

Europiani në Gjermani do të jetë i pari në karrierën e Ivan Balliut.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare do kërkojë të lërë gjurmë me ngjyrat kuqezi, për të cilën shprehet tepër i emocionuar.

Për “Marca”, futbollisti 31-vjeçar është shprehur se e zgjodhi Kombëtaren shqiptare pasi kishte luajtur në një Kampionat Europian dhe dëshironte ta përsëriste edhe duke dhënë kontributin e tij.

Gazetari: Sa për entuziazmin, je mirë. Po nervoz, je?

Balliu: Nervoz, ende jo, sepse jemi larg gjithçkaje, por të premten do të stërvitemi në stadiumin e Dortmundit dhe atje do të jemi pak nervozë. Është hera e dytë që shkojmë në Europian dhe po shkojmë në formë.”

Lexo edhe:

Serbia zbarkon sot në Tiranë, ja programi i rivalëve të Shqipërisë para ndeshjes

FORMACIONI/ Silvinjo e nis nga Broja, zgjidh disa balotazhe. Ja si pritet të luajë Shqipëria me Serbinë

Gazetari: Të qenit në listën e Shqipërisë ishte një sfidë profesionale… Si u thërrite nga kombëtarja?

Balliu: “Po, është e vërtetë që në Europianin e parë (2016) nuk e kisha marrë ende pasaportën time shqiptare dhe pikërisht për këtë e shoh si një mundësi e dalë. Po luaja në Francë kur mora kërkesën, sepse mbiemri Balliu është shumë i përhapur në Shqipëri. Më kontaktuan dhe me ndihmën e tyre filluam të kërkonim dokumentacionin që të bëhesha lojtar ndërkombëtar. Nuk do të gënjej, ishte e vështirë të mblidhja gjithçka, por ndihmën e federatës, gjithçka u bë më e lehtë.”

Gazetari: Si e ke përjetuar përvojën e të qenit ndërkombëtar?

Balliu: “Shumë mirë. Që kur kam ardhur, niveli i gjithçkaje ka ndryshuar: qyteti sportiv, lojtarët… Dhe niveli i ekipit po rritet shumë dhe pas pak vitesh do të jemi Kroacia tipike, ose një vendi i tillë. Ky është objektivi. Kemi lojtarë shumë të rinj, në skuadra shumë të mira, shumica e tyre në Serinë A italiane dhe pas 3, 4 vitesh do të jenë në ekipe të mëdha.”

Gazetari: Çfarë do të thotë për ty, si mbrojtës krahu, që skuadra shqiptare të drejtohet nga dy persona që e njohin shumë mirë atë pozicion, si Silvinjo dhe Zabaleta?

Balliu: (Qesh) Nuk e di këtë fatin që kam me mbrojtësit e krahut, sepse kam pasur edhe Iraolën, kam debutuar me Panuçin… Kam gjithmonë pak më shumë presion, por në fund të japin pikëpamjet e tyre dhe t’i bëjnë gjërat më të lehtë.

Gazetari: Si e vlerëson faktin që Shqipëria cilësohet si ‘Hirushja’ e grupit B të këtij Europiani?

Balliu: “Është e qartë që të tre kundërshtarët tanë i quajnë të marra pikët tona, por ne do të luftojmë. Do të përpiqemi të jemi të fortë në mbrojtje dhe të kalojmë pak më shumë në kundërsulm. Mund të jetë gjë mirë që Shqipëria të cilësohet si jofavorite në këtë Europian.

Gazetari: Në fakt, si spanjollë nuk do të donim të rrezikonim ditën e fundit ndaj Shqipërisë.

Balliu: “Edhe unë shpresoj që Spanja të vijë e kualifikuar në ndeshjen tonë, të bëjë pak rotacion, të vijë pak më e qetë e të na lërë të fitojmë diçka, fundja të dalim edhe në vend të tretë, që të kualifikohemi”.

Gazetari: Dhe a mund ta imagjinosh një duel Niko Uilliams-Balliu atë ditë?

Balliu: E njoh mirë… Dy krahët e Spanjës janë të jashtëzakonshëm, duhet të mos i lësh të marrin frymë që të marrin sa më pak topa. Shpresoj që Spanja t’i bëjë detyrat e shtëpisë dhe ne të përballemi me dikë tjetër.

Gazetari: A ka ndonjë anësor të La Liga-s që t’i ka bërë gjithmonë gjërat të vështira?

Balliu: Ky profil lojtarësh është shumë i vështirë: Niko, Vinicius… Ti e di që edhe nëse jeni duke e fituar ndeshjen për 80 minuta, ata kanë një personalitet të atillë që edhe nëse gjërat nuk po u shkojnë mirë, me një aksion ata të shënojnë. Janë aq vendimtarë saqë edhe nëse duket sikur kanë bërë një ndeshje të keqe, mbeten ende lojtarë shumë të vështirë.

Gazetari: Por Silvinjo dhe Zabaleta po përgatisin diçka për këtë lloj sfide, apo jo?

Balliu: Për momentin po përgatitemi për ndeshjen me Italinë. Në fund të fundit, të tre skuadrat janë të ngjashme, planifikimi i ndeshjes pak a shumë do të jetë i njëjtë.

Gazetari: Si është një ditë normale në kampin shqiptar, teksa përgatiteni për Europianin?

Balliu: Ka shumë ndryshime me klubet për sa i përket organizimit. Më duket një botë tjetër. Por zgjohemi, hamë mëngjes… Sot, për shembull, stërvitja është pasdite, dhe në mëngjes është mundësia për të bërë disa lëvizje me trajnerët fizikë në palestër, ose nëse jo, mund të luani pingpong, minifutboll, bilardo dhe gjithçka. Pastaj, hamë, bëjmë një sy gjumë dhe stërvitemi pasdite.

Gazetari: Si është të jetosh në një ekip multikulturor?

Balliu: Shumë mirë, është një kënaqësi. Kemi gjithçka këtu për t’u argëtuar dhe kemi rivalitete miqësore në bilardo ose pingpong.

Gazetari: A ka ndonjë lojtar shqiptar që duhet ta ndjekim nga afër e t’i shënojmë emrin?

Balliu: Më pëlqen shumë mbrojtësi i majtë, Mario (Mitaj), një lojtar shumë i mirë që luan në Rusi. Një lojtar i tipit Miguel Gutierrez, i cili luan mirë brenda. Mendoj se nëse e largojnë nga Girona, ai mund të përshtatet. Pastaj është (Ernest) Muçi, të cilin Beshiktashi e bleu tani në Krishtlindje dhe është shumë i mirë për të luajtur brenda dhe në krah, dhe ka gjuajtje të mirë. Do të përmendja edhe (Nedim) Bajramin, (Kristjan) Asllanin dhe (Armando) Brojën, që mendoj se është një bishë fizike me një profil të ngjashëm me Darvinin (Nunez). Me një top të gjatë pas mbrojtjes, ai mund të krijojë një shans i vetëm dhe është shumë i zoti me topin.

Gazetari: E ke këtë lidhje me Brojën?

Balliu: Po, edhe pse nganjëherë atij pëlqen të zbresë, pasi nuk jemi ekip që e mbajmë shumë topin. Topi e thërret dhe shumë herë ai zbret në gjysmë të fushës dhe unë i them ‘Ti, shëno ca gola e na jep klasifikimin’.

Gazetari: Për një ekip si Shqipëria, ky Europian und të jetë një vitrinë e mirë për shumë futbollistë. A keni këtë mendim ti e kolegët e tu?

Balliu: Absolutisht. Ditën tjetër ishim në sauna dhe isha me (Arbër) Hoxhën, një anësor i ri që do të debutojë në këtë Europian dhe për të është shumë e rëndësishme të luajë mirë në këtë turne. Ai e di se do të jetë e vështirë të jetë titullar, por sa herë që del në fushë, ai dëshiron të ketë një ndikim të madh sepse është një vitrinë shumë e madhe. Ai është një anësor shumë i çekuilibrues dhe këmbëngulës, nga ata që u shkakton vështirësi mbrojtësve të krahut. Po, e ndien tensionin, sepse kjo mundësi mund të të hapë shumë dyer.

Etiketa: EURO 2024Ivan BalliuKombëtarjaShqiperia

Lajme të lidhura

RAJONI

Serbia zbarkon sot në Tiranë, ja programi i rivalëve të Shqipërisë para ndeshjes

11:09 : 06/06/2025
SPORT

FORMACIONI/ Silvinjo e nis nga Broja, zgjidh disa balotazhe. Ja si pritet të luajë Shqipëria me Serbinë

10:13 : 06/06/2025
SPORT

Orges Shehi nuk i trembet Serbisë: Lojtarët të zhvishen nga emocionet, fitojmë ne

21:10 : 05/06/2025
AKTUALITET

Indeksi: Shqipëria mes vendeve që shkelin vazhdimisht të drejtat e punëtorëve

19:35 : 05/06/2025
SPORT

“Broja i duhet Shqipërisë, por të përmirësohet”, sugjerimi i Josës: Kjo është zgjidhja e duhur për të!

18:57 : 05/06/2025
SPORT

Afrohet sfida me Serbinë, Kombëtarja merr lajmin e mirë në seancën e sotme stërvitore

18:13 : 05/06/2025
Para

Si të ulni nivelet e larta të yndyrnave në gjak

TË GJITHA

“Robin Hudi izraelit”/ Misteret e beduinit të armatosur nga Izraeli për të luftuar Hamasin

15:49 : 06/06/2025

Efektet e kremit mbrojtës, dermatologët rrëzojnë mitet, si dhe sa duhet aplikuar

15:46 : 06/06/2025

EMRAT/ Ndryshohet sërish kreu i Kadastrës së Vlorës

15:39 : 06/06/2025

Tentoi të fuste naftë kontrabandë në Qafë Thanë, arrestohet 38-vjeçari

15:26 : 06/06/2025

Kaos në Fushë-Milot, radhë ta gjata kilometrike automjetesh drejt bregdetit të Shëngjinit

15:15 : 06/06/2025

Shkeli dënimin e dhënë për akuza të rënda, përfundon në qeli shqiptari në Itali

14:54 : 06/06/2025

Rrezikoi mbytjen në det, shpëtohet 14-vjeçarja në Vlorë

14:49 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com