Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka zhvilluar sot një takim më fermerët në Korçë, ku ka nxjerr në pah disa probleme.
Sipas Salinajit tokat e fermerëve janë nën ujë dhe produktet përfundojnë në lumë pasi sipas tij qeveria i ka braktisur tërësisht.
“Qeveria iu thotë që ose paguani taskat ose iu marr tokën, fermerët thonë ose na jep shërbimet ose javen tjeter do bllokojme rruget dhe nuk do paguajme taksat!
Qeveria nuk bën asnjë përpjekje për tu kujdesur për kanalizimet dhe tharjen e ujit duke mos ofruar asnjë shërbim ndërkohe që taksën e pronës e vjel me dhune dhe me policë”, shkruan ndër të tjera Salianji në postimin e tij në Facebook.
Postimi i plotë:
Në mbështetje dhe bashkë me fermerët e Korçës isha ne Podgorie, aty ku tokat janë nën ujë, produktet përfundojnë në lumë, e familjet janë në mjerim; tërësisht të braktisur nga qeveria që i zhvat me taksa dhe nuk jep asnjë shërbim.
Më shumë se 200 hektarë tokë vazhdon të jetë e përmbytur në fushën e Korçës.
Qeveria iu thotë që ose paguani taskat ose iu marr tokën, fermerët thonë ose na jep shërbimet ose javen tjeter do bllokojme rruget dhe nuk do paguajme taksat.
Qeveria nuk bën asnjë përpjekje për tu kujdesur për kanalizimet dhe tharjen e ujit duke mos ofruar asnjë shërbim ndërkohe që taksën e pronës e vjel me dhune dhe me policë.
“Nëse nuk do ta paguani do iu marrim token” iu thone taksidarët e qeverisë.
Fermerët thonë që asnjë taksë nuk paguhet për toka që janë përmbytur nga kanalizimet e mbyllura të qeverisë. Madje është qeveria që duhet të paguajë humbjet e të mbjellave të tyre nga përmbytja.
Asnjë taksë për tokat e përmbytura! Detyrimi është i qeverisë për produktet bujqësore të kalbura nga kanalizimet e mbyllura.