Futbollisti i Kilit vlerëson kuqezinjtë: Shqipëria është “vrastare” në kundërsulm

Lexo edhe:

Kili përballet me Shqipërinë në orën 20.45, në një ndeshje miqësore.

Mbrojtësi i skuadrës kiliane, Gabriel Suazo në një intervistë të dhënë për mediat vendase u shpreh se ekipin e pret një ndeshje të vështirë, ndaj një kundërshtari të fortë.

“Kemi të parën ndeshjen me Shqipërinë ku do të japim gjithçka në fushë. Pak nga pak po kuptojmë idetë e trajnerit të ri. Ne e dimë se është e vështirë dhe nuk e shikojmë si një miqësore, por duam të fitojmë çdo ndeshje.

Shqipëria? E dimë që ka futbollistë të mirë, të cilët luajnë në Europë dhe që shfrytëzon kundërsulmin dhe goditje nga jashtë zonës, por punojmë me sulmin për ta penguar”, tha ai.

Lajme të lidhura

Para