• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Aranita Brahaj: Veliaj shpërdoroi detyrën kur firmosi pa pyetur Këshillin Bashkiak

22:31 : 06/05/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Drejtuesja e Open Data Albania, Aranita Brahaj, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” ka deklaruar se firma e kryebashkiakut Veliaj, që merr përsipër financimin, duke anashkaluar Këshillin Bashkiak mund të përbëjë shpërdorim detyre.

Sipas saj, buxheti nuk jepet nga individët, por ka një ligj ku jepet duke respektuar një procedurë dhe për pushtetin vendor, vendos Këshilli Bashkiak.

“Flasim për një procedurë PPP, për një sektor shumë të rëndësishëm si sektori mjedisor dhe për inceneratorin. Kemi një kryebashkiak në mandatin e tretë dhe e kemi edhe të thirrur në SPAK. Së pari, do të doja të protestoja për mënyrën se si media ka rënë në grackën e Veliajt, për atë vajta vetë apo u thirra në SPAK. Kjo ka pak rëndësi, është gjurmë, ndërkohë që ujku është procedura.

Që kur ka ardhur në pushtet zoti Veliaj, idetë e tij ishin për të punuar me dhënien privatit të sektorit të menaxhimit të mbetjeve. Inceneratori është një variant pak më i vonë, më herët kemi patur disa kompani për përpunim afatshkurtër. Madje në një kontratë, shkruhej do të bëjmë këtë kontratë derisa ta japim me konceison. Pra vullneti ka qenë i shprehur.

Vijmë te kontrata, e cila në fakt është nënshkruar nga zoti Lefter Koka, në një zyrë noteriale në Tiranë në 31 gusht, para se të formohej qeveria e re, në një moment kur të gjithë autoriteteve u ishte ndaluar të bëheshin procedura prokurimi. Një kontratë shumë problematike, e shkruar keq, me anekse të munguara. Kjo ministri nuk ekzsitonte pas një jave. Për të gjetur dokumentat e saj, ishte shumë e vështirë.

Lexo edhe:

Këshilli Bashkiak i Sarandës “injoron” KQZ-në, shkarkon edukatoren si këshilltare

Sinjalet e goditjes së Erion Veliajt pas 11 Majit

Ka një moment deciziv, kur kallëzuesi i parë është shprehur se kjo përbën shpërdorim detyre. Shkresa ka edhe një faqe tjetër, për të cilën ka shumë diskutime për mënyrën se si u trajtua në Komisionin Hetimor.  Është shprehur jo shumë i bindur për atë shkresë. Buxheti nuk jepet nga individë. Ka një ligj dhe në çdo vend jepet duke respektuar një procedurë. Për buxhetet e shtetit vendos Parlamenti, ndërsa për Bashkinë, Këshilli Bashkiak.

Qeveria kishte pikëpyetje, nëse bën PPP, kush do ta buxhetojë. Në rastin në fjalë, kërkohej buxhet shtetëror dhe e zgjidhi kryetari i Bashkisë, me firmën e tij. Këtu është zbrapsur edhe zoti Ahmetaj, edhe Këshilli i Ministrave dhe ka thënë po bëhet sepse ka mbështetje buxhetore.

Për mendimin tim, zoti Veliaj është treguar shumë trim kur ka dhënë këtë shkresë. Veliaj ka thënë vula është e bashkisë por nuk jam në dijeni për pjesën e dytë të shkresës. Në këtë moment, jemi në një pikë ku janë ngritur kallëzime dhe dyshime se ka shpërdorim detyre.

 

Koncesionin e bëri e gjithë mazhoranca, një kontraktor publik që duhet të verifikohej, komision të vlerësimit të ofertave, titullarë të ministrisë së mjedisit të cilët nuk janë në burg, sepse kur filloi çështja, pas shumë vitesh u gjetën në komunikimet e njerëzve, komunkime që një titullar i shkruante zotit Zoto dhe ai çonte dokumentat. Kjo është pabarazi në garë.  Nuk mund të ndëshkohej një individ për pabarazi në garë, pasi ishte parashkruar”, tha Brahaj.

Etiketa: aranita brahajkeshilli bashkiakVeliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Këshilli Bashkiak i Sarandës “injoron” KQZ-në, shkarkon edukatoren si këshilltare

21:48 : 06/06/2025
AKTUALITET

Sinjalet e goditjes së Erion Veliajt pas 11 Majit

22:15 : 22/05/2025
AKTUALITET

“Ashensori i brendshëm lidhte 2 apartamentet”, gazetarja: Si shkoi SPAK te Veliaj

21:33 : 22/05/2025
AKTUALITET

SPAK “fundos” Veliajn, pas zgjedhjeve i shton një akuzë të re dhe i sekuestron një apartament

17:26 : 22/05/2025
AKTUALITET

Valë e re shkarkimesh në Bashkinë e Tiranës, largohen nga detyra “besnikët” e Veliajt

14:03 : 22/05/2025
AKTUALITET

Borxhi 261 mln lekë i Ujësjellësit/ Pasojat e një vendimi financiar nga Bashkia e Vlorës

16:33 : 21/05/2025
Para

Sulmuesi tërheq këmbëzën gjatë shërbesës në SHBA, ‘Fryma e shenjtë’ shpëton pastorin

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com