• Kontakt
Tuesday, November 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Sulmi terrorist në Moskë, Rusia shpall sot ditë zie kombëtare

13:49 : 24/03/2024
në BOTA

Më 24 mars në Rusi është shpallur ditë zie kombëtare, për të kujtuar viktimat e një sulmi në sallën e koncerteve në periferi të Moskës, në të cilin kanë mbetur të vdekur 133 persona. Flamujt janë ulur në gjysmë-shtizë në gjithë vendin, derisa rusët vazhdojnë të dërgojnë lule të zonën afër sulmit. Autoritetet kanë thënë më 24 mars se 154 persona janë plagosur në sulm, ndërsa të paktën tre fëmijë janë në mesin e të vrarëve.

Pajisje të rënda janë parë në zonën e incidentit, duke e pastruar zonën dhe duke larguar strukturat e rënda që janë shkatërruar. Sulmi i 22 marsit është më i rëndi për Rusinë, prej vitit 2004, kur një sulmues pati marrë peng 1.000 persona në një shkollë në Beslan, dhe më pas 333 persona kanë vdekur, gjysma e tyre fëmijë.

Grupi militant, Shteti Islamik (IS) e ka marrë përgjegjësinë për sulmin e 22 marsit, kur katër sulmues të kamufluar kanë hyrë në sallën Crocus City dhe kanë nisur sulmet, teksa njerëzit kanë pritur nisjen e koncertit. Rusia i ka arrestuar 11 persona që dyshohen se kanë pasur lidhje me sulmin, përfshirë katër sulmuesit e dyshuar. Ministria e Brendshme e Rusisë ka thënë se katër sulmuesit e akuzuar janë shtetas të huaj.

Agjencia e lajmeve e lidhur me IS-in, Amak, e ka publikuar më 23 mars një fotografi me katër burrat që ka thënë se e kanë kryer sulmin. Komiteti Hetues i Rusisë ka thënë se vdekjet janë shkaktuar si pasojë e të shtënave në sallë dhe asfiksisë, si pasojë e djegies së materialeve. Sulmuesit kanë përdorur substanca ndezëse për të përhapur zjarrin në sallë, kanë thënë zyrtarët.

Presidenti rus, Vladimir Putin e ka dënuar ashpër sulmin më 23 mars, duke e quajtur “sulm terrorist i përgjakshëm dhe barbar”, por nuk e ka përmendur përgjegjësinë që e ka marrë Shteti Islamik për sulmin. Putin ka supozuar në përfshirjen ukrainase, diçka që presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky e ka hedhur poshtë. Më 7 mars, Ambasada amerikane në Moskë, e ka paralajmëruar Rusinë që “ekstremistët” kanë plane të shpejta për të kryer një sulm në kryeqytetin rus.

Lexo edhe:

Rusia po rekruton kriminelë për sabotim në të gjithë Evropën

Lavrov: Rusia mund të rifillojë provat me armë bërthamore

Të njëjtën ditë, Shërbimi Federal i Sigurisë në Rusi, ka thënë se e ka parandaluar një sulm në një sinagogë në Moskë, që ishte planifikuar prej degës së IS-it në Afganistan, Shteti Islamik- Korasan. Zëdhënësja e Këshillit të SHBA-së për Siguri Kombëtare Adrienne Watson, ka thënë sërish më 23 mars se Uashingtoni e ka paralajmëruar Rusinë në fillim të marsit.

Ambasadori rus në SHBA, Anatoly Antonov, ka thënë më 25 mars se asnjë informacion specifik nuk është ndarë me Moskën. “Asgjë nuk na është thënë”, ka thënë Antonov për agjencinë shtetërore të lajmeve në Rusi, TASS. “Asnjë informacion konkret, asgjë nuk na është transferuar”. Pronari i sallës së koncerteve, Crocus Group, ka thënë më 24 mars se salla do të rindërtohet dhe do të rihapet./REL

Etiketa: dite ziemasakerMoskeRusisulm terrorist

Lajme të lidhura

BOTA

Rusia po rekruton kriminelë për sabotim në të gjithë Evropën

08:30 : 11/11/2025
BOTA

Lavrov: Rusia mund të rifillojë provat me armë bërthamore

08:14 : 09/11/2025
BOTA

Ukraina: Rreth 1,500 qytetarë afrikanë luftojnë në ushtrinë ruse

17:26 : 07/11/2025
AKTUALITET

Ndarja nga jeta e Nanos/ 2 Nëntori shpallet ditë zie, homazhet do mbahen te Pallati i Kongreseve

20:29 : 31/10/2025
BOTA

Ministri belg i Mbrojtjes: Nëse sulmohet Brukseli, ne do ta rrafshojmë Moskën

15:15 : 29/10/2025
BOTA

Pse në Rusi po ulen shpërblimet për ushtarët që nënshkruajnë për të luftuar në Ukrainë?

08:20 : 29/10/2025
Para

"Tani jemi kundërshtarë"/ Heidi shpërthen në lot pas deklaratës së Romeos

TË GJITHA

Ekzekutohen në mes të rrugës ish-kandidati për Kryetar Bashkie në Guatemalë dhe partnerja e tij (VIDEO)

10:11 : 11/11/2025

U rrëmbyen dhe u masakruan në Dubai, zbulohen detaje nga vrasja e çiftit rus

10:07 : 11/11/2025

Sejko: Ekonomia shqiptare po përballet me tre sfida kryesore

10:06 : 11/11/2025

Aksident në aksin Shkodër-Koplik, plagoset i moshuari

09:58 : 11/11/2025

Paraqitet në SPAK kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli

09:42 : 11/11/2025

Pronari i biznesit i cili u përfshi nga flakët në Vlorë: Nuk kam konflikte me askënd, dëmi është i madh

09:38 : 11/11/2025

Kaso: Opozitës i është ngushtuar hapësira parlamentare, arena e debatit sa për formalitet

09:30 : 11/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com