• Kontakt
Wednesday, November 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Treni i fundit për në BE, pa Ramën në bord, raportin e KE-së e lexon “mbrapsht”

16:38 : 18/04/2018
në KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Politikën thotë se e ka pasion, jo profesion dhe që në fillim kur mori pushtetin e madh kryeministror, u shpreh se do luftonte për të bërë shtet, jo për të mbajtur pushtet. Por pesë vite më pas, kryeministri Edi Rama në oponionin publik shqiptar ka humbur shumë pikë. E njëjta gjë e ndjek edhe në arenën ndërkombëtare, ku fillimisht pati një shkëndinjë shprese edhe nga vendi që mban gjallë dhe ende në këmbë BE-në Gjermani. Ardhja e Merkel për pak orë në Tiranë, ishte sinjal që Ramës po i jepej një dorë për të lënë diçka për vendin. Si një mundësi që Shqipëria të mos renditej më ndër vedet e vogla me namin më të madh si vendi më i korruptuar në Europë dhe si shteti prej të cilës të vetmin “eksport” serioz të mallrave, ka kanabisin…

Por pesë vite më Ramën kryeministër, fenomeni korrupsion në mos në vend, duket se ka njohur rritje, gjithashtu kanabizimi në vitin 2016 fundosi përfundimisht shpresën se një erë e re mund të niste në politikën shqiptare. Rama zhgenjeu, jo vetëm partnerët ndërkombëtarë, po më shumë shqiptarët, që i dhanë mundësinë dy herë radhazi për të drejtuar pushtetin, madje në zgjedhjet e fundit ia besuan plotësisht, pa pasur të tjerë “në timon”. Sot kryeministri doli në rolin e tij, atë të vërtetin, ku i entuziazmuar nga propozimi i KE-së për hapjen e negociatiave me shqipërinë si vend kanidat për në BE, tentoi të merrte të gjithë meritën personale.

“Shqipëria sot nuk është ajo që ishte dje. Ne sot jo vetëm që jemi gati, por ne sot hyjmë në një fazë të re të përgatitjeve për tu ulur në tryezën e negociatave. Përpjekje për të na vonuar, për të na penguar, jo për arsyen tonë do të ketë patjetër në këtë proces, por ne do t’i kalojmë të gjitha”, tha Rama. E konsideron Shqipërinë gati për të qenë kandidat “serioz” për tu bërë anëtari i 29-të i Bashkimit Europian. Por progres-raporti i KE-së, duket se është lexuar “mbarpsht” nga kryeministri Edi Rama. Nëse do kishte notë vlerësuese, ajo do ishte një 5 me hatër, me shpresën se diku nga vjeshta nota do përmirësohet.

Ja çfarë thotë raporti për sektorët kyç: Për administratën publike: “Shqipëria është mesatarisht e përgatitur në reformën e administratës së saj publike. Përpjekjet vazhduan, duke rezultuar me njëfarë përparimi në efikasitetin dhe transparencën e shërbimeve publike të ofruara, trajnimin e nëpunësve civilë”. Sistemi gjyqësor: “Sistemi gjyqësor i Shqipërisë ka njëfarë niveli përgatitjeje. Zbatimi i reformës së thellë dhe të plotë të drejtësisë ka vazhduar, duke rezultuar me një përparim të mirë në përgjithësi”. Lufta kundër korrupsionit: “Shqipëria ruan njëfarë niveli përgatitjeje në luftën kundër korrupsionit”. Dënimet e zyrtarëve të lartë: “Dënimet e zyrtarëve të nivelit të lartë kanë ndodhur kryesisht në gjyqësor (gjyqtarë dhe prokurorë); megjithatë, dënimet përfundimtare për zyrtarët e rangjeve të larta mbeten përgjithësisht shumë të ulëta. Korrupsioni mbetet mbizotërues në shumë fusha dhe vazhdon të jetë një problem serioz”. Lufta kundër krimit të organizuar: “…Shqipëria ka njëfarë niveli përgatitjeje në luftën kundër krimit të organizuar. Numri i dënimeve përfundimtare në rastet e krimit të organizuar ka mbetur shumë i ulët dhe është rritur vetëm fare pak…”. Zhvillimi ekonomik: “Shqipëria ka bërë njëfarë progresi dhe është mesatarisht e përgatitur për zhvillimin e një ekonomie tregu funksionale”.

Lexo edhe:

Aksident i rëndë në Tiranë, mjeti bie në humnerë, humbin jetën dy persona

Konfirmimi i gjyqtarit Julian Haxhiu mbetet në fuqi në KPA

E parë në tërësi, pikat kyçe të raportit nuk japin shumë shpresë dhe dukshëm goditjen kryesore e merr qeveria. Megjithatë Rama raportin nëse e ka lexuar ka tentuar t’i japë nota optimiste, duke mos u përbajtuar në prepotencën, që këtë herë nuk i eci, pasi e bëri përballë ndërkombëtarëve. Mënyra si po e percepton integrimin e vendit mund ta lerë edhe më pas, çka do “humbë shansin” për të qenë në trenin e fundit që “shpie” qytetarët shqiptarë drejt BE-së.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksident i rëndë në Tiranë, mjeti bie në humnerë, humbin jetën dy persona

15:38 : 12/11/2025
AKTUALITET

Konfirmimi i gjyqtarit Julian Haxhiu mbetet në fuqi në KPA

15:37 : 12/11/2025
SPORT

Kualifikueset e Botërorit, Kombëtarja shqiptare mbërrin në Andorra (Video)

15:25 : 12/11/2025
AKTUALITET

Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset

15:25 : 12/11/2025
AKTUALITET

U ekzekutua krahu i tij i djathtë Gilmando Dani, Emiljano Shullazi mungon në gjyqin “Revanshi”

15:09 : 12/11/2025
AKTUALITET

Kërkoi mandatin në Kushtetuese, GJK rrëzon kërkesën e Naureda Llagamit

15:01 : 12/11/2025
Para

58-vjeçari Collina, lë zyrat e UEFA-s i rikthehet aktivitetit në fushë

TË GJITHA

Aksident i rëndë në Tiranë, mjeti bie në humnerë, humbin jetën dy persona

15:38 : 12/11/2025

Konfirmimi i gjyqtarit Julian Haxhiu mbetet në fuqi në KPA

15:37 : 12/11/2025

Kualifikueset e Botërorit, Kombëtarja shqiptare mbërrin në Andorra (Video)

15:25 : 12/11/2025

Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset

15:25 : 12/11/2025

U ekzekutua krahu i tij i djathtë Gilmando Dani, Emiljano Shullazi mungon në gjyqin “Revanshi”

15:09 : 12/11/2025

Kërkoi mandatin në Kushtetuese, GJK rrëzon kërkesën e Naureda Llagamit

15:01 : 12/11/2025

Bllokohen 75 ton misër nga Serbia në Hanin e Hotit

14:48 : 12/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com