• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Pas sulmit në Moskë, Evropa merr masa të posaçme vëzhgimi dhe sigurie ndaj ISIS

22:48 : 25/03/2024
në BOTA

Sulmi me 139 viktima në Moskë duket se ka friksuar Evropën për një sulm tjetër të ngjashëm terrorist pasi një sërë qeverish evropiane kanë marrë masa të posaçme vëzhgimi dhe sigurie. Pasi Franca dhe Italia njoftuan se janë në gatishmëri të lartë, vendet e tjera vijuan me masa. Ndërsa 24 orë më parë Parisi ngriti alarmin e kërcënimit terrorist në nivelin më të lartë.

Kryeministri francez Gabriel Attal, pas një takimi me Emmanuel Macron dhe zyrtarë të lartë të sigurisë dhe mbrojtjes, shkroi në një postim në X se vendimi, i cili vjen disa muaj përpara se Parisi të presë Olimpiadën, u mor në vazhdën e marrjes së përgjegjësisë për sulmin mbi Moskën nga Shteti Islamik dhe nën hijen e kërcënimeve që rëndojnë mbi vend.

Emmanuel Macron deklaroi gjithashtu se organizata xhihadiste Shteti Islamik nga rajoni i Khorasanit u përpoq të kryente disa akte terroriste në Francë gjatë muajve të fundit.

Presidenti francez përmendi gjithashtu se shërbimet franceze të sigurisë së fundmi u propozuan atyre ruse, si dhe atyre të shteteve të tjera të rajonit, një “bashkëpunim të ngushtë” në luftën kundër terrorizmit. Ai tha gjithashtu se shërbimet franceze kishin informacione që mund të ishin të dobishme për shërbimet ruse të sigurisë.

Në Itali , pas një takimi të posaçëm të planifikuar për sot, ministria e brendshme theksoi se policia është në “vigjilencë” në funksion të Pashkëve Katolike javën e ardhshme. U vendos që do të kishte mbikëqyrje të madhe nga autoritetet në zona të ndjeshme, siç njoftuan ata, domethënë aeroportet, stacionet e trenave dhe autobusëve, por edhe kudo ku ka ose pritet të ketë për shkak të Pashkëve, tubime të mëdha.

Lexo edhe:

Analiza/ A do të përpiqet Evropa për të forcuar diplomacinë me Rusinë?

BE shqyrton “anëtarësim të pjesshëm” për Ukrainën, plan me 5 pika në tryezë

Në Gjermani , Ministrja e Brendshme, Nansi Feser, vuri në dukje se kërcënimi më i madh islamik vjen nga dega e ISIS, e cila goditi në Moskë. Është e njëjta degë që në Krishtlindje planifikoi një sulm terrorist në katedralen e Këln, por autoritetet e parandaluan. Në Serbi , oficerët e policisë sekrete u panë me automatikë duke patrulluar rrugët e Beogradit gjatë fundjavës. Presidenti Aleksandar Vuçiç tha se ata dhe oficerët e policisë me rroba civile do të monitorojnë vendet sportive dhe qendrat tregtare në kryeqytet.

Në gatishmëri është edhe Suedia , e cila ishte shënjestër e terroristëve një javë më parë dhe në fakt objektivi i tyre ishte Parlamenti, megjithatë ata u arrestuan pas informacioneve në Turingi.

Etiketa: evropaMoskaterrorizmi

Lajme të lidhura

BOTA

Analiza/ A do të përpiqet Evropa për të forcuar diplomacinë me Rusinë?

10:29 : 20/02/2026
BOTA

BE shqyrton “anëtarësim të pjesshëm” për Ukrainën, plan me 5 pika në tryezë

14:02 : 10/02/2026
BOTA

Dimër ekstrem në Moskë, regjistron reshjet më të dendura të borës në më shumë se 200 vjet

20:40 : 29/01/2026
AKTUALITET

Drogë nga Franca në Australi, del në gjyq organizata kriminale shqiptare

19:11 : 26/01/2026
BOTA

Moska: Ndalimi i gazit rus do t’u kushtojë evropianëve lirinë e tyre

17:45 : 26/01/2026
BOTA

Moska ende pa vendim për pjesëmarrjen në Bordin e Paqes

17:50 : 20/01/2026
Para

Stuhi shiu, breshër dhe rrufe, parashikimi i motit për ditën e martë

TË GJITHA

Berisha nxjerr mesazhet: Nesër anti-miting në Vlorë! Po i bëhet presion administratës

11:10 : 04/06/2026

Tabaku në Kuvend: Shqiptarët përballen me dhunën e qeverisë, propaganda ka arritur limitet!

11:05 : 04/06/2026

Ndërtimi i hekurudhës/ Bllokohet qarkullimi pranë Kthesës së Kamzës, devijohet trafiku

11:01 : 04/06/2026

Pas Llamanit, Arben Muçobega betonizon Liqenin e Thatë, Rama i jep leje për 15 kulla

10:54 : 04/06/2026

Betonizimi i zonave të mbrojtura, Zhupa kërkon interpelancë: Ku është ministri i Mjedisit?

10:46 : 04/06/2026

“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025

10:29 : 04/06/2026

Dosja “Balluku”, SPAK merr të pandehur Igli Taren

10:27 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom