• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bisedat në “SkyEcc”/ Avokatja e trafikantit vlonjat: Në gjyqin e radhës do të dalin lidhjet politike

13:35 : 01/04/2024
në AKTUALITET, BOTA, KRONIKE

Një trafikant droge, 51 vjeç nga Vlora, me emër kolumbian, Eridan Munoz Guerrero, ka pajtuar për ta mbrojtur në megaprocesin që vijon në Belgjikë, një prej avokateve më të njohura në këtë shtet.

Duke qenë se bëhet fjalë për një proces me qindra të pandehur, në Belgjikë duket se është krijuar ideja se me arrestimin dhe të çuarit para drejtësisë të këtij grupi të madh personash, do të qetësohet vendi nga krimi. Por mbrojtësja e vlonjatit që konsiderohet edhe si ‘koka’ e trafikut të kokainës nga vendet e Amerikës Latine drejt porteve të vendeve të Bashkimit Europian, hedh një këndvështrim profesionist mbi çka përbëjnë këta persona.

Ajo mohon që ata, pra shqiptarët e arrestuar dhe të akuzuar si kapo grupesh të krimit të organizuar të jenë miliarderë. Ajo thotë se miliarderët janë në Tiranë dhe madje i lidh edhe me politikën. Por për më tepër avokatja lë të kuptohet se këto lidhje do të zbulohen në seancën tjetër të gjyqit ndaj grupeve të akuzuar pas hapjes së bisedave në ‘Encro’ dhe ‘Sky’!

AVOKATJA BELGE

Maître Nathalie Gallant është një nga avokatet më të njohura në Belgjikë. Ajo mbron Eridan Munoz Guerreron, “peshkun” e madh në gjyqin “SKY EÇ – ENCRO”, një biznesmen 51-vjeçar nga Vlora i akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine. Në një intervistë për “Moustique & La Libre” ajo flet për gjyqin me 128 të pandehur, pastrimin e parave në Tiranë dhe lidhjet me politikën në Shqipëri. Ajo është pyetur dhe për sekuestrimin e një hoteli apo një skafi në Shqipëri, duke i quajtur si sekuestrime ende larg kullave miliarda euro në Tiranë.

Lexo edhe:

Vila të papërshkueshme nga plumbat, tunele me vaska të nxehta dhe o*gji, brenda perandorive të kumbarëve famëkeq

Goditet organizata ndërkombëtare e trafikut të drogës Spanjë-Shqipëri-Itali, 9 të arrestuar

A ka evoluar struktura hierarkike e organizatave kriminale?

Gallant: Ne shohim se në gjykimin aktual të “Enco” dhe “Sky EÇ”, ka rreth dhjetë menaxherë. E cila, në vetvete, tregon se sistemi piramidal, me një bos në krye, është një model krejtësisht i vjetruar. Të jesh “lider” në përgjithësi do të thotë të kesh kapacitet vendimmarrës. Në nivelin e tij.

Nga ky këndvështrim, mund të kesh një menaxher korrupsioni brenda portit, i ngarkuar me gjetjen e doganierëve për të dhënë ryshfet. Mund të kesh një menaxher që ka kapacitetin të krijojë ose që ka kontaktet që të mund të krijojë kompani për t’i dhënë pamje legale importit të lëndëve narkotike. Të gjithë këta persona konsiderohen se kanë një rol drejtues, pasi me forcën e rrethanave japin udhëzime, punësojnë staf. Nuk është aq shumë e dukshme se ata nuk janë përgjegjës më lart. Është më shumë e rëndësishme se ka njerëz që janë përgjegjës para tyre. Kaq mjafton për t’i bërë liderë në kuptimin e ligjit për organizatat kriminale që nga vitit 1999″!

Ju flisni për një piramidë… Në çfarë kati jemi ne në këtë gjyq të “Encro”? Disa elementë – një hotel i shkretë, një varkë e shkretë, etj. – sugjerojnë se nuk jemi në prag të sundimit të krimit?

Gallant: Jemi në fakt larg kullave 3 miliardë euroshe në Tiranë. Ky është një lloj problemi. Ose më mirë vetë problemi. Ky gjykim është disi joproporcional nga mjetet e përdorura, nga numri i të pandehurve. Kjo provë gjyqi si “Encro”, të lë përshtypjen se duket sikur duhet të japim një shembull. Ndërsa flasim për dhjetëra kilogramë kokainë, apo, ndonjëherë, edhe qindra kilogramë.

Edhe nëse vetë malli vlen dhjetëra miliona, ata që po gjykohen këtu nuk janë miliarderë. Janë larg, andej! Vetëm shikoni kërkesat e prokurorit federal për konfiskim. Një milion euro konfiskohen si objekt pastrimi parash. Çdo muaj e gjej veten në gjyqe për çështje marrëzie financiare “belgo-belge”, ku kemi pastrim parash për shuma shumë më të mëdha se sa kaq.

Ka një tjetër gjyq më 8 prill për fakte të ngjashme, çfarë është konkretisht?

Gallant: Ai gjyq do të përfshijë një tjetër organizatë kriminale shqiptare, e cila ka disa mbivendosje me “Encro”, pasi në mënyrë të veçantë njëri ose tjetri është i akuzuar në të dy proceset. Nëse shohim atje, ne duket se kemi ende lidhje në nivele shumë më të larta, për sa i përket kontakteve politike në Shqipëri dhe riinvestimit të përfitimeve të mundshme nga aktivitetet ilegale.

Pra, do të mbroni dikë gjatë këtij gjyqi?

Gallant: Po…

Dhe nuk mund të flisni për të?

Gallant: Zakonisht pjesën e parë të argumenteve të mia të mbrojtjes ia lë gjithnjë gjykatës!

Etiketa: belgjikebisedatdrogeEridan Munoz Guerrerolidhjet politikeSKYECCtrafikantivlonjat

Lajme të lidhura

BOTA

Vila të papërshkueshme nga plumbat, tunele me vaska të nxehta dhe o*gji, brenda perandorive të kumbarëve famëkeq

19:47 : 31/05/2026
AKTUALITET

Goditet organizata ndërkombëtare e trafikut të drogës Spanjë-Shqipëri-Itali, 9 të arrestuar

16:41 : 28/05/2026
AKTUALITET

Shisnin drogë pranë shkollave në Durrës, arrestohen 13 persona! Sekuestrohen lëndë narkotike dhe armë zjarri

10:02 : 28/05/2026
BOTA

Gjendet “thesari” i drogës së Messina Denaros, sekuestrohen 200 mln euro asete të ish bosit të Cosa Nostra-s

09:44 : 28/05/2026
AKTUALITET

Vrasje mafioze, drogë dhe pastrim parash/ Operacioni mes SPAK dhe Italisë, EUROJUST: U pastruan 1 mln euro në Tiranë

17:41 : 27/05/2026
AKTUALITET

Telegraph: Shqiptarët, 10 herë më shumë gjasa të dënohen për drogë/ Numri i deportimeve nga Britania në Shqipëri

22:38 : 26/05/2026
Para

Çfarë është "Sindroma e Havanës" që po përdor inteligjenca ruse kundër CIA-s?

TË GJITHA

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

07:59 : 04/06/2026

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom