• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mandati i Xhaçkës/ VOA: Socialistët nuk dhanë asnjë shpjegim pse nuk e dërguan në Kushtetuese

21:26 : 11/04/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Në Shqipëri, shumica e majtë vendosi sot të mos i bindet një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, duke shënuar rastin e parë të shpërfilljes së institucionit më të rëndësishëm të Drejtësisë në vend. Ishin 72 deputetë socialistë, të cilët votuan kundër dërgimit në këtë Gjykatë të çështjes së papajtueshmërisë së mandatit të deputetes dhe ish ministres së Jashtme Olta Xhaçka. Një akt i cili u interpretua nga opozita si një “puç ndaj Kushtetutës dhe Gjykatës Kushtetuese”.

Socialistët nuk dhanë asnjë shpjegim konkret se përse nuk pranuan dërgimin e rastit në Gjykatë, por u përpoqën të bëjnë interpretime rreth dy vendimeve të Gjykatës për këtë çështje. Njëri që kishte të bënte me kërkesën e një të pestës së deputetëve, ku kërkohej gjykimi në themel i papajtueshmërisë së mandatit të zonjës Xhaçka, dhe tjetri që kërkonte zgjidhjen e konfliktit mes një të dhjetës së deputetëve të opozitës dhe Kuvendit, për rrëzimin e mocionit të tyre për dërgimin e rastit në Gjykatë.

Ndërsa në rastin e parë Gjykata vendoi pushimin e çështjes, në rastin e dytë, ajo vlerësoi se Parlamenti kishte vepruar në shkelje duke rrëzuar kërkesën për t’ja çuar gjykatës rastin e zonjës Xhaçka, si i vetmi organ kompetent për këtë. “Gjykata Kushtetuese vlerëson se në rastin konkret, Kuvendi duhet të kishte pranuar mocionin e kërkuesit dhe të dërgonte çështjen për shqyrtim në këtë Gjykatë në mënyrë që aspektet e pretenduara si papajtueshmëri të mandatit të deputetes Olta Xhaçka, t’i nënshtroheshin vlerësimit kushtetues, pasi gjatë gjykimit kushtetues, nuk u verifikua ndonjë pengesë juridiko-formale që mocioni të pengohej nga Kuvendi”, shprehej Gjykata në venndimin e saj.

Por pavarësisht se e cituan dhe në seancë këtë vlerësim të Gjykatës, socialistët sërish e penguan dërgimin e çështjes së mandatit të zonjës Xhaçka. Sipas tyre vetëm në rastin e Komisioneve hetimore, Gjykata e bën “detyruese” ngritjen e tyre, ndërsa në këtë rast “është parlamenti që vendos”.

Sipas opozitës, zonja Xhaçka është në konflikt interesi, duke qenë se bashkëshorti i saj, ish deputeti socialist Artan Gaçi, ka përfituar statusin e investitorit strategjik, për ndërtimin e një hoteli në bregdetin e Dhërmiut. Vetë zonja Xhaçka deklaroi sot se ajo nuk ka përfituar asnjë qindarkë nga fondet publike, dhe se statusi që ka përfituar bashkëshorti i saj nuk parashikon që diçka e tillë të ndodhë. Zonja Xhaçka akuzoi opozitën se e ka përdorur çështjen politikisht, me të pavërteta dhe shpifje.

Lexo edhe:

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën për komision hetimor për çështjen “McGonigal”, pranon atë për zgjedhjet

Grabitja në Rinas/ Vëllezërit Çala i drejtohen Kushtetueses, kërkojnë rrëzimin e vendimit të GjL-së

Por kryetari i grupit parlamentar demokrat Gazmend Bardhi, u kundërpërgjigj duke u shprehur se nëse zonja Xhaçka është e bindur se nuk është në konflikt interesi, nuk ka pse i druhet Gjykatës Kushtetuese, duke saktësuar se opozita po kërkon vetëm që të jetë Gjykata ajo që duhet ta vlerësojë.

Pas vendimit të parlamentit, zoti Bardhi foli për “një ditë të zezë për Shqipërinë dhe për parlamentin. Me këtë vendim ka humbur ekzistenca e Gjykatës Kushtetuese e cila u ekzekutua me votë në parlament. Nëse Xhaçka nuk zbaton një vendim të Gjykatës Kushtetuese, për çfarë do duhet shqiptarët e thjeshtë të zbatojnë një vendim të një gjykate të zakonshme?”.

Nga Gjykata Kushtetuese nuk ka një reagim mbi vendimin e marrë në mbrëmje nga parlamenti. Më herët, e pyetur për zvarritjen e rastit Xhaçka nga ana e parlamentit, kryetarja e Gjykatës, Holta Zaçaj, kishte deklaruar gjatë një interviste për Zërin e Amerikës se “është vërtet një situatë e pazakontë dhe e pamundur që të ndodhë në një shtet demokratik”. Sipas saj “vendimet e Gjykatës duhet të zbatohen, vendimet e Gjykatës nuk kanë ekuivok, nuk është lënë në çmim të politikës të vendosi se si dhe në ç‘mënyrë duhet të zbatojë vendimet. Vendimet janë të vetëzbatueshme. Kështu që çdo veprim që nuk përkon me atë që është thënë në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, besoj që nuk është vendimi i duhur ose nuk janë veprime të duhura”.

Çështja e mandatit të zonjës Xhacka u rikthye në vëmendje ditët e fundit, edhe për një fakt tjetër që lidhej me bashkëshortin e saj dhe projektin e ndërtimit të hotelit në Dhërmi. Gjykata e Posaçme vuri nën sekuestro mbi 10 mijë metra katrorë sipërfaqe mbi të cilën parashikohet të ngrihet hoteli. Trualli i blerë nga zoti Gaçi, prej personave privatë, rezulton të jetë përfituar prej këtyre të fundit, përmes falsifikimit të dokumentave dhe se sipërfaqja ka qenë në pronësi të shtetit. Për rastin, pak javë më parë u arrestua dhe ish kryebashkiaku i Himarës Jorgo Goro./VOA

Etiketa: Gjykata Kushtetuesemandatiolta xhackasocialistet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën për komision hetimor për çështjen “McGonigal”, pranon atë për zgjedhjet

17:36 : 01/06/2026
AKTUALITET

Grabitja në Rinas/ Vëllezërit Çala i drejtohen Kushtetueses, kërkojnë rrëzimin e vendimit të GjL-së

14:21 : 27/05/2026
AKTUALITET

Kushtetuesja mbyll shqyrtimin për “Diellën”, trupa gjykuese tërhiqet për vendim

16:30 : 26/05/2026
AKTUALITET

Veliaj kundërshtoi arrestin me burg, Kushtetuesja rikthen çështjen në Gjykatën e Lartë

16:54 : 25/05/2026
AKTUALITET

Dekriminalizimi/ Sadushi injoroi verifikimin e kandidatëve për GJK, Prokuroria: KED nuk solli dokumenta për 12 emra

13:20 : 07/05/2026
AKTUALITET

Gjykata Kushtetuese shqyrton kërkesën e Ajola Xoxës për shfuqizimin e vendimeve

09:09 : 29/04/2026
Para

Xhaçka: Nuk i bëra favore burrit, thjesht i dhashë stimul. Artan Gaçi mori kredi

TË GJITHA

Seanca gjyqësore për dosjen “Meta”, GJKKO rrëzon kërkesën për transmetim live

11:40 : 05/06/2026

“Simbol i korrupsionit”/ PD denoncon projektin Milot-Balldren: 364.7 mln euro për 17 kilometra rrugë

11:37 : 05/06/2026

U plagos një ditë më parë në Maliq, efektivi në gjendje të rëndë

11:29 : 05/06/2026

Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

11:20 : 05/06/2026

Florian Gjergji sërish në skenë/ Mashtruesi fut në kurth kambistin dhe i merr 60 mijë euro

11:04 : 05/06/2026

Nga duart e Ramës tek ministritë, 16 institucione ndryshojnë varësinë

11:01 : 05/06/2026

U vra gjatë operacionit policor, nisin në Pogradec homazhet për efektivin Enea Mekolli!

10:52 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom