• Kontakt
Friday, May 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

AADF: Dhurojmë mbi 6 mln dollarë për Butrintin, por nuk jemi ne menaxhuesit e tij

20:21 : 15/05/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Përfaqësues të Fondacionit Shqiptaro – Amerikan për Zhvillim (AADF) theksuan sot se projekti i tyre për menaxhimin e Butrintit synon vetëm ruajtjen e pasurive arkeologjike dhe shtimin e vizitorëve në atë zonë me rëndësi të madhe të trashëgimisë kulturore të Shqipërisë.

Në fund të prillit Gjykata Kushtetuese i hapi rrugën menaxhimit të Butrintit përmes një fondacioni, duke rrëzuar kërkesën e një grupi deputetësh opozitarë për anullimin e marrëveshjes midis ministrisë së Kulturës dhe AADF-së.

Përfaqësuesit e AADF-së pohuan para shtypit se ky fondacion do të dhurojë një fond mbi 6 milionë dollarë, por asnjëherë nuk do të jetë ai menaxhuesi i Butrintit, i cili është pronë e shtetit shqiptar.

Fondacioni Shqiptaro – Amerikan për Zhvillim, AADF, është angazhuar për projekte të ndryshme në përfitim të Parkut Kombëtar të Butrintit me një fond prej 6.18 milionë dollarë amarikanë, ndërsa drejtues të tij theksuan sot se ky Fondacion nuk është dhe nuk do të jetë menaxhues i Butrintit.

Kryetari i Bordit, Michael D. Granoff, tha sot në një konferencë për shtypin se në Planin e Menaxhimit të Integruar të Butrintit AADF është donator në këtë projekt, që synon ruajtjen dhe promovimin e Butrintit, si zona më e rëndësishme e trashëgimisë kulturore në Shqipëri.

Lexo edhe:

Rrezikonin mbytjen, anija shqiptare “Butrinti” u vjen në ndihmë 13 emigrantëve

Fermerët e Sarandës protestojnë para ministrisë së Bujqësisë: Midhja rrezikon të zhduket!

Ai theksoi se AADF-ja ka nisur punën për ta ndihmuar Butrintin shumë vite më parë, dhe për të ruajtur ato vlera të trashëgimisë kulturore për një kohë të gjatë, të cilat janë pasuri publike, në pronësi të shtetit, i cili është përgjegjës për to.

“Puna ose misioni ynë në lidhje me Butrintin është se si mund ta bëjmë atë që të funksionojë në mënyrë më të efektshme dhe më të qëndrueshme. Ne dëshirojmë të ruajmë vlerat që gjenden atje dhe turizmi të rritet, dhe të kujdesemi që më shumë njerëz të shohin atë pjesë të mrekulleshme të Shqipërisë. Ne nuk punojmë për qeverinë, por me qeverinë, që programe të tilla të funksionojnë në mënyrën më të mirë. Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit kryesohet nga ministria e kulturës. Lidhur me Gjykatën Kushtetuese, ne nuk ishim pjesë e atij vendimi; ishte një çështje midis një pjese të qeverisë dhe një pjese tjetër për tu siguruar që këto lloj strukturash të funksionojnë mirë”, tha zoti Granoff.

Ministria e Kulturës dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillimin (AADF) arritën një marrëveshje dy vjet më parë, që menaxhimi i një pjesë të Parkut Kmbëtar të Butrintit të kryhet nga një fondacion i krijuar rishtas për një afat 10-vjeçar, me të drejtë ripërtëritje.

Kjo mënyrë e re e menaxhimit të Parkut të Butrintit u kritikua nga një mision i përbashkët i UNESCO-ICOMOS, ndërsa një grup deputetësh opozitarë i kërkuan Gjykatës Kushtetuese, që ta anullonte atë marrëveshje si antikushtetuese.

Por Gjykata Kushtetuese, pasi pranoi se u ndesh me “një marrëveshje atipike, e cila nuk kishte të ngjashme në vendet e Europës perëndimore, por vetëm në disa shtete të Evropës lindore”, në fund vendosi t’i hapte rrugë asaj dhe menaxhimit të Butrintit përmes një fondacioni.

Sipas shpjegimeve të Gjykatës, kjo marrëveshje ka krijuar mekanizma garantues për ruajtjen e rolit parësor të shtetit në administrimin e pasurisë së trashëgimisë kulturore kombëtare, e parë kjo në këndvështrimin e ruajtjes dhe konservimit.

Nga ana tjetër drejtuesit e fondacionit shqiptaro- amerikan thanë se në 15 vjetorin e krijimit, AADF numëron 80 projekte të financuara me mbi 120 milionë dollarë në sipërmarrje, arsim, kulturë dhe turizëm në tetë zona të Shqipërisë, duke mbështetur bizneset vendase.

Fondacioni AADF, organizatë jofitimprurëse filantropike, është një program amerikan, si pjesë e marrëdhënieve mes SHBA-ve dhe Shqipërisë, i cili ka nisur punën me 30 milionë dollarë nga viti 1995, për të mbështetur kompani të ndryshme dhe sektorin privat dhe nga viti në vit ka riinvestuar në vend çdo të ardhur që është shtuar nga kjo veprimtari.

“Fondacioni i ngritur nga parlamenti shqiptar për të menaxhuar Butrintin nuk është AADF, por është BMF, Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit. Është ky fondacion që ka si detyrë nga qeveria shqiptare të bëjë çdo gjë që është vendosur dhe projektuar në marrëveshje. AADF është pjesa e dhurimit të fondeve, një partner strategjik që është angazhuar të dhurojë një fond të konsiderueshëm të hollash në mënyrë transparente, profesionale dhe të disiplinuar, por asnjë herë nuk ka qenë dhe nuk do të jetë AADF-ja që do të menaxhojë Butrintin. Këtë do ta bëjë BMF”, tha Martin Mata, bashkëdrejtues ekzekutiv i AADF-së.

Gjashtë muaj më parë misioni i UNESCO-s u dërgoi autoriteteve shqiptare një raport, ku thekson se “vetëm themelimi i Fondacionit nuk mund të përmbushë rekomandimet e misioneve të mëparshme, të Komitetit të Trashëgimisë Botërore dhe vetë Planit të menaxhimit për një menaxhim të integruar të Butrintit”.

Misioni kritikoi ashpër edhe ndryshimin që qeveria u bëri kufijve të Parkut të Butrintit, duke hequr dhe lënë jashtë 802 hektarë të tij nga Zona e Mbrojtur e Butrintit, një vendim për të cilin misioni nuk u njoftua dhe as UNESCO nuk e ka miratuar.

Qeveria miratoi lejen e parë për ndërtimin e një resorti turistik në gjirin e Manastirit vetëm një muaj pas heqjes së 802 hektarëve nga Parku Kombëtar i Butrintit./VOA

Etiketa: 6 miliardë dollarëaadfbutrintimenaxhues

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rrezikonin mbytjen, anija shqiptare “Butrinti” u vjen në ndihmë 13 emigrantëve

21:16 : 20/05/2025
AKTUALITET

Fermerët e Sarandës protestojnë para ministrisë së Bujqësisë: Midhja rrezikon të zhduket!

20:34 : 28/03/2025
AKTUALITET

Detektorë dhe gropa: Kërkuesit e thesareve po rrënojnë parqet arkeologjike

08:56 : 28/01/2025
AKTUALITET

Tare: UNESCO kërkon që Butrinti të mos fragmentarizohet, Margariti i hapi rrugë ndërtimeve

20:26 : 26/07/2024
AKTUALITET

Zhupa: Socialistët e trajtojnë si mall koncensionar Parkun e Butrintit

17:47 : 23/07/2024
AKTUALITET

UNESCO “shuplakë” qeverisë Rama: Shmangni me çdo kusht menaxhimin e fragmentarizuar të Butrintit

20:16 : 20/07/2024
Para

Vizita e Ramës në Athinë, Ilir Meta: Shqiptarët në Greqi nuk kanë përfituar asgjë

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 24 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:16 : 23/05/2025

Certifikimi i rezultatit të 11 Majit, PD kërkesë KQZ-së: Na vini urgjentisht në dispozicion provat!

23:12 : 23/05/2025

Cagliari nuk e ndal dot, Napoli shpallet kampion i Seria A për këtë sezon

22:59 : 23/05/2025

Tregoni kujdes me këto ushqime, përkeqësojnë dhimbjet e kokës

22:55 : 23/05/2025

Mark Zuckerberg shpall fundin e celularëve, do të zëvendësohen nga një pajisje e re

22:49 : 23/05/2025

Filmoi të moshuarit në momente intime/ Vihet nën hetim e mitura në Korçë, e pësojnë edhe pleqtë

22:47 : 23/05/2025
Nje polic duke hapur deren per korrierin qe transporton me karroce dosjet e padive ne Strukturen e Posacme Kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, SPAK. Nje sere ceshtjesh te rendesishme qe prekin edhe aktore te politikes jane kallezuar se fundmi ne SPAK.	/r/n/r/nA police officer opens the door to a courier transporting by cart the files of lawsuits in the Special Structure Against Corruption and Organized Crime, SPAK. A series of important issues that also affect political actors have recently been reported to SPAK.

Gëzim Thartori s’paguan drogën e blerë tek Ekil Nderjaku, ‘shitësi’ Orges Molla i kërkon llogari në SkyECC

22:42 : 23/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com