• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gati edhe për drejtimin e PD, Argita Malltezi ndan në qëndrime deputetët demokratë

15:11 : 25/05/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Gatishmëria e shprehur nga Argita Malltezi për t’u angazhuar me kohë të plotë në politikë, pa përjashtuar më si dikur as drejtimin e Partisë Demokratike, ka sjellë reagime të ndryshme të grupit parlamentar.

Të pyetur nga A2CNN, Ferdinand Xhaferri është mes atyre që hapur kundërshtojnë idenë e kalimit të lidershipit nga Sali Berisha te e bija.

“E para njëherë është trashëgimia politike, që nuk është gjë pozitive. E dyta Berisha ka qenë kryetar, presidenti, kryeministër dhe në mënyrë të padiskutueshme brenda kësaj PD-je të mbetur është një garë e pabarabartë nëse do konkurrojë me çdo individ. Si mundësi e hapur është, por nisur nga këndvështrimi tjetër se çfarë i duhet sot PD-së dhe opozitës mendoj nuk është një skenar që ka shanse që mundtë ekzekutohet me sukses dhe këtë gjë e kupton më mirë zonja Berisha.”

Nga grupi i deputetëve që mbështet Gazment Bardhin, nënvizohet nevoja për garë të ndershme.

“Përmes garës të gjithë janë të mirëpritur. Duhet një garë e ndershme dhe e drejtë. Unë besoj se demokratët janë aq të ndërgjegjshëm për ta bërë një gjë të tillë”, tha Zheni Gjergji.

Lexo edhe:

Kompania lobuese korrigjon letrën në DASH: Berisha është aktiv në politikë, por s’ka post në Qeveri

Rikthimi i Donald Trump në Presidencë, Bushati: “Mini suksese” për opozitën shqiptare

Më të butë në qëndrime janë ata që njihen si mbështetës të Berishës.

“Çdokush lejohet të garojë. Gara është e ndershme kur plotësohen kushtet, nëse të gjithë do të jenë të barabartë. Çdo anëtarë i PD është i lirë të kandidojë. – A është trashëgimi politike? -Nëse fiton… por ajo e meriton”, u shpreh Albana Vokshi.

“Demokracia do të thotë votë, kushdo të  futet të votojë, të dalë dhe të fitojë. Garat i bëjnë mirë demokracisë”, deklaroi Asllan Dogjani.

“Këtu ndryshon PD nga Partia Komuniste, Socialiste, se në këtë parti mund të kandidojë gjithsecili”, tha Xhelal Mziu.

Të tjerë, i shmangen mbajtjes së qëndrimeve. “Ne kemi kryetar Sali Berishën, kur të hapet gara flasim”, pohoi Ina Zhupa.

“Unë nuk e kam dëgjuar këtë deklaratë, por një herë tjetër do të përgjigjem për të gjithë zhvillimet në PD”, tha Jorida Tabaku.

Belind Këlliçi ishte i pari nga njerëzit pranë Berishës, që u pozicionua hapur kundër trashëgimisë së lidershipit.

“E bëmë njëherë një gabim, me dikë që u vendos aty në formën e një trashëgimtari dhe ju fal drejtimin e Partisë Demokratike. Nuk e ka më luksin Partia Demokratike të trashëgojë askush pozicionin e drejtuesit të mëparshëm”, nënvizoi ai.

Edhe deputeti Dashnor Sula është shprehur kundër, duke e cilësuar si goditje ndaj opozitarizmit.

Etiketa: Argita MallteziDeputetetdrejtiminfutjaPartia Demokratikepolitikeqendrimet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kompania lobuese korrigjon letrën në DASH: Berisha është aktiv në politikë, por s’ka post në Qeveri

20:14 : 04/08/2025
AKTUALITET

Rikthimi i Donald Trump në Presidencë, Bushati: “Mini suksese” për opozitën shqiptare

21:10 : 28/07/2025
AKTUALITET

“Kamikaz”/ Lapaj shpërthen ndaj Shabanit: Më kishin paralajmëruar për ty, më preve në besë

15:06 : 27/07/2025
AKTUALITET

Zhegu veror dhe tajfuni politik

10:39 : 21/07/2025
AKTUALITET

“Furtunë” edhe në Tiranë? Punonjësit e bashkisë dhe deputetët e PS përballë Ramës, çfarë pritet nesër…

17:01 : 13/07/2025
BOTA

VIDEO/ Skena kaotike në parlamentin e Bolivisë, deputetët përplasen fizikisht

20:47 : 10/07/2025
Para

Piramida/ Veliaj premtoi qendrën më të madhe digjitale në Ballkan, por e mbushi plot me bare

TË GJITHA

Zjarr i madh mes fshatrave Picar dhe Humelicë në Gjirokastër

21:05 : 08/08/2025

“Luftë” për ushqim në Gaza, ballkoni shembet dhe zë poshtë turmat e palestinezëve (Video)

21:00 : 08/08/2025

“Benzi” përmbyset jashtë rruge në Fier, plagosen tre persona

20:52 : 08/08/2025

Nga Gjesti, Laerti e deri te Loredana, Rozana tregon se si i ka marrëdhëniet me ish-banorët e BBV

20:38 : 08/08/2025

Shkëndija shpartallon Shkupin në javën e parë të kampionatit maqedonas

20:32 : 08/08/2025

Një i vdekur, teksa Greqia vazhdon “luftën” me zjarret! Evakuohen disa zona

20:25 : 08/08/2025

“Ishte klubi im i ëndrrave”, Eden Hazard tregon pse dështoi te Real Madrid

20:21 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com