Pas akuzave të Bardhit se Kuvendi po shkel procedurat me mosfutjen në rend të ditës së mocionit me debat për Xibrakën, kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Blendi Çuçi, tha se nuk mund të pranohet kjo çështje pasi është ezauruar.
Të frikësuar për ta diskutuar në Kuvend laboratorin e drogës në Xibrakë, Çuçi deklaron se kjo çështë është hetuar dhe janë marrë vendimet nga drejtësia italiane. Ai shton s ekjo çështe tashmë është e mbyllur për ta.
“Ne nuk pranuam as rendin e ditën për ta diskutuar këtë çështje sepse është e ezauruar gjerësisht nga drejtësia dhe Kuvendi. Në kërkesën e grupit duken qartë referencat që nga grupi Habilaj që është hetuar dhe marrë vendime nga drejtësia italian, për të vijuar me Xibrakën për të cilën ka një vendim i formës së prerë. Për këto çështje është bërë edhe një debat për këto çështje, madje kemi pasur edhe një komision hetimor. Për ne nuk ekziston më kjo çështje.”, tha ai.