• Kontakt
Friday, October 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Komisioni anti-korrupsion i Ramës/ Tabaku: Nuk siguron pavarësinë e SPAK, do merrni atributet e KKIE

13:20 : 23/05/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Gjatë mbledhjes së sotme të Konferencës së Kryetarëve, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Bledar Çuçi ka propozuar që të miratohet ditën e hënë, datë 27 maj në Kuvend, draft-rezoluta për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian.  Për shqyrtimin e këtij propozimi tha Çuçi do duhet të parashikohen edhe disa orë diskutimi për deputetët në seancë plenare.

Bëhet fjalë për propozimin e socialistëve për ngritjen e një komisioni të posaçëm parlamentar për të forcuar luftën kundër korrupsionit dhe shtetin e së drejtës, por që gjatë mbledhjes ka hasur kundërshtinë e deputetes së PD-së, Jorda Tabakut.

Gjatë fjalës së saj në Konferencën e Kryetarëve, Tabaku deklaroi se Qeveria pranon korrupsionin dhe mungesën e vullnetit politik, teksa theksoi se kur ajo ka propozuar ndryshime ligjore për të luftuar korrupsionin, janë rrëzuar nga ana e socialistëve.

Sipas Tabakut, rezoluta e PS-së nuk ka asnjë informacion për procesin që do të ndjekë dhe se çfarë funksionesh do t’i merren Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian dhe komisioneve permanente. Ajo shtoi më tej se nuk ekziston siguria që ky komision do të ruajë pavarësinë e institucioneve të drejtësisë, si SPAK-u.

Jorida Tabaku: Më vjen mirë që lufta kundër korrupsionit duhet ndryshojë dhe qeveria pranon që kemi një korrupsion endemik dhe sot ekziston në të gjithë institucionet. Tani kush ka folur e paska pasur të drejtë. Rezoluta që ju propozoni çon miratimin e ngritjes së një komisioni të posaçëm dhe disa elementë që ne mendojmë se kanë nevojë për një debat më të gjerë se sa debati në Kuvend. Kam dorëzuar disa ndryshime ligjore për të luftuar korrupsionin me ndryshime që i vijnë në ndihmë kësaj beteje dhe që u refuzuan nga PS. Mazhoranca i rrëzoi duke mohuar korrupsionin. Sot, qeveria pranon korrupsionin dhe mungesën e vullnetit politik. Ju kërkoni të krijoni një Komision AdHoc që merr funskione nga Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian dhe pa asnjë argument.

Lexo edhe:

“Shenjë autoritarizmi”/ Rama synon të kufizojë kontrollin gjyqësor mbi vendimet e inspektorateve

Rama: Bajram Begaj e ka firmosur me vullnetin e tij dekretin për zgjedhjet

Rezoluta juaj nuk ka informacion për procesin që do ndjekë. Nuk kemi asnjë informacion se çfarë do ndodhë me këtë komision të posaçëm se çfarë funksionesh do i merren komisioneve permanente dhe gjithashtu edhe Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian. Keni bllokuar Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian me vullnet për të penguar dakordësinë që kemi pasur për krijimin e këtij institucioni dhe bllokuar punën e këtij institucioni me vetëdije. Kështu doni t’i merrni atributet që i cakton ligji miratuar bashkarisht Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian?

Ne e kemi të shenjtë pavarësinë e institucioneve të drejtësisë sidomos SPAK. Ne nuk kemi asnjë siguri që do ruhen këto pavarësi institucionale nga ky komision. Mungesa e kësaj sigurie na bën të jemi skeptikë duke parë punën tuaj. Parlamenti ka dhe 5 muaj punë dhe nuk mund të themi që qeverisë i lindi vullneti politik për të luftuar korrupsionin pas 3 madnateve në qeveri me thellim korrupsioni. Parlamenti ka kaluar ligje për interesa specialë me votën e mazhorancës dhe kjo rezolutë nuk i zhbën këto ligje speciale dhe votat e mazhorancës për to. Lufta kundër korrupsionit duhet të ketë dakordësi dhe ka një bazë nga ku mund të niset. Rezoluta nuk mund të jetë një përpjekje për të hequr të drejtat e opozitës.

Ndërkohë, Çuçi, duke iu përgjigjur shqetësimeve të Tabakut theksoi se s’ka mbivendosje me kompetencat e asnjë komisioni tjetër dhe as me punën e Këshillit Kombëtar të Integrimit.

Bledar Çuçi: Nuk mund ta bëjë qeveria këtë gjë prandaj po marrim një iniciativë të tillë në Parlament. Qeveria është një nga institucionet që do të raportojë për mirëqeverisjen dhe luftën kundër korrupsionit. S’ka asnjë merak për mbivendosje kompetencash nga Këshilli i Integrimit Europian apo komisionet e tjera. Procesi Screenig është burimi kryesor që na çon në marrjen e kësaj iniciative duke e shpallur prioritet luftën kundër korrupsionit dhe mirëqeverisjen. Padiskutim që mazhoranca ka barrën kryesore sepse i është deleguar sovraniteti nga qytetarët, por ne kemi kërkuar gjithëpërfshirje në Parlament për ta udhëhequr këtë iniciativë

Etiketa: Jorida TabakukomisionikorrupsionRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Shenjë autoritarizmi”/ Rama synon të kufizojë kontrollin gjyqësor mbi vendimet e inspektorateve

18:54 : 03/10/2025
AKTUALITET

Rama: Bajram Begaj e ka firmosur me vullnetin e tij dekretin për zgjedhjet

18:42 : 03/10/2025
AKTUALITET

Belinda Balluku përjashton Elisa Spiropalin nga fushata në Tiranë

18:06 : 03/10/2025
AKTUALITET

Nard Ndoka: Rama në hall me SHBA-të, ja kanë thënë me zarf që je i padëshirueshëm

18:49 : 02/10/2025
AKTUALITET

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

18:08 : 02/10/2025
AKTUALITET

Kërkoi lirinë, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Veliajt

14:52 : 02/10/2025
Para
Kryetari i KPK-së. Roland Ilia  dhe ish-kryetarja Pamela Qirko gjatë dorëzimit të detyrës

KPK nuk zbaton vendimin gjyqësor për të zbuluar sponsorin e vet privat

TË GJITHA

EMRI/ Vrasje me armë zjarri në Lezhë, viktima ka edhe shenja dhune

19:29 : 03/10/2025

Vuçiç: Të gjithë po përgatiten për luftë

19:17 : 03/10/2025

Gjendet një person i vdekur nga banorët e zonës në Tale të Lezhës

19:04 : 03/10/2025

Lëvizja Bashkë nxjerr Arlind Qorin si kandidat për bashkinë e Tiranës

19:00 : 03/10/2025

“Shenjë autoritarizmi”/ Rama synon të kufizojë kontrollin gjyqësor mbi vendimet e inspektorateve

18:54 : 03/10/2025

Batutat e Ramës me Macron për Trumpin, reagon Shtëpia e Bardhë

18:43 : 03/10/2025

Rama: Bajram Begaj e ka firmosur me vullnetin e tij dekretin për zgjedhjet

18:42 : 03/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com