Denoncimi i radhës në emisionin “Stop”, na vjen nga njësia numër 3, pasi familjes Llukaj i cënohet prona. Kjo familje ka problem me dy kufizuesit, Nexhip Beshiri në Veri dhe në Jug, Erion Lili. Dy kufitarët i kanë cënuar pronën, pasi nuk kanë zbatuar dokumentacionin e pronësisë së tyre.
Shohim fillimisht shkeljet e kufizuesit të parë Nexhip Beshiri, i cili nuk ka ruajtur distancën nga muri, dritarja në kallkan dhe mbi të gjitha me një leje rindërtimi, që merret nga njësia 2, ndërkohë, që objekti është te njësia 3.
Me kameran e “Stop”, qytetari interesohet tek njësia 2, por aty e drejtojnë të njësia 3, ku nuk ka aplikim.
Administratori Florian Pullazi: Kjo thotë leja e ndërtimit e Nexhip Beshirit, është dhënë tek rruga “Mihal Grameno”. Po ku është objekti, mo plak?
Qytetari: Rruga “Ilia Shyti”( tek njësia 3). Për këtë leje po vij unë!
Specialisti: Është vënë gabim, or shok!
Qytetari: Si e kanë vënë gabim? Ajo me firmë e me vulë…
Administratori Florian Pullazi: Po mirë mo tashi, mos na e kërko ne! S’kemi punë ne me këtë vlla! Po denoncoje në Polici, mor shpirti i vëllait! Denoncoje në Polici!
Qytetari: S’ka gati nja një muaj e ca, që më ka ardhë kjo leje.
Administratori Florian Pullazi: Po pra, por ta ka bërë Frida Pashako pra, jo unë!
Nga njësia numër 2 qytetari i drejtohet njësisë administrative numër 3.
Qytetari: Ato të 2-shit, më thanë shko tek 3-shi, se ne s’e kemi këtë Nexhip Beshiri.
Specialistja: Jo, jo! Këtu tek ne, jo!
Qytetari: A çoni grup të gatshëm me konstatu dhe ju si njësi?
Specialistja: S’ka ardh këtu tek unë ai! Ai s’është paraqit! As s’më është anku, që kam shtëpinë me dëme nga tërmeti! Asgjë!
Ndërkohë pas dy njësive qytetari i drejtohet edhe Institutit të Ndërtimit ku atje na thonë, se leja është miratuar nga Bashkia e madhe e Tiranës.
Specialistja: Lejen e ndërtimit e ka marrë nga Bashkia e Tiranës.
Qytetari: Objekti thotë tek njësia nr 2, po objekti është tek njësia nr 3.
Specialistja: Ka bërë Bashkia e Tiranës lapsusin, nuk e ka bërë Instituti!
Qytetari: A lejohet në kufi të ketë dritare zotëria nga unë, tek oborri im?
Specialistja: Jo! Absolutisht, jo! Duhet të ketë distancë! Po për mua nuk është fare e pastër si procedurë. Nëse ai nuk e zbaton një projekt, që kanë miratuar 2 institucionet: Bashkia Tiranë dhe Instituti i Ndërtimit, çfarë pret atëherë? Ai inxhinieri, që ka firmosur tek ky akt-konstatimi, nesër do të hidhet në gjyq!
Për problemin e familjes Llukaj, shohim se çfarë ndodh me kufitarin në jug Erion Lili. Në murin kallkan i ka bërë ndërtim mur dhe çatia i rrjedh në murin e tij. Madje ai do që të vendosë edhe rrethim, ndaj çështja ka vajtur në polici, ku qytetari Llukaj ka qëndruar 9 orë në komisariat, për të mbrojtur cënimin e pronës.
Ne vëmë në dijeni IMT-në, që dërgon inspektor në terren, bën matjet e fotot dhe thotë, se nëse ka shkelje, do të merren masa.
Gazetarja: Ju e patë situatën.
Përgjegjësi i IMT-së, Bashkia Tiranë: Nga IMT u bë këqyrja, u bënë foto nga ana e inspektorëve.
Gazetarja: Çfarë masash do të merrni?
Përgjegjësi i IMT-së, Bashkia Tiranë:: Nga IMT tani do të vlerësohet leja pasi zotëria ka marrë leje rindërtimi nga Bashkia Tiranë. Për qytetarin Beshiri do të verifikohet leja, do t’i nisim shkresë DPPZHT për të saktësuar nëse punimet janë konform lejes së miratuar nga Bashkia Tiranë apo jo. Ndërsa për familjen Lili do mblidhet dokumentacioni dhe do të shikojmë nëse është cënuar prona e shtetasit Llukaj dhe nga IMT do të merren masa sipas ligjit në fuqi.
Vetëm një ditë, pasi ‘Stop’ dhe IMT ishin në terren tek rasti, qytetari vendos rrethimin në mbështetje institucionale, duke bërë vetë Kadastrën, topografin, IMT-në dhe pa pyetur njeri.
Gazetarja: Ju morra me video që ju ta shikonit. Ishim në kushtet e këtij murrit këtu që ishte për verifikm, ka vendosur edhe këtë pjesën tjetër. Ka vendosur edhe pjesën mbrapa.
Përgjegjësi i IMT-së, Artan Gaxha: E shikoj!
Gazetarja: Ditën e djeshme është njoftuar IMT nga qytetari…
Përgjegjësi i IMT-së, Artan Gaxha: Ëhë…
Gazetarja: Pastaj është njoftuar nga gazetari i emisionit investigativë “Stop” që jam unë, kam dërguar edhe foto dhe më thatë është bërë njoftimi. Dakord thatë do të vijnë çunat, nuk erdhën kurrë çunat dhe ai vuri derën. Ai mund ta vendosë derën more zotëri se nuk e ndaloj unë…
Përgjegjësi i IMT-së, Artan Gaxha: Po!
Gazetarja: Por në momentin që jemi në kushte verifikimi, kupton…
Përgjegjësi i IMT-së, Artan Gaxha: Nuk ka të drejtë njeri, po, po,po. E drejtë! Më lër ta verifikoj tamam, dhe do të kthej një përgjigjie të saktë!