• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Moti i keq/ Përgjaken rrugët e Shqipërisë, disa aksidente brenda pak orësh, 8 të plagosur, 1 i vdekur

21:44 : 25/05/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Kjo e shtunë ka regjistruar disa aksidente për shkak të motit të keq dhe manovrave të gabuara e fatkeqësisht i ka marrë jetën një 40-vjeçari.

8 persona raportohet se janë plagosur nga këto aksidente. Fatmirësisht të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën në spital.

  • Aksident me vdekje në Tiranë, i riu përplasi 40-vjeçarin, ndërron jetë në spital

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë. Një 21-vjeçar ka aksidentuar me mjetin e tij një 40-vjeçar, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital.

“Më datë 25.05.2024, rreth orës 21:30, në Sauk, mjeti me drejtues shtetasin A. K., 21 vjeç, ka aksidentuar shtetasin H. A., 40 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital.”- njofton policia.

Lexo edhe:

Dhunohen dy vëllezërit nga Laçi/ Njëri dyshohet i plagosur me armë zjarri, zbardhen identitetet

Plagoset me thikë 51-vjeçari në Sarandë, niset në gjendje të rëndë drejt Tiranës/ EMRI

  • Aksident i 4-fishtë në Durrës, 7 të plagosur

Një aksident i 4-fishtë ka ndodhur në Plepa të Durrësit pasditen e sotme ku kanë mbetur të plagosur 7 persona.

“Rreth orës 20:10, në lagjen nr. 13 Durrës, në aksin rrugor Plepa-Kavajë, janë përplasur 4 automjete me drejtues shtetasit A. D., G. L., E. M., dhe E. H.

Si pasojë e përplasjes kanë shkuar për kontroll mjekësor në spitalin rajonal në Durrës, 6 shtetas pa probleme për jetën, ndërsa shtetasja Xh. H., 61 vjeçe është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.”- njofton policia.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.

  • Aksident në Korçë, përplasen dy makina, plagoset një grua

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Korçës. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në rrethana ende të paqarta e si pasojë ka mbetur e plagosur një grua, që ndodhej në njërën nga mjetet. Kjo e fundit është nisur drejt spitalit të Korçës për ndihmë mjekësore.

Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë lagështia në rrugë dhe një manovër e gabuar.

  • Aksident në Librazhd-Përrenjas, furgoni përmbyset në mes të rrugës

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Librazhd-Përrenjas, pranë fshatit Qukës. Një automjet tip furgon ka dalë nga rruga dhe është përmbysur anës aksit.

Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa nga përplasja është dëmtuar pjesërisht furgoni.

Paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të motit të keq dhe lagështisë në rrugë.

Në furgon ishte duke udhëtuar vetëm shoferi i cili fatmirësisht ka arritur të dalë pa dëmtime serioze.

  • Dëmet që shkaktoi moti i keq

Po ashtu, për shkak të motit të keq që përfshiu vendin këtë pasdite, fasada e një pallati në Tiranë është dëmtuar. Mësohet se disa pllaka janë shkëputur nga kati i fundit i një pallati 7-katësh.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kongresi i Manastirit” përballë shkollës “Çajupi”.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Për shkak të motit të keq, dhjetëra automjete kanë mbetur në trafik pasditen e sotme, në Rrugën e Arbërit, pasi një automjet tip furgon nuk ka arritur të ngjisë by passin duke bërë kështu edhe bllokimin e mjeteve të tjera.

Kamioni është bllokuar për shkak të motit të keq me reshje shiu që pushtoi vendin këtë pasdite.

Moti i keq shkaktoi problematika edhe në Elbasan. Reshjet e dendura kanë krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve kryesisht në aksin rrugor nga Bradasheshi që të çon në hyrje të qytetit, por edhe në drejtim të autostradës Elbasan-Tiranë. Uji ka vërshuar në rrugë, duke shkaktuar edhe vështirësi në qarkullimin e makinave.

Banorët e Elbasanit raportuan se për shkak të madhësisë së kokrrës së breshërit, disa automjete janë dëmtuar.

Si pasojë e reshjeve është rënduar trafiku edhe në kryeqytet, ndërsa u raportuan problematika në disa akse.

Etiketa: Aksidenteplagosje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dhunohen dy vëllezërit nga Laçi/ Njëri dyshohet i plagosur me armë zjarri, zbardhen identitetet

10:40 : 05/06/2026
AKTUALITET

Plagoset me thikë 51-vjeçari në Sarandë, niset në gjendje të rëndë drejt Tiranës/ EMRI

09:37 : 05/06/2026
AKTUALITET

Plagosje me armë zjarri gjatë natës në Vlorë

08:05 : 05/06/2026
BOTA

Incident në Aeroportin e Frankfurtit, dëmtohet një “Boeing 787”, 10 të plagosur

19:43 : 04/06/2026
AKTUALITET

Efektivi i plagosur në Maliq, mjekët e Traumës: Ka marrë plumb në nofull, do t’i nënshtrohet operacionit

11:24 : 04/06/2026
AKTUALITET

Dy persona u plagosën nga shpërthimi i një bombe në Përmet, policia jep detaje

15:23 : 03/06/2026
Para

Eliminohet finalisti i parë, kush hoqi dorë nga çmimi i madh i "BBV"

TË GJITHA

Dhunohen dy vëllezërit nga Laçi/ Njëri dyshohet i plagosur me armë zjarri, zbardhen identitetet

10:40 : 05/06/2026

Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkanit Perëndimor në BE

10:36 : 05/06/2026

Vrau policin e “Shqiponjave”, autori kishte përfituar subvencione në bujqësi edhe pse ishte në kërkim prej vitesh

10:30 : 05/06/2026

Breshëri plumbash me kallashnikov ndaj policisë, çfarë u gjet në stanin ku fshihej Violand Braçellari?

10:16 : 05/06/2026

Nga “Sarajet e Surrelit”, tek bllokimi i pasaportës, dritë-hijet e ndërtuesit Carapuli që “fshehu” vilën e Ballukut

10:12 : 05/06/2026

Zbardhet ngjarja në Vlorë, 37-vjeçari u vetëplagos duke pastruar armën e gjahut

10:11 : 05/06/2026

Drejtori i Hekurudhës, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

10:02 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom