• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Orban takon presidentin Xi: Kina, shtylla e rendit të ri botëror

16:38 : 10/05/2024
në BOTA

Lexo edhe:

Rusia ndihmë Kinës në përgatitjet për pushtimin e Tajvanit

Pasi përuroi urën më të lartë në botë, Kina ndërton në majë të saj restorantin në 2600 metra nga toka!

Kina dhe Hungaria do ta rrisin bashkëpunimin në disa fusha, përfshirë në industrinë e energjisë bërthamore, tha kryeministri hungarez, Viktor Orban, pas bisedimeve me presidentin kinez, Xi Jinping, gjatë vizitës së këtij të fundit në Budapest më 9 maj.

“Kina është njëra prej shtyllave të rendit të ri botëror”, tha Orban në një konferencë për media në kryeqytetin hungarez.

Xi mbërriti në Budapest mbrëmjen e 8 majit, pasi ishte takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Beograd.

Turneu i tij evropian nisi më 5 maj në Francë, ku presidenti Emmanuel Macron dhe liderët e BE-së i kërkuan atij t’i lehtësojë kufizimet tregtare të Kinës dhe ta përdorë ndikimin e tij për t’i bërë trysni presidentit rus, Vladimir Putin, ta ndalë pushtimin e Ukrainës.Orbani tha se tregtia e dyanshme është katërfishuar në 20 vjetët e fundit, duke i shndërruar marrëdhëniet mes Pekinit dhe Hungarisë në “një partneritet strategjik”.

Ai shtoi se investimet kineze ishin aq të vogla në Hungari para 20 vjetëve, saqë nevojitej një “xham zmadhues” për t’i vërejtur ato.

Vitin e kaluar, megjithatë, tre të katërtat e të gjitha investimeve të huaja në Hungari ishin kineze, nënvizoi Orban, duke shtuar se ato mundësuan vende të reja pune për dhjetëra mijëra hungarezë.

Duke folur përkrah Orbanit në Budapest, Xi tha se Kina do ta thellojë bashkëpunimin ekonomik, tregtar, financiar dhe në investime me Hungarinë.

Ai u zotua se do t’i çojë përpara projektet kyçe të ndërtimit, përfshirë një hekurudhë të shpejtë mes Budapestit dhe Beogradit.Xi e quajti Hungarinë “synim kryesor të investimeve kineze në Evropën Qendrore dhe Lindore”, në një shkrim të publikuar për të përditshmen proqeveritare, Magyar Nemzet.

Vizita e parë e Xisë në Evropë pas pesë vjetëve është cilësuar si pjesë e përpjekjeve të tij për ta rritur ndikimin e Pekinit në çështjet politike dhe ekonomike të këtij kontinenti.

Orbani ka krijuar marrëdhënie të ngushta me Kinën dhe Rusinë, në të njëjtën kohë duke e zemëruar Brukselin duke mos iu bashkuar sanksioneve të BE-së kundër Moskës, apo duke mos lejuar furnizimin e Ukrainës me armë.

Në Beograd, këto dy vende thanë se një marrëveshje, e cila u nënshkrua nga Xi dhe Vuçiç, e rrit shkallën e bashkëpunimin mes tyre nga partneriteti strategjik në “ndërtimin e një komuniteti të Serbisë dhe të Kinës me një të ardhme të përbashkët në epokën e re”.Sikurse Moska, edhe Pekini e mbështet Beogradin në diplomaci, duke mos pranuar ta njohë pavarësinë e Kosovës, ndërkohë, Beogradi i mbështet pretendimet e Kinës për Tajvanin.

“Tajvani është Kinë”, tha Vuçiq më 8 maj, duke e cituar kartën e OKB-së.

Kina i ka investuar më shumë se 6 miliardë dollarë në Serbi në dekadën e fundit, duke i derdhur paratë në miniera të bakrit dhe në fabrika të çelikut, si dhe në projekte të infrastrukturës dhe autostradave. Marrëveshjet për këto projekte mes dy qeverive janë kritikuar nga disa si tepër të rrezikshme, si dhe për mungesë të transparencës.

Etiketa: hungarikinaVictor Orban

Lajme të lidhura

BOTA

Rusia ndihmë Kinës në përgatitjet për pushtimin e Tajvanit

22:02 : 05/10/2025
BOTA

Pasi përuroi urën më të lartë në botë, Kina ndërton në majë të saj restorantin në 2600 metra nga toka!

14:22 : 05/10/2025
BOTA

Kina dënon me vdekje 11 anëtarë të një familjeje mafioze, kreu i grupit vret veten

17:59 : 29/09/2025
BOTA

Mori ryshfet, dënohet me vdekje ish-ministri i Bujqësisë në Kinë

12:22 : 29/09/2025
BOTA

Dokumentet e rrjedhura zbulojnë se Rusia po ndihmon Kinën të pushtojë Tajvanin!

19:08 : 26/09/2025
BOTA

Pse Trump dëshiron ta rimarrë kontrollin e bazës ajrore të Bagramit në Afganistan?

09:16 : 20/09/2025
Para

Vdekja e dy ukrainaseve/ Momenti kur mikesha e tyre e tronditur shoqërohet nga policia

TË GJITHA

“Nuk kam folur kurrë me Berishën dhe s’do dalë me mua në fushatë”/ Binaj: Nuk përfaqësoj opozitën, por qytetarët

22:26 : 09/10/2025

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet, Bushati: Nxorrën pak këmbën nga rrethi, pezulluan çmendurinë e Begajt

22:10 : 09/10/2025

Jordan Daci: Në Tiranë nuk ka zgjedhje më 9 Nëntor, Begaj duhet të nxjerrë dekret të ri

22:03 : 09/10/2025

EMRAT/ Dhunuan barbarisht punonjësin e pastrimit në Vlorë, ndalohen dy autorët me precedent penalë

21:51 : 09/10/2025

“Miliarderët e rinj do jenë krijuesit”/ Nga mosbesimi te suksesi, shqiptari Sirio Berati kujton fjalimin në Forbes

21:41 : 09/10/2025

Aeroporti i Vlorës drejt shtetëzimit

21:23 : 09/10/2025

IUTE Credit, Kredo.al, NOA, Fondi BESA & Co, 30 milionë euro fitime nga zhvatja e shqiptarëve

21:12 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com