• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Fermerët e serrave të pambrotjur nga qeveria, hedhin prodhimin në kanal

07:59 : 28/03/2024
në AKTUALITET, KRYESORE

Teksa në Tiranë, çmimet e zarzavateve dhe perimeve në shkurt ishin më të larta se vitin e kaluar dhe tezgat janë plot me prodhime importi, fermerët e serrave në Lushnjë-Fier dhe Berat po hedhin prodhimet në kanalet e vaditjes.

Fotoja e mëposhtme është një kanal në zonën e Samaticës në Berat, me intensitetin më të lartë të serrave në vend. Kanali është mbushur me kastravecë të serrave, të cilët nuk po shiten nga çmimi i ulët.

Mariglen Ziu, i cili ka një serrë ku kultivon perime prej vitesh, tha se tani në kulmin e prodhimit, janë rritur spekulimet.

Një kilogram kastravec, në pikat pakicës në Tiranë, është shitur këto ditë nga 100-140 lekë, teksa fermerët e serra nuk mund të shesin më shumë se 30 lekë një kilogram.

Lexo edhe:

“Ngre alarme false”, Braçe dhe Salla përplasen në Kuvend: TVSH-ja ka shkatërruar blegtorinë

Qeveria po shpenzon më shumë për rroga e “kancelari” sesa për investime publike

“Ky çmim është shumë poshtë kostos. Që të sigurojmë mbijetesën, na duhet që së paku të shesim me 60 lekë një kilogram “ tha Ziu.

Ai tha se biznesi i serrave vijon të jetë me rrezik të lartë i varur nga kushtet e motit dhe kushtet e tregut.

Vitin e kaluar, për shkak të dobësive në prodhim, në vendet e tjera të Mesdheut fermerët e serrave siguruan fitime të kënaqshëm pasi shitën me shumicë në fermë me 100 lekë kilogramin, domatet dhe kastravecët.

Por këtë vit, situata ka ndryshuar. Prodhimi i sezonit të parë të perimeve ka qenë i mbarë në të gjithë Mesdheun duke bërë që çmimet në eksport të jenë më të ulëta.

Por teksa fermerët e Europës mbrohen nga ndryshimet në çmimet e tregut, pasi subvencionohen, fermerët shqiptare janë tërësisht të ekspozuar ndaj ndryshimeve. Humbjet e një sezoni për ta janë shumë pasi, kjo ndikon negativisht mbjelljet e dyta dhe investimet në rritjen e sipërfaqeve.

Në tregjet e pakicës në Tiranë një kilogram kastravec në shkurt u shit së paku 4.6% më shumë se vitin e kaluar, ndërsa çmimet me shumicë në sera kanë pësuar rënie me 70% ne krahasim me vitin e kaluar.

Përveç se nuk kanë mbështetje financiare fermerët janë të pambrojtur nga spekulatorët. Prodhimi është në kulm dhe vjelja nuk mund të shtyhet.

Grumbulluesit marrin prodhimin pa çmime gjatë ditës dhe më vonë gjatë darkës vendosin çmime të ulëta ndaj fermerëve të cilët nuk mund të mbajnë stoqe.

Në anën tjetër, kanalet e importit të ushqimeve janë rizgjuar dhe po intensifikohen, duke dekurajuar edhe më tepër fermerët dhe blegtorët të ushtrojnë profesionin e tyre.

Për të gjithë vitin 2023, importet e ushqimeve në sasi u rritën me 10% në krahasim me vitin 2022, zgjerimi më i lartë në dy dekadat e fundit.

Në dhjetor, sasitë e importeve të ushqimeve janë intensifikuar edhe më shumë, duke u rritur me rreth 27% në raport me dhjetorin 2022 dhe në janar 2024 ishin 20% më të larta se në janar 2023./Monitor

Etiketa: Bujqesifermereprodhime bujqesoreqeveria Rama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Ngre alarme false”, Braçe dhe Salla përplasen në Kuvend: TVSH-ja ka shkatërruar blegtorinë

20:52 : 04/06/2026
AKTUALITET

Qeveria po shpenzon më shumë për rroga e “kancelari” sesa për investime publike

08:18 : 02/06/2026
AKTUALITET

Pagat bruto vjetore, Shqipëria në fund të listës me 10 mijë euro në vit, sa një e pesta e Europës

08:30 : 01/06/2026
AKTUALITET

AgroBlend mashtron fermerët me plehrat kimikë, tregton ure të falsifikuar ose tjetërsuar

16:00 : 28/05/2026
AKTUALITET

“Vetëm 15% e bizneseve gati për BE-në”: Tabaku: Qeveria Rama reforma në letër

11:06 : 25/05/2026
AKTUALITET

Shurdhëria politike dhe atrofia e nervit publik

10:03 : 25/05/2026
Para

Pse Putin po tenton ta fajësojë Kievin dhe Perëndimin për sulmin në Moskë?

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e premte 5 qershor 2026

23:00 : 04/06/2026

E vërteta për Arubën dhe tokën në Zvërnec, Artur Shehu rrëfehet për herë të parë

22:55 : 04/06/2026

“Makina u prish rrugës, 6 efektivë shkuan me këmbë drejt stanit”, detaje nga operacioni ku u vra polici

22:46 : 04/06/2026

Abilekaj: Sekuestrimi i vilës në Dhërmi mund të zgjerojë hetimet ndaj Ballukut

22:40 : 04/06/2026

Ylli Manjani shpërthen ndaj protestuesve: R*bt ku t’i keni, legena, ku*va e ku*varë

22:28 : 04/06/2026

Tabaku: Shqipëria është trajtuar si pronë e pushtetit, jo si pasuri e përbashkët e qytetarëve

22:20 : 04/06/2026

Qytetarët zhvendosen tek rruga e Kavajës

22:18 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom