• Kontakt
Friday, November 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Në alarm për mashtrimin me kreditë, qeveria i kërkon zyrtarisht BSH-së të bllokojë MCA dhe Final

20:53 : 04/05/2024
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Qeveria është vënë nën alarm nga shpërthimi i skemës gjigande të mashtrimit me kreditë e këqija, e cila ka çuar në rrënimin financiar dhe tjetërsimin e pronave të mijëra familje shqiptare. Përmes një shkresë zyrtare, ministria e Drejtësisë i ka kërkuar Bankës së Shqipërisë që të ndërhyjë urgjent duke bllokuar aktivitetin e dy shoqërive Micro Credit Albania dhe Final.

“Në kuadër të parandalimit të ardhjes së pasojave të mëtejshme mbi të drejtat pasurore të qytetarëve që rezultojnë debitorë të këtyre dy institucioneve jo banka, kërkojmë nga ana Juaj të merren masa të menjëhershme të bllokimit të aktivitetit në kundërshtim me ligjin të këtyre dy institucioneve” thuhet në shkresën e zotëruar ekskluzivisht nga Kapitali.

Shkresa e ministrisë së Drejtësisë për Guvernatorin Gent Sejko është dërguar në datën 15 prill me firmën e zv/ministrit Klajd Karameta. Kërkesa për bllokimin e dy kompanive Micro Credit Albania dhe Final shënon kulmin e një situate dramatike, e cila tashmë duket se ka dalë jashtë kontrollit duke vënë nën alarm qeverinë.

“Ministria e Drejtësisë po ndjek me përparësi problematikën e krijuar nga proceset e ekzekutimit të detyruar nga dy shoqëritë Micro Credit Albania dhe Final, që po evidentohet se ka marrë përmasa masive në drejtim të cënimit të të drejtave të qytetarëve” thuhet në shkresën drejtuar Guvernatorit.

Lexo edhe:

“Në fund, familjet mbeten vetëm”: Ngërçi i sistemit për fëmijët me aftësi të kufizuara

Kuvendi miraton projektligjin për barazinë gjinore

Sipas ministrisë, aktualisht këto shoqëri kanë bllokuar llogaritë bankare të mijëra qytetarëve dhe e gjithë kjo veprimtari dyshohet se ka ngarkesë kriminale.

“veprimtaria e dyshuar kriminale ka derivuar në marrjen e pronave të qytetarëve pa dijeninë e tyre, nëpërmjet zhvillimit të ankandeve fiktive, vlerësimit fiktiv pasurive dhe po kalimit të pronësisë në të njëjtën mënyrë në favor të Micro Credit Albania” thuhet në shkresën e ministrisë së drejtësisë.

Grabitja masive e pronave të qytetarëve përmes ankandeve fiktive u denoncua fillimisht përmes një investigimi të Kapitali.al në 1 dhjetor të vitit të kaluar.

Përmes investigimit, Kapitali mundi të gjurmojë tjetërsimin e pronave të dhjetra qytetarëve nga Micro Credit Albania në bashkëpunim me dy përmbarues të lidhur me të. Por për të mësuar përmasat reale të këtij fenomeni, ministria e Drejtësisë I ka kërkuar Bankës së Shqipërisë numrin e kredive të regjistruara në emër të shoqërive Micro Credit Albania dhe Final si dhe të dhënat e e të gjithë kredimarrësve.

Po kështu përmes një shkrese paralele ministria e Drejtësisë i ka kërkuar Agjencisë Shtetërore të Kadastrës informacionin zyrtar për numrin e pasurive të paluajtshme shoqëruar me kopje të kartelave përkatëse, të regjistruara në emër të shoqërisë “Micro Credit Albania” ose “MCA” dhe shoqërisë “Final”, kur pronësia është fituar me vendim të kalimit të pronësisë nga përmbaruesi./Kapitali.al

Etiketa: alarmaBanka e Shqiperisebllokojëfinalgent sejkomashtriminMCAme kreditëqeveria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Në fund, familjet mbeten vetëm”: Ngërçi i sistemit për fëmijët me aftësi të kufizuara

11:23 : 07/11/2025
AKTUALITET

Kuvendi miraton projektligjin për barazinë gjinore

22:18 : 06/11/2025
AKTUALITET

Sejko e pranon: Plakja dhe emigrimi rrezikojnë potencialet e rritjes ekonomike

11:57 : 06/11/2025
BOTA

Mbyllja e qeverisë prek aeroportet, SHBA kufizon fluturimet duke filluar nga e premtja

11:50 : 06/11/2025
AKTUALITET

Qeveria bën aministi fiskale deri në 1.2 mld euro, të maskuar me emrin “Paqe Fiskale”

20:29 : 05/11/2025
AKTUALITET

Qeveria e çon Buxhetin 2026 në Kuvend pa Paketën Fiskale

16:52 : 05/11/2025
Para

"Magjistratura, shkollë private e PS"/ Berisha-ndërkombëtarëve: Mos servirni korrupsionin për reformë

TË GJITHA

Dosja Balluku/ Gazetarja zbulon pistat e reja: Transfertë 6 mln € në Zvicër! Letër-porosi edhe nga Meksika

17:51 : 07/11/2025

Përplasja PS–PD kalon te Etika! Socialistët kërkojnë ndëshkim për Berishën, demokratët për Ballën

17:40 : 07/11/2025

Ukraina: Rreth 1,500 qytetarë afrikanë luftojnë në ushtrinë ruse

17:26 : 07/11/2025

U kapën me kokainë dhe fishekë, arrestohen dy persona në Kakavijë

17:10 : 07/11/2025

Çfarë thotë shkenca për ata që e vendosin herët bredhin e Vitit të Ri

17:02 : 07/11/2025

Kriza në SHBA paralizon transportin ajror: 700 fluturime të anuluara në një ditë

16:46 : 07/11/2025

Stuhi shiu dhe borë në fundjavë, ja zonat që rrezikohen nga përmbytjet

16:39 : 07/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com