• Kontakt
Tuesday, September 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Blinken shkon në Kinë, do t’i kërkojë Pekinit të ndërpresë mbështetjen ushtarake për Rusinë

22:09 : 20/04/2024
në BOTA

Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të veprojnë kundër kompanive kineze që mbështesin luftën e Rusisë kundër Ukrainës, tha për gazetarët një zyrtar i lartë amerikan. Ai tha se kjo është një ndër çështjet që Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do ta trajtojë me udhëheqjen kineze gjatë vizitës së tij në Pekin javën e ardhshme.

Zyrtarët amerikanë kanë reaguar ashpër ndaj asaj që e cilësojnë si ndihmë e Kinës për furnizimin e makinerisë ushtarake ruse pas vështirësive të Kremlinit në pushtimin e Ukrainës. Zyrtarët amerikanë janë shprehur se vazhdimi i mbështetjes për Rusinë përbën një rrezik kryesor në marrëdhëniet e qëndrueshme mes Uashingtonit dhe Pekinit.

Duke informuar gazetarët në prag të vizitës së planifikuar të zotit Blinken në Shangai dhe Pekin nga data 24 deri më 26 prill, zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit tha se marrëdhëniet SHBA-Kinë ishin përmirësuar krahasuar me një vit më parë, kur lidhjet shënuan një pikë të ulët historike, pasi Shtetet e Bashkuara rrëzuan një balonë kineze të dyshuar për spiunazh.

Por përmirësimi i marrëdhënieve nuk nënkupton që Shtetet e Bashkuara të sakrifikojnë kapacitetet e saj për të forcuar aleancat dhe mbrojtur interesat e saj, tha zyrtari.

“Jemi të përgatitur të ndërmarrim hapa të nevojshme kundër firmave që … minojnë rëndë sigurinë si në Ukrainë ashtu edhe në Evropë”, tha zyrtari kur u pyet se si do të vepronte Uashingtoni për të bindur Pekinin që të ndalonte ndihmën për makinerinë ushtarake ruse.

Lexo edhe:

Armatimi në Ballkanin Perëndimor/ Serbia me Kinën e Rusinë, të tjerët me NATO-n

Kina dënon me vdekje 11 anëtarë të një familjeje mafioze, kreu i grupit vret veten

“Kemi treguar gatishmërinë për ta bërë këtë në lidhje me kompani të disa shteteve, jo vetëm kineze”, tha zyrtari, duke vënë në dukje se Rusia kishte forcuar kapacitetin e prodhimit të armëve me ndihmën e Kinës. “Ne do të shprehim qëllimin tonë që Kina ta kufizojë atë mbështetje”, tha zyrtari.

Vizita e zotit Blinken në Kinë do të jetë e para që nga qershori, kur Shtetet e Bashkuara po përpiqeshin të ripërtërinin angazhimet e nivelit të lartë që Pekini filloi t’i kufizonte pas një udhëtimi në Tajvan në vitin 2022 nga ligjvënësja demokrate, Nancy Pelosi, e cila në atë kohë ishte kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve. Kina pretendon se ishulli qeverisur në mënyrë demokratike është pjesë e territorit të saj./VOA

Etiketa: blinkenkinambështetje ushtarakeRusia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Armatimi në Ballkanin Perëndimor/ Serbia me Kinën e Rusinë, të tjerët me NATO-n

19:50 : 29/09/2025
BOTA

Kina dënon me vdekje 11 anëtarë të një familjeje mafioze, kreu i grupit vret veten

17:59 : 29/09/2025
BOTA

Mori ryshfet, dënohet me vdekje ish-ministri i Bujqësisë në Kinë

12:22 : 29/09/2025
BOTA

‘Sulmet ruse zgjatën 12 orë’, Zelensky: Mbi 600 dronë mbi Kiev vranë 4 persona

12:58 : 28/09/2025
BOTA

Lufta në Ukrainë/ Ekonomia ruse në krizë, rritje taksash dhe ulje shpenzimesh

09:55 : 28/09/2025
BOTA

Pas sulmit masiv rus mbi Kiev, Polonia mbyll hapësirën ajrore dhe nis avionët luftarakë

08:26 : 28/09/2025
Para

A i trembet SPAK-ut? Meta: Rrethimi i vogël ka përfunduar. Turp për ndërkombëtarët që ...

TË GJITHA

Dorëhiqet “krahu i djathtë” i Ramës në Kryeministri, e zëvendëson me të besuarën e Holta Zaçajt

17:23 : 30/09/2025

Yuri Kim, Balluku dhe “Tigrat” e korrupsionit në Vlorë

17:13 : 30/09/2025

Pistorius dhe Wadephul: Gjermania nuk do të lejojë përshkallëzim me Rusinë

17:06 : 30/09/2025

Vakanca për Bashkinë e Tiranës/ Rama ia ngec Presidentit, a do të shkelë Begaj Kushtetutën?

16:49 : 30/09/2025

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.9 ballë godet Filipinet

16:48 : 30/09/2025

Pjesë e tenderit abuziv/ GJKKO dënon me 1.5 vite burg Denis Xholin, bashkëpuntorin e Lefter Allës

16:36 : 30/09/2025

SPAK: I pandehur edhe ndërtuesi Rrok Gegaj, bashkë me ish-kryebashkiaken e Tropojës (AKUZAT)

16:34 : 30/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com