• Kontakt
Saturday, July 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Trump depoziton garancinë prej 175 milionë dollarësh, shmang sekuestrimin e pasurive

17:27 : 02/04/2024
në BOTA

Të hënën, ish-Presidenti Donald Trump vuri në dispozicion garancinë prej 175 milionë dollarësh për çështjen civile ndaj tij në Nju Jork ku ai është shpallur fajtor për mashtrim me pasurinë. Me depozitimin e garancisë, zoti Trump shmang sekuestrimin e pasurive të tij nga ana e autoriteteve shtetërore.

Republikani Trump, që pritet të përballet me presidentin demokrat Joe Biden në zgjedhjet e nëntorit, u gjet fajtor në 16 shkurt për fryrje artificiale të pasurisë në vlerën e miliarda dollarëve me qëllim që të merrte kredi dhe të siguronte marrëveshje biznesi me kushte më të mira.

Në vendimin e 16 shkurtit të gjykatësit Arthur Engoron, parashikohej që ish Presidenti Trump të paguante një gjobë prej 454 milionë dollarësh, por në 25 mars, gjykata e Apelit, vendosi të shtynte ekzekutimin e vendimit të gjobës, nëse zoti Trump arrinte të depozitonte një garanci prej 175 milionë dollarësh brenda 10 një afati 10 ditor.

Trupa gjyqësore e përbërë nga tre gjykatës të apelit në Nju Jork pritet të marrin në shqyrtim apelimin e vendimit nga zoti Trump. Vendimi për të reduktuar shumën e garancisë që duhet të depozitojë zoti Trump nuk është një tregues se si mund të vendosë përfundimisht trupa prej tre gjyqtarësh.

Vendimi për depozitimin e garancisë shmang sekuestrimin nga prokurorja e përgjithshme të Nju Jorkut Letitia James të pasurive të zotit Trump, përfshirë kullën Trump dhe vendpushimin e tij dhe fushën e golfit në Westchester dhe pronën e tij në Mar-a-Lago në Florida.

Ish-Presidenti Trump ka mohuar çdo shkelje dhe ka deklaruar se çështja e ngritur ndaj tij është një gjueti shtrigash për qëllime politike, nga ana e prokurores James, e zgjedhur nga radhët e demokratëve, që ngriti padi ndaj tij në vitin 2022.

Lexo edhe:

Trump flet nga Skocia: Europa nuk do ekzistojë nëse s’lufton emigracionin

SHBA po transporton në mënyrë “sekrete” armë bërthamore në Britani

Në vendimin e tij prej 92 faqesh, gjyqtari Engoron jepte hollësi se si zoti Trump udhëzoi ekipin e tij që të ndryshonte vlerën e aseteve të tij me qëllim që të arrinte vlerën e dëshiruar të pasurisë neto, përpara se të hynte në politikë.

Ky rast, është një prej sfidave ligjore me të cilat po përballet ish Presidenti Trump, përfshirë çështjen penale ndaj tij në Nju Jork, për të cilën gjyqi pritet të zhvillohet në 15 prill, ku ai akuzohet se ka paguar një aktore të filmave pornografikë, në këmbim të heshtjes së saj për marrëdhënien e dyshuar me zotin Trump. Ish Presidenti ka deklaruar se është i pafajshëm.

Ndaj tij janë ngritur akuza edhe në 2 çështje të tjera për përpjekje për të përmbysur humbjen e zgjedhjeve të vitit 2020 ndaj zotit Biden, si edhe në çështjen për mbajtjen e dokumenteve të klasifikuar, pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë në janar të vitit 2021.

Gjyqet për këto çështje nuk pritet të nisin para zgjedhjeve të nëntorit. Për të gjitha akuzat e ngritura në to, zoti Trump ka deklaruar se është i pafajshëm.

/Voa/

Etiketa: donald trumpSHBA

Lajme të lidhura

BOTA

Trump flet nga Skocia: Europa nuk do ekzistojë nëse s’lufton emigracionin

12:33 : 26/07/2025
BOTA

SHBA po transporton në mënyrë “sekrete” armë bërthamore në Britani

09:48 : 26/07/2025
BOTA

Ndihma për zhvillim, si do të kompensohen shkurtimet e SHBA-së?

09:29 : 26/07/2025
BOTA

Foto/ Trump mbërrin në Skoci, masa të rrepta sigurie gjatë vizitës katërditore të Presidentit

09:15 : 26/07/2025
BOTA

Takim në Skoci, Ursula von der Leyen dhe Donald Trump do të diskutojnë tarifat tregtare BE-SHBA

21:43 : 25/07/2025
BOTA

Erdogan: Po synojmë të organizojmë një takim Trump-Putin

19:48 : 25/07/2025
Para

Kaso: Çregjistrimi i Bashës si kryetar duhej bërë para 1 viti!

TË GJITHA

Ilir Alimehmeti: PD e sëmurë nga mungesa e hapjes dhe meritokracisë

19:12 : 26/07/2025

Detajet e reja/ Vajza e goditi të atin në pjesët intime, i dashuri e mbante teksa ajo e mbyste me tel

18:58 : 26/07/2025

Zjarret “pushtojnë” Bulqizën dhe Matin, vështirësohet ndërhyrja. Rrezikohen disa biznese

18:35 : 26/07/2025

15 kg drogë në frigorifer, arrestohet shqiptari në Itali

18:22 : 26/07/2025

Rolex, makina luksoze, armë dhe para/ PAMJE nga operacioni kundër grupit të trafikantëve të drogës

18:06 : 26/07/2025

Zjarret në pyje, fatura që djeg

17:45 : 26/07/2025

Goditja e trafikantëve të drogës/ Nga paletat me dru te kutitë e bananeve, si fshihej kokaina në portet e Evropës

17:24 : 26/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com