• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandali me sistemin TIMS, si i mbylli sytë AKSHi para rastit të Ervin Muçës

14:17 : 22/04/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Ervin Muça është kthyer në personin që mund t’i japë zgjidhje çështjes të rrjedhjes të të dhënave të sistemit TIMS por jo vetëm. Emri i tij është një prej atyre që do të thirren si dëshmitarë “kyç” në Komisionin Hetimor. Edhe pse ka pasur akses ndër të dhënat më të rëndësishme në vend, për shkaqet që nuk dihen, ai nuk ishte pajisur kurrë me një certifikatë sigurie, kriter për një punonjës që merret me të dhëna që konsiderohen “tepër sekret”. Lidhur me mungesën e dokumentit të rëndësishëm, Muça pretendon se nuk e ka pasur të nevojshëm.

“Unë jam emëruar në detyrën e Drejtorit të Teknologjisë dhe Informacionit më datë 25 qershor 2023. Ajo që dua të theksoj është që nuk kam qenë asnjëherë i punësuar në strukturat e Policisë së Shtetit dhe për këtë arsye nuk jam i pajisur me certifikatë sigurie,”- rrëfente ai.

Mungesën e këtij dokumenti të rëndësishëm e ka konfirmuar edhe nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar (AKSIK), që që shkruante: Ervin Muça nuk është i pajisur me CSP (certifikatë të sigurisë së personelit) dhe për rrjedhojë nuk ka asnjë kërkesë për konfirmim të vlefshmërisë. Këtë deklaratë e japin pa të keq, sikur nuk janë në shkelje me ligjet dhe sikur nuk kanë lënë një person të panjohur, që na del me përfshirje me krimin edhe në Itali, të kontrollojë çdo të dhënë që ia ka ënda.

Për të njëjtin person, deputeti demokrat Asllan Dogjani, në një mbledhje të Komisionit Hetimor tha se ka informacione se Ervin Muça, në kohën që ka qenë në punë te AKSHI ka transferuar nga emri i një punonjësi 1 milion euro. Në mbledhjen e komisionit hetimor të TIMS, Dogjani tha se pasi është zbuluar ka bërë kallëzim dhe është larguar nga puna. E gjithë historia është mbyllur me kaq, kur në fakt çështja duhet të kthehej në një skandal nga vetë AKSHI.

“Në kohën që ka qenë te AKSHI, paska një kallëzim nga punonjësi i tij, që paska ndërhyrë nëpërmjet një punonjësi të transferojë 1 milion euro një kompanie Soft–Solution dhe e ka kap shefja e thesarit dhe kur ka pyetur këtë punonjësin, ky ka thënë unë nuk di gjë. Atëherë ka bërë kallëzim punonjësi dhe është larguar nga puna,”-tha ndër të tjera Dogjani në fjalën e tij.

Lexo edhe:

Itali – “Skifteri” shqiptar kapet në arrati, ishte dënuar për vjedhje në seri

Zhvatën rreth 400 mijë euro të klientëve, 12 masa sigurimi për punonjësit e “UBA Bank”, arrestohen drejtori dhe zëvendësi/ EMRAT

Por nuk kishte si të ndodhte, pasi kompania që kishte marrë paratë, tek e cila Muça akuzohet se është treguar shumë “bamirës” është në emër të Ermal Beqirit, një nga përfituesit më të mëdhenj të tenderave të IT-së nga AKSHI. Po i njëjti person, Ermal Beqiri, ka mbyllur marrëveshjen për blerjen e kompanisë Horizon, një shoqëri me pronësi në Qipro, e cila është përfituese e disa kontratave publike në Teknologjinë e Informacionit. Ndërsa vetëm me kompaninë e tij ka përfituar mbi 18 milionë euro pagesa të drejtëpërdrejta nga thesari i shtetit për tenderat e fituar kryesisht nga AKSHI. Nga këto, 1 milionë i ka pasur falë Muçës, me të cilin nuk dihet se çfarë e lidh.

Kallzimi është harruar, e po ashtu edhe paratë. Ndërsa të dhënat morën dhenë. Megjithatë deri tani të gjithë kanë zgjedhur heshtjen duke tentuar që të minimizojnë skandalin. Askush nuk përgjigjet sesi është futur ky person në të gjitha këto institucione pa një certifikatë sigurie? Si ka mundur? A mban kush përgjegjësi? Përveç të dhënave të TIMS dhe skandalit me transferimin e parave; ky person dyshohet se ka gisht edhe tek “rrjedhja” e të dhënave të targave. Për këto do mbajë ndonjë institucion përgjegjësi? AKSHI vetë? Deri më tani nuk ka asnjë reagim, por drejtoresha Mirlinda Karçanaj është paraqitur disa herë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku patjetër duhet të japë llogari edhe për këtë skandal, që nuk kanë si ta minimizojnë./ZËRI

Etiketa: Ervin MucaskandalTIMSvjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Itali – “Skifteri” shqiptar kapet në arrati, ishte dënuar për vjedhje në seri

11:00 : 03/06/2026
AKTUALITET

Zhvatën rreth 400 mijë euro të klientëve, 12 masa sigurimi për punonjësit e “UBA Bank”, arrestohen drejtori dhe zëvendësi/ EMRAT

09:33 : 03/06/2026
AKTUALITET

Me makinë të vjedhur grabisnin banesat, arrestohet “skifteri” shqiptar në Itali, shoku arratiset

16:07 : 28/05/2026
RAJONI

 “Turistët e krimit”/ “Skifterët’ vjedhin 45 orë luksoze me vlerë 1,5 mln euro nga vila e pronarit të anijeve

19:31 : 27/05/2026
AKTUALITET

I dënuar për 4 grabitje në Itali, ‘skifteri’ shqiptar kapet pas dy vitesh kërkimi duke kryer një tjetër vjedhje

15:47 : 25/05/2026
Foto ilustruese
AKTUALITET

Rezultatet “copy-paste”/ Skandali me laboratorët klinikë, i njëjti mjek firmos analiza në disa pika

22:50 : 23/05/2026
Para

Toka dhuratë nga Artur Shehu, ish-kreu i Interpol, Lisi: Ma solli Engjell Agaçi

TË GJITHA

Zgjerohen hetimet për Belinda Ballukun, SPAK i sekuestron vilën në Dhërmi, shtohen akuzat

14:06 : 04/06/2026

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

13:48 : 04/06/2026

Rritet sërish çmimi i naftës

13:30 : 04/06/2026

Vrau efektivin e “Shqiponjave”/ Violand Braçellari prej vitesh xhiro në fshat, i shpëtoi 4 operacioneve të RENEA-s

13:23 : 04/06/2026

Nga Italia dhe Shqipëria deri në Dubai, goditet organizata e trafikut të kokainës, 6 të arrestuar

13:10 : 04/06/2026

FOTO/ Dikur kunata, komenti i Gigi Hadid për martesën e Dua Lipës ndez rrjetin

13:07 : 04/06/2026

Ç’po ndodh në Zvërnec? Çmontohet gjatë natës gardhi rrethues

13:02 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom