• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Joe Biden jep hollësi për marrëveshjen që mund t’i jepte fund luftës në Gazë

22:24 : 31/05/2024
në BOTA

Presidenti Joe Biden dha të premten hollësi mbi një marrëveshje prej tre fazash, të propozuar nga Izraeli për militantët e Hamasit, që sipas tij do të çonte në lirimin e pengjeve të mbetura në Gazë dhe mund t’i jepte fund luftës së ashpër, gati 8-mujore në Lindjen e Mesme

Presidenti Biden shtoi se Hamasi “nuk ka më kapacitete” për të kryer një sulm tjetër në shkallë të gjerë ndaj Izraelit.

Gjatë deklaratës dhënë në Shtëpinë e Bardhë, presidenti demokrat e cilësoi propozimin si një “udhërrëfyes për një armëpushim të qëndrueshëm dhe për lirimin e pengjeve”.

Presidenti tha se faza e parë e marrëveshjes së propozuar do të shtrihej në një periudhë 6 javore dhe do të përfshinte “armëpushim të plotë”, tërheqjen e forcave izraelite nga të gjjtha zonat e populluara të Gazës, lirimin e një numri të personave që po mbahen peng, përfshirë, gra, të moshuar dhe të plagosur, në këmbim të lirimit të qindra palestinezëve të burgosur.

Lexo edhe:

Izraeli e pranon: Në Gaza mbështesim një grup të armatosur kundër Hamasit

Gjermania ka kohë tre vite për të riorganizuar ushtrinë

Shtetasit amerikanë që po mbahen peng duhet të lirohen përgjatë kësaj faze dhe po ashtu trupat e pajetë të atyre që janë vrarë do duhej t’u ktheshin familjeve të tyre. Në këtë fazë, ndihma humanitare do të shtohet, 600 kamionë me ndihma do të hyjnë çdo ditë në Gazë.

Faza e dytë do të përfshijë lirimin e të gjithë pengjeve të mbetur gjallë, përfshirë ushtarët dhe forcat izraelite do të tërhiqen nga Gaza.

Faza e tretë parashikon fillimin e rindërtimit të Gazës, për çka do të nevojiten dekada të tëra, pas shkatërrimeve të shkaktuara nga lufta.

Por Presidenti Biden pranoi se zbatimi i marrëveshjes nuk do jetë i lehtë, duke thënë se një sërë “detajesh duhet të negociohen” për të kaluar nga faza e parë në të dytën.

Komentet e zotit Biden erdhën pasi ushtria izraelite konfirmoi se forcat e saj tani po veprojnë në pjesët qendrore të Rafahut, ndërsa zgjerojnë ofensivën në qytetin jugor të Gazës. Presidenti Biden tha se ky “një moment vërtet vendimtar.” Ai shtoi se Hamasi ka deklaruar se dëshiron armëpushim dhe se marrëveshje e propozuar nga izraelitë është një mundësi që ata ta provojnë “nëse e duan vërtet këtë (armëpushimin)”.

Izraeli është përballur me kritika në rritje nga faktori ndërkombëtar lidhur me strategjinë e tij të shkatërrimit të vazhdueshëm në Gazë, me një kosto të lartë në jetët e civilëve. Bombardimet izraelite dhe ofensivat tokësore kanë vrarë më shumë se 36,000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës, që kontrollohet nga Hamasi, e cila nuk bën dallim midis luftëtarëve dhe civilëve.

Izraeli nisi luftën në Gazë pas sulmit të Hamasit më 7 tetor, në të cilin militantët sulmuan Izraelin jugor, vranë rreth 1200 njerëz, kryesisht civilë dhe rrëmbyen rreth 250 vetë, sipas të dhënave izraelite. Izraeli thotë se rreth 100 persona mbahen ende peng në Gazë dhe po ashtu Hamasi po mban edhe trupat e pajetë të 30 pengjeve./VOA

Etiketa: GazaJoe Bidenlufte

Lajme të lidhura

BOTA

Izraeli e pranon: Në Gaza mbështesim një grup të armatosur kundër Hamasit

17:17 : 07/06/2025
BOTA

Gjermania ka kohë tre vite për të riorganizuar ushtrinë

16:17 : 07/06/2025
BOTA

Lufta në Gaza, Izraeli në vështirësi, përballet me një mungesë prej 10 mijë ushtarësh

21:29 : 06/06/2025
BOTA

NATO bie dakord për një program gjigant armatimi

20:40 : 05/06/2025
BOTA

Bajram mes luftës dhe urisë, nuk ka festë për palestinezët në Gaza

20:32 : 05/06/2025
BOTA

Nis epoka e armëve me lazer, Izraeli dhe Rusia i përdorën ato për të rrëzuar dronë

18:48 : 05/06/2025
Para

U shpall fajtor për 34 akuza/ Kulla: Trump edhe po të jetë i dënuar do bëhet president

TË GJITHA

Akuzat e Rusisë për shtyrje të shkëmbimit të të burgosurve! Ukraina: Moska po luan lojëra të pista!

21:14 : 07/06/2025

VIDEO/ Luhen minutat e para, Mario Mitaj rrezikon portën e serbëve

21:01 : 07/06/2025

Çfarë i ndodh trupit kur ju pickon mushkonja dhe mënyrat si t’i mbani larg

20:53 : 07/06/2025

“Mora Fjalë”, momente emocionuese para sfidës, tifozët shqiptarë këndojnë njëzëri (Video)

20:40 : 07/06/2025

E rëndë në Tiranë, i mituri bie nga kati i gjashtë i pallatit

20:27 : 07/06/2025

Analiza: Cilat mund të jenë pasojat e përplasjes Trump-Musk?

20:19 : 07/06/2025

Analisti sportiv kritikon formacionin e Silvinjos: Këtë lojtar nuk mund ta lija jashtë ndaj Serbisë

20:19 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com