Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se protesta e sotme e bizneseve të vogla u nxit nga politikanët pa Atdhe.
Përmes një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’, Vasili sulmoi Ramën, ndërsa theksoi se ai e urren popullin e tij. Mes të tjerash Vasili tha se Rama është pa popull, pa atdhe, pa fe dhe mish i huaj.
REAGIMI I VASILIT:
Kryeministër shkollepak dhe i lig qe urren popullin e tij nuk e meriton Shqipërinë për Atdhe
Kryeministri, qe krahason popullin me organet e mashkullit eshte eshte nje jabanxhi i lig ne token dhe popullin qe nuk i perket.
Kryeministri pa popull, pa atdhe, pa fe dhe antifamilje eshte mish i huaj ne Shqiperine tone te varfer por fisnike, atdhedashese,
solidare mes vetes dhe shembull i familjes se forte.
Shkollepakesia dhe ligesia sebashku pjellin vetem idiotesi kryeministrore.