• Kontakt
Thursday, August 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Seksi dhe krimi rrezikojnë çmimin Nobel për Letërsi

21:26 : 15/04/2018
në BOTA

Kush e merr atë, mund të bëhet i famshëm dhe shumë i pasur: Çmimi Nobel është ndoshta çmimi më i lakmuar i biznesit letrar. Vitin e kaluar atë e fitoi britaniko-japonez Kazuo Ishiguro. Nj vit më parë ai iu akordua muzikantit amerikan Bob Dylan, në vitin 2015 bjelloruses Svetlana Aleksandrovna Aleksieviç. Po sado e diskutueshme ka qenë ndonjëherë zgjedhja e fituesve, në akademi nuk ka pasur kurrë aq shumë kritika sa tani. Dhe ato nuk kanë qenë kurrë më të justifikuara se sot.

Para, nxjerrje sekretesh dhe ngacmime seksuale

Bëhet fjalë për korrupsion, shpërdorim pushteti dhe ngacmime seksuale: anëtarja e Akademisë Katarina Frostenson thuhet se ka marrë pjesë në vendimet për dhënie subvencionesh për shoqatën kulturore të bashkëshortit të saj dhe ka bërë të njohura para kohe emrat e shtatë laureatëve të çmimit Nobel. Një numër grash e akuzojnë bashkëshortin e saj Jean-Claude Arnault për ngacmime seksuale. Kemi të bëjmë me një skandal të vërtetë që po trondit institucionin e nderuar.

Por kjo nuk është e gjitha: ndërkohë – pas tre anëtarëve dhe poetes lirike të akuzuar – ka dhënë dorëheqjen edhe kryetarja e akademisë Sara Danius. Me njëmbëdhjetë anëtarë që kanë mbetur, Akademia, e cila përbëhet nga shkrimtarë, studiues të letërsisë dhe të gjuhësisë si dhe nga historianë, nuk është më në gjendje të marrë vendime. Sipas statuteve në përzgjedhjen e anëtarëve të rinj duhet marrin pjesë të paktën dymbëdhjetë anëtarë.

Lexo edhe:

Grabitet banesa në Sukth, autorët kë*cënojnë familjarët me a*më

Fifi publikon k*rcënimet që po merr nga fansat e Eglit

Më së voni tani po bien këmbanat e alarmit në pallatin e mbretit: Karli XVI. Gustafi është mobilizuar – megjithëse vonë. Për shkak se 18 anëtarët e Akademisë zgjidhen për gjithë jetën e tyre, ata nuk mund të japin dorëheqjen para kohe dhe në vendet e tyre nuk mund të zgjidhen të tjerë. Mbreti premtoi tani një rishikim të statuteve. Kjo është urgjentisht e nevojshme, madje edhe në interes të letërsisë!

A do të mund të përzgjidhet një nobelist për letërsinë për vitin 2018?

Sa shpejt mund të ndërmerret një reformë e tillë? Që tani skandali e ka çorientuar orarin e Akademisë dhe të Komitetit Nobel. Aktualisht ekspertët e Akademisë po shqyrtojnë qindra propozime për Çmimin Nobel për Letërsi për vitin 2018. Por nëse ata do të arrijnë të gjejnë edhe një fitues të çmimit deri më 10 tetor, ditën e vdekjes së themeluesit të këtij çmimi Alfred Nobel, kjo nuk dihet.

Në të kaluarën juria e çmimit Nobel u është nënshtruar vazhdimisht presioneve – nganjëherë nga politika, ndonjëherë për shkak të kuotave. Dhe në fund të fundit në favor të disa fituesve ka qenë aritmetika kontinentale ose edhe arsye estetike. Por çmimi Nobel për Letërsinë, për këtë bota letrare duket se është në një mendje, ka vendin e vet të patundur në jetën kulturore. Vënia në rrezik e kësaj do të ishte pakujdesi. Por kjo nuk vlen për Akademinë Suedeze dhe statutet e saj.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Grabitet banesa në Sukth, autorët kë*cënojnë familjarët me a*më

16:01 : 21/08/2025
SHOW BIZ

Fifi publikon k*rcënimet që po merr nga fansat e Eglit

15:58 : 21/08/2025
RAJONI

U arrestuan nga Serbia për lidhje me UÇK-në, lirohen dy vëllezërit nga Kosova

15:46 : 21/08/2025
AKTUALITET

Arrestohet 27-vjeçari shqiptar në Itali, u kap me mbi 100 doza kokaine dhe 5 mijë euro

15:33 : 21/08/2025
AKTUALITET

Shqiptarët të zhytur në varfëri! Të fundit në Europë për kënaqësinë financiare

15:12 : 21/08/2025
AKTUALITET

Aksident në aksin Shkodër-Lezhë, lëndohet pasagjerja e një motomjeti

14:59 : 21/08/2025
Para

Si të zbardhni dhëmbët me vetëm dy përbërës natyralë

TË GJITHA

Grabitet banesa në Sukth, autorët kë*cënojnë familjarët me a*më

16:01 : 21/08/2025

Fifi publikon k*rcënimet që po merr nga fansat e Eglit

15:58 : 21/08/2025

U arrestuan nga Serbia për lidhje me UÇK-në, lirohen dy vëllezërit nga Kosova

15:46 : 21/08/2025

Arrestohet 27-vjeçari shqiptar në Itali, u kap me mbi 100 doza kokaine dhe 5 mijë euro

15:33 : 21/08/2025

Shqiptarët të zhytur në varfëri! Të fundit në Europë për kënaqësinë financiare

15:12 : 21/08/2025

Aksident në aksin Shkodër-Lezhë, lëndohet pasagjerja e një motomjeti

14:59 : 21/08/2025

Arbër Veliaj del pas disa orësh nga SPAK: Erdha të sqaroj pozicionin tim

14:41 : 21/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com