• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Izraeli ka informuar SHBA mbi planin për të evakuuar civilët përpara sulmit në Rafah

17:03 : 04/05/2024
në BOTA

Zyrtarë amerikanë thonë se Izraeli informoi këtë javë zyrtarët e administratës Biden për një plan për të evakuuar civilët palestinezë, përpara një operacioni të mundshëm në qytetin jugor të Gazës, Rafah. Operacioni sipas autoriteteve izraelite synon çrrënjosjen e militantëve të Hamasit.

Zyrtarët, i bënë komentet në kushte anonimiteti, duke shtuar se megjithatë, plani i detajuar izraelit, nuk e ndryshonte pikëpamjen e administratës amerikane, se një operacion në Rafah, do të vinte në rrezik jetët e shumë civilëve palestinezë të pafajshëm.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është zotuar ta kryejë operacionin, pavarësisht paralajmërimeve të presidentit Joe Biden dhe zyrtarëve të tjerë perëndimorë që kanë thënë se një veprim i tillë, do të rezultonte në rritjen e mëtejshme të numrit të viktimave, si do të përkeqësonte një krizë tashmë të rëndë humanitare, me të cilën përballet rajoni.

Administrata Biden ka paralajmëruar për pasoja për Izraelin nëse ai bën përpara me operacionin, pa një plan të besueshëm për të mbrojtur civilët.

“Në mungesë të një plani të tillë, ne nuk mund të mbështesim një operacion të madh ushtarak në Rafah, sepse dëmi që do të shkaktonte është përtej asaj që është e pranueshme“, tha Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken të premten në mbrëmje gjatë Forumit të Sedonës, që u mbajt në Arizona, organizuar nga instituti “McCain”.

Lexo edhe:

Washington Examiner: Lidhja e ngushtë e Ramës me Sorosin ndikoi te vendimet për sanksionet e SHBA në Shqipëri

Përdorimi i Gardës Kombëtare nga Trump përballet me sfida të mëdha ligjore

Rreth 1.5 milionë palestinezë janë strehuar në Rafah, ndërsa territori është shkatërruar nga lufta që nisi më 7 tetor pasi militantët e Hamasit sulmuan Izraelin, duke vrarë 1200 persona e marrë peng 250 të tjerë.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për ndihmë humanitare tha të premten se qindra mijëra njerëz do të vendoseshin përballë “një rreziku të menjëhershëm për jetën”, nëse Izraeli do të bënte përpara me planet për të sulmuar Rafahun. Qyteti kufitar është një pikë hyrëse kritike për ndihmën humanitare dhe është i mbushur me palestinezë të zhvendosur nga pjesë të tjera të rajonit, shumë prej tyre në kampe me çadra të mbipopulluara.

Zyrtarët shtuan se plani i evakuimit mbi të cilin izraelitët informuan sipas tyre administratën, nuk ishte finalizuar dhe të dyja palët ranë dakord të vazhdonin diskutimet mbi këtë çështje.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre u tha gazetarëve të premten se Izraeli nuk i ka treguar Shtëpisë së Bardhë asnjë plan “gjithëpërfshirës” për një operacion të mundshëm Rafah. Operacioni, tha ajo është diskutuar gjatë telefonatave të zhvilluara së fundmi mes presidentit Biden dhe zotit Netanyahu, si dhe gjatë bisedimeve të virtuale me zyrtarë të lartë të sigurisë kombëtare izraelite dhe amerikane.

“Duam të sigurohemi që ato biseda të vazhdojnë sepse është e rëndësishme që të mbrohen jetët e palestinezëve të pafajshëm”, tha zonja Jean-Pierre.

Zbulimi i përpjekjeve të vazhdueshme të Izraelit për të kryer një operacion në Rafah erdhi pasi drejtori i CIA-s William Burns, mbërriti të premten në Egjipt, ku palët negociuese po përpiqen për arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit./VOA

Etiketa: civiletinformonIzraelipër të evakuuarrafahSHBAsulmi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Washington Examiner: Lidhja e ngushtë e Ramës me Sorosin ndikoi te vendimet për sanksionet e SHBA në Shqipëri

11:45 : 10/10/2025
BOTA

Përdorimi i Gardës Kombëtare nga Trump përballet me sfida të mëdha ligjore

20:24 : 09/10/2025
BOTA

Presidenti i Kolumbisë akuzon SHBA-në për bombardim të një barke me shtetas kolumbianë në Karaibe

19:58 : 09/10/2025
BOTA

Hamasi: Armëpushimi shënon fundin e luftës në Gaza

18:57 : 09/10/2025
BOTA

‘Tomahawk’ bëhet makthi i Moskës

16:50 : 09/10/2025
BOTA

SHBA bllokon ekonominë serbe, sanksione ndaj kompanisë më të madhe të naftës në vend

12:46 : 09/10/2025
Para

Tifozët pushtojnë fushën, klubi anglez ngjitet pas 22 vitesh në Premier League

TË GJITHA

U ekstradua nga Dubai në Shqipëri/ Avokati: Clevio Serbianos i rrezikohet jeta në burg

15:10 : 10/10/2025

Çmimi Nobel për Paqen 2025, Shtëpia e Bardhë kritikon Komitetin: Vendos politikën para paqes

15:07 : 10/10/2025

Nisin punimet për riparimin e rrugës Vorë-Ura e Dajlanit, segmentet ku do bllokohet qarkullimi

14:58 : 10/10/2025

EMRAT/ Goditet rrjeti i drogës në Itali, 10 nga të arrestuarit janë shqiptarë! Përgjimet, kodet dhe skema

14:54 : 10/10/2025

U sulmua 2 muaj më parë, ndërron jetë babai i Genard Hajdinit (FOTO)

14:53 : 10/10/2025

“Onkologjiku, pasqyra e dështimit të qeverisë”, Spahia: Mocion me debat në Kuvend për ilaçet e skaduara

14:44 : 10/10/2025

Zgjedhjet e pezulluara në Tiranë, Manastirliu vijon fushatën

14:40 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com